Si ta besosh këtë opozitë?

16 Prill 2020, 19:23Politika TEMA

Probleme ka patjetër, por  nuk mund të thuash dot se nuk është bërë asgjë. Pra, qeveria ndërhyri ashtu si mendoi dhe me të vetën përmbushi qëllimin parësor: ruajtjen e jetës së njerëzve aq sa ishte e mundur.

Shifrat e mbështesin një gjë të tillë edhe pse askush nuk di të thotë nëse pandemia do godiste fort në vendin tonë, nisur nga fakti se në Europën Lindore dhe Ballkan kemi numra relativisht të pranueshëm të infektuarish dhe viktimash.

Ndaj të kërkosh probleme është njëra gjë, t’i evidentosh ato siç duhet është tjetër dhe të paraqesësh një alternativë është diçka tjetër.

Opozita shqiptare bën mirë të parën. Por siç e ka zakon e ekzagjeron kaq shumë pretendimin e vet saqë humbet çdo besueshmëri. Ka nja dy ditë që po flitet për një komplot të qeverisë ndaj Shkodrës. Nuk bëhen analizat e tamponeve, nuk raportohen vdekjet e të tjera si këto. Po cili është interesi i qeverisë për të bërë të gjitha këto?

E parë nga interesi i ngushtë i Ramës, pse do duhej të bëheshin këto manovra kur fare mirë e lehtësonte karantinën fare dhe ja nuk kemi shtrëngim?

PD-ja nuk di të japë përgjigje për ato që deklaron vetë. Këto janë akuza shumë të rënda, hyjnë te vrasjet e qëllimshme, ose mosveprime me pasojë vdekjen. Për këtë përgjegjësi ka emër dhe mbiemër. Pra PD-ja duhet të jetë në gjendje të denoncojë me emër dhe mbiemër personin apo grupin që nuk kryen analizat e testimeve, tamponeve. Jo. PD-ja flet në përgjithësi siç bënte në vitin 2001 kur fliste në përgjithësi për Sigurimin e Shtetit dhe në veçanti vetëm për kryeministrin e radhës.

Ish-kryeministri Sali Berisha po shkëlqen këto kohë me një lloj absurditeti ku nuk mungojnë edhe elementë të nekropolitikës. Një video nga Vlora u përcoll prej tij si dhunë ndaj një qytetareje, ndërkohë që doli se ishte krejt e kundërta. Minimalisht një ndjesë i ka hije një ish-presidenti dhe ish-kryeministri që nuk po dihet se ku do të dalë me ato që “denoncon” në Facebook.

Një hamendësim është se lufta e PD-së kundër Edi Ramës është radikale, totale. Se PD-ja dhe LSI-ja e kanë kryeministrin aktual në shënjestrën ideologjike të tyre. Dhe se nuk bëjnë dot kompromis.

Kjo është kaq e pavërtetë. Jo vetëm historia na provon të kundërtën, por edhe një pyetje fare elementare: Nëse Rama është ai që thotë PD-ja dhe LSI-ja pse askush prej përfaqësuesve të këtyre partive nuk flet për  burgosjen e Edi Ramës për korrupsionin dhe kriminalizimin e jetës politike? Pse askush as e zë në gojë idenë e hetimit të këtij personi për ato akuza që i dëgjojmë prej vitesh?

Dëgjojmë se do bëhet një revolucion, se duhet një revolucion i cili për këtë lloj politike ngjan diçka më e lehtë sesa procedimi i një kryeministri siç kemi parë në disa vende të tjeta ku shteti është diçka më serioze se këtu.

Këta janë radikalët opozitarë? Mund të votosh këta? Këta që mezi presin një mënyrë që të shpallin gatishmërinë për pazarin e radhës me z. Rama? Është kjo parti që ka rekordin e betejave të humbura: nisi betejën kundër komunizmit, përfundoi në pakt me komunistët, nisi betejën kundër Sigurimit të Shtetit, përfundoi në parti që mbronte mbajtjen e dosjeve të mbyllura, nisi betejën e dekriminalizimit, përfundoi në marrëveshje me kreun e kriminalizimit.

Le të gjejnë tani edhe ndonjë mënyrë për të shpjeguar komplotin ndaj qenve të rrugës se xhanëm njeriu duhet t’i gjejë punë vetes.
Për ata që pëdëizmin e kanë punë do thënë se mjafton konfuzioni që një parti krijon për të konfirmuar se përgjegjësia qëndron brenda asaj partie. Dhe PD-ja ka një aftësi të admirueshme për katandisur veten shpesh në një tufë histerikësh pa kokë.(Respublica)

7 komente në “Si ta besosh këtë opozitë?”

  1. Kozmos says:

    JA KU KA KATANDISUR SHQIPERIA, TEK KETA SHARLATAN . FYTYRA E KETYRE, ESHTE FYTYRA E SHQIPERISE .

  2. Timi says:

    Mos i thokinme ish kryeministri nje krimineli e vrasesi dhe genjeshtari ordiner. Duke ditur gjithe krinet e ketij monstre ju gazetstet duhet te ngrini me te madhe ceshtjen e denimit te ketij pisi.

  3. nje qytetar says:

    1 – Do hapim 300 000 vende pune
    2 – Do bejme shendetesine falas
    3 – Do ulim taksat e tatimet
    4 – Do rrisim rroga e pensione
    Ka dhe tjera, por kaq mjaftojne per te mos e besuar fare kete…opoziten!

  4. Doda says:

    O tim, ça t’ka mbet ne goje, se perkthyes qe te perkthen ty ska. Te gjith kur e han , eshte bytha, ti e paske honger ngoje.

  5. ben says:

    Analize teper e sakte. Problemi me kete opoziten tone eshte se nuk e ka hallin e popullit, pasi sa here ka qene ne fuqi, ka punuar per veten e vete duke mbushur xhepat ne kurriz te popullit. Problemin ato e kane tek pamundesia per te lavderuar nje veprim pozitiv te Rames, pasi mendojne se te pranosh kete domethene ti japsh kredibilitet qeverise. Ata qe kane dy para mend ne koke dhe qe nuk e duan PS-ne, te pakten do te pranonin faktin se qeveria po ben aq sa mundet per te mbrojtur popullin. Para disa ditesh, ishte ne qarkullim nje vidjo e Kryetarit te opozites portugeze. Ai i deklaroi K.Ministrit portugez se opozita do mbeshteste cdo veprim qe qeveria do ta konsideronte te domosdoshme per te ruajtur popullin nga Covid-19. Po keshtu, me ka bere pershtypje se si opozitat ne te gjitha vendet demokratike ne bote jane bere bashke me qeverite perkatese per ti dale zot vendit. Keta tanet, po me pushke per faqe. Fatkeqesisht per to, ne e dime se perse veprojne keshtu. Duke i futur shkopinj ne rrota qeverise, shpresojne qe pandemia te perhaper sa me shume ne Shqiperi, ne menyre qe te kene nje argument per ta rrezuar ate ne zgjedhjet e ardhshme, pasi kur situata te qetesohet, do vazhdojne veprimet e vetingut qe ka si prelud te vet, arrestimin e te gjithe maskarenjve qe jane sot ne politiken shqiptare ne pergjithese, ku pjesa me e madhe jane grumbulluar perreth zullumqareve me te madhenj qe jane Sali Berisha e Ilir Meta.

  6. VISI says:

    KESAJ PARTIZANES SE JALES I BESOJM SE ESHTE DOKTORESH SHKENCASH DHE PROFESINISTE PER VJEDHJE

  7. askushi says:

    Rame me ty e kam kete mesazh
    Bere per popullin tende shum nuk e le te perhapesh
    koronavirusin deri tani . Ke urata nga te qjithe pleqte qe u rezikuan . Je treguar shum i mencur as nje nuk ta kalon per zqjuarsi . Di te dalesh ne cdo moment nga situata . Je i pregatitur shum nuk besoj qe ta mohon kete talend qe ke
    Dhe populli prandaj te votoj se ti e ben me mir se keta
    politikan . Nuk bedoj qe kete talend ta ken shum te tjer
    Por ke nje gabim te math
    Kur zoti krijon termete epidemira natyrore
    Si i squat qe je them se dhe ti vet e kupton ca gabimi ke ber
    Zoti nuk i pruri kot ato keto nqjarje zoti i pruri qe populli te shpetoj nga keta politikan dhe zoti te vuri ne prov
    1 Ti nuk more masa per apartamendet te ndertuara keq
    Ti nuk reagove
    2 Zoti te dha koronen ti rreagove
    Ti ke frik ata njerez qe nuk kan rrespektuar projektet dhe i fale ata jan krimi qe fshihet ne ndertimet
    Ti more masa te ndaloje koronavirusin
    Kush eshte me e thjeshte per ty te kodisje krimin e ndertimit apo te dalesh para perendis
    Ke dal para perendis kesaj rradhe je i squat dhe e kupton ca dua te them
    Domethen Shira permbytje ,termete, epidemi duhet ta kuptosh qe zoti eshte i zemruar
    I vetmi shpetom eshte qe zoti te ndalet qe ti te punosh paster pa hile se ndryshe po bet prap sic keni ber Zoti nuk ndalet . Me vjen keq qe po ja u them te qjithe politikanve te te qjitha nqjyrave se Zoti e ka me ju
    Veshtir do ta kesh po nuk more masa per ate qe populli dhe Zoti te votoj
    Te qjithe ata qe jan mar me krime do ta vuajne nga perendia
    Mos aro qe ke dal para perendis dhe je ne prove te madhe
    Me nqjan se ………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje