Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Jemi harmonizuar me Metën dhe grupet parlamentare. Adresohen shqetësimet dhe nevojat

16 Prill 2020, 14:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se për ndryshimet në Kodin Penal janë harmonizuar me ekspertë të Parlamentit, Presidentit dhe grupet parlamentare.

Gjithashtu Rama është shprehur se në Kod tashmë adresohen jo vetëm shqetësimet e faktorëve si opozita apo organizatat civile por edhe nevojat e situatës.

Sot është bërë një punë e mirë në funksion të situatës përtej gjithë fajlëve, akuzave, ne faktikisht kemi mbushur një boshllëk të Kodit tonë Penal që rezultonte i vetmi në Evropë pa asgjë të shkruar për një situatë të tillë. 

Dhe për më tepër në këtë fazë kur ne po përgatitetimi që të hapim gradualisht aktivitetin ekonomik të normalizimit sa është e mundur të jetës ishte e pamundur të konceptohej që paralelisht të mos kishim këto masa që të garantojnë hapjen, se ajo që kemi vënë re ditët e fundit një shqetësim ka ardhur edhe nga drejtuesit e policisë, edhe nga bashkitë, është relaksimi dhe një lloj lëshimi që nuk mund të khehet në fenomen se është shumë i rrezikshem”- tha ai.

Numri të të prekurve që shkojnë në spital, pavarësisht se kemi humbje jetësh dhe cdo jetë është shumë e cmuar, por përsëri në tërësi kjo situatë kam përshtypjen se lexohet gabimisht nga nje pjesë e njerëzve që thone iku kjo opunë dhe të tjerë që merren me teori konspriracioni.

Kemi pasur dje një takim të gjatë e të dobishëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe për të adresuar këtë nevojë në kohë për të mos pasur pengesa apo zgjatje të procedurave, kemi diskutuar edhe me Presidentin, jemi harmonizuar mes ekspertëve të Kuvendit dhe zyrës juridike të presidentit dhe po ashtu me grupet e tjera është arritur një përfundim që mendoj adreson edhe shqetësimet legjitime të shprehura nga faktorë të tjerë– tha Rama. (TemA)

1 komente në “Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Jemi harmonizuar me Metën dhe grupet parlamentare. Adresohen shqetësimet dhe nevojat”

  1. Vl says:

    Runi veten se burgu per fukarain eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje