Ish kryeministri Sali Berisha, në një lidhje me “Ora news”, u shpreh se numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë është shumë më i lartë se sa raportohet. Madje sipas tij, është më i lartë se sa në 130 vendet e tjera të planetit.
Ai hodhi gjithashtu akuza ndaj kyeministrit Rama duke u shprehur se vonoi me 3 muaj marrjen e masve dhe fshehu rastet me Covid-19 në vend sepse duhej të bëhej Kongresi i PS me çdo kusht. Ndaj sipas tij, sot duhet të jetë në burg.
“Edvin Kristaq Rama ka përzgjedh terrorin terrorin. Ai mendon se me terror do mund ti shpëtojë përgjegjësisë së tmerrshme.
Nësa ka njëri që sot duhet të jetë në burg, është ai cili pothuajse 3 muaj rresht nuk mori asnjë masë.
Përkundrazi i tha shqiptarëve se nuk është asgjë kjo. Masat u morën pasi u mbyll Italia dhe Greqia.
Me 13 mars Edi Rama është shprehur në Opinion kundër mbylljes së kufijve. Me një akt kriminal fshehu rastet.
Dje një nga kryesuesit e komitetit fatkeq, deklaroi se është shfaqur rasti zero që në shkurt. Unë kisha njoftuar disa raste, madje dhe vdekje.
U shfehen rastet sepse duhej të bëhej Kongresi i PS me çdo kusht, të krijohej bomba virale bilogjike e 3000 vetëve në Pallatin e Kongresit. Kongresi u quajt Kongresi i koronavirusit.
Bombë virale biologjike bëhet salla, 3000 vetë puthu dhe fol në fytyrën e njëri-tjetrit ishte një nga aktet më kriminale të këtij pushteti. Dje bëri mea culpa por është me pasoja të rënda kjo.
Me 22 shkurt unë kam kërkuar që çdo pasagjer, që vjen nga zonat e Italisë ose të bllokohet ose të futet në karantinë.
Asgjë nuk u bë, asnjë shqiptar nuk u fut në karantinë për 3 muaj rresht.
Shifrat e Shqiperisë janë më të larta se të 130 vendeve të planetit.”
O Sale po mjafte or Burre me rrena! Edhe sot me ate vidjon ne Vlore ta dhine face. Te nxorren genjeshtar! Edhe kete qe thua qe kam njoftuar e kena veshtire te te besojme. Sepse kur vrave 4 shqiptar ne Bulevard, dole ne Tv dhe na genjeve duke thene se ata jane vrare me njeri tjetrin me stilolapsa pistolet, cadra pistolet, thika eyj. Mirpo edhe atehere genjeve! Por ka nje problem. Burrave te vjeter dhe me namuz kjo nuk i shkon. S’duhet tee genjejne! Sepse keshtu ti vleresohesh si genjeshtar, burre i keq dhe i pacipe. Keshtu eshte kjo pune or lal. Politika apo kur merr pergjegjesi publike kerkon byth. Jo te vrasesh e te genjesh!
Se pastaj shkon keq. Te quajne Doktor Vdekja. Nuk thote me njeri Dr. Berisha. Berisha eshte zevendsuar me fjalen Vdekja.