Miratohen ndryshimet në Kodin Penal në Kuvend, Ruçi: Janë pasqyruar edhe rekomandimet e Metës

16 Prill 2020, 14:27Politika TEMA

Kuvendi ka mirtatuar me shumicë votash ndryshimet në Kodin Penal me disa riformulime duke marrë parasysh rekomandimet e Presidentit Meta.

Sipas Ruçit janë pasqyruar në ligjin e miratuar edhe rekomandimet e Metës si dhe janë dakordësuar me shumicën dërrmuese të grupeve parlamentare.

Gjithashtu Kuvendi dhe rrëzoi dhe dy dekretet e Presidentit Meta për çështjen e pronave dhe ligjin antiKÇK.

Sot gjatë seancës presidenti duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin mes institucioneve përkatëse president-parlament ka shprehur vullnetin e tij ashtu si dhe disa rekomandime të cilat u pasqyruan qartë dhe saktë në ato që parashtroi kryetari i mazhorancës, që i konsultoi edhe me grupet e tjera”, u shpreh Ruçi.

Ndryshimet në Kodein Penal:

“Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar  ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga                     2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Neni 89/b

Përhapja e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.

Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet”.

(TemA)

1 komente në “Miratohen ndryshimet në Kodin Penal në Kuvend, Ruçi: Janë pasqyruar edhe rekomandimet e Metës”

  1. NUK KENI PARE GJE AKOMA says:

    Sa kollaj i shkelin ligjet dhe e gjejne gjuhen per t’ia futur popullit morr aman . Bravo Luli , bravo Meta o rojtar i Kushtetutes . Sa per deputetet , kukulla me lecka , se ato prej llastiku e kan nje funksion .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje