Ish ministri i LSI, ironi me Ramën e Metën: Më mirë të të zërë virusi, se sa pushteti. Të na rrojë Këshilli i Sigurisë Kombëtare

16 Prill 2020, 16:09Politika TEMA
Ish ministri i LSI, ironi me Ramën e Metën: Më mirë të

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke u bazuar tek të dhënat e fundit, thotë se rregulli i virusit është i qartë; nëse infektohesh do shërohesh.

Por në lidhje me masat e marra nga qeveria si dhe ndëshkimet e reja, përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani, pohon se në këtë rast, më mirë të të zërë virusi, se sa pushteti.

Në fundi ai ironizon edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti Meta.

Postimi i plotë i Manjanit:

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit:

COVID 19 infektoi 24 persona dhe lëshoi si të shëruar 26 të tjerë. 

Rregulli i virusit është shumë i qartë: nëse infektohesh do shërohesh.

Pushteti i Surrelit dënoi 600 kalimtarë,217 drejtues mjetesh,7 të arrestuar. 

Rregulli i pushtetit lesh e li. 

Ç’thonë në mëngjes e mohojnë në drekë.

Pra më mirë të të zërë virusi se pushteti.

Me kë po luftojmë?! Me virusin apo njëri-tjetrin?!!

Ndërkohë gjykata(shteti), është pushim…

#tënarrojëkëshilliisigurisëkombëtare!

6 komente në “Ish ministri i LSI, ironi me Ramën e Metën: Më mirë të të zërë virusi, se sa pushteti. Të na rrojë Këshilli i Sigurisë Kombëtare”

  1. Si virus , më duket ky!? says:

    ??

  2. OPOZITA says:

    Manjani eshte i vetmi skaner real i politikes se sotme , nuk eshte terhequr asnje hap pas nga qendrimet e tij kundrejt qeverisjes se koruptuar te edi rames .

  3. kasemi says:

    Te na e rruash ti more ish minister.

  4. pilafi says:

    U marrue gjarperi me shejtanin dhe pollen Ylli Manjanin!
    Kokrra e hajdutit. Pis njeri dhe mashtrus.

  5. shqip says:

    Të na rruash ti ne radhe te pare , se duhesh si berber. Pastaj të na rruajne edhe këshilli I lesh e lise që është një konglomerat idiotesh. Po mire more, një gjë nuk kuptoj në këtë kazan kellire ? Ju te gjithë diturit , shkoni bëni një shëtitje atje nga infektivi. Mbasi të jeni infektuar , merrni e puthuni me njerëzit tuaj. Pastaj shkoni te doktor Saliu, Spahia, Vasili, apo të tjerë kasape që gabimisht quhen doktorë. O trapi me zile! Shikon ç’behet në botë o katran? Po ikin nga 90 kg, e po kthehen në kavanoza salce mbushur me hi. Hitleri ngaqe ishte skizofren, bëri të vriten 60 milion njerez . Të marrësh mendjen e tyre, Shqipëria kthehet në varr të hapur.

  6. Atdhetari says:

    As në Covid 19 nuk marrin “Pushim” këto MONSTRA partie!? “Profeti” I Drejtesise I Tipit Meta – Balili! O Zot C’fare Shtypi që kemi. Shtyp Facebook-u!? Më “Vrap” Kush nga Ish e kush nga është (deputetë) ç’farë kanë shkruar në Facebook! Copy and Paste!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje