Gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi është gjendur e vdekur në shtëpinë e saj. Ende mbeten të paqarta shkaqet e vdekjes së 44-vjeçares, ndërsa është gjetur pa shenja jete në banesën e saj rreth orës 09:30 të ditës së sotme.
E njohur ndryshe dhe si motra e kantautorit të famshëm Armend Rexhepagiqi, Violeta prej kohësh ishte pjesë e televizionit shtëtëror të Kosovës, RTK.
“Sot rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën grua, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Violeta u bë e njohur për publikun shqiptar, pas paraqitjes së saj në grupin e muzikës moderne të vitti 1984, “Vivien”. Po në këtë periudhë motra e kantautorit të famshëm përfaqësoi dy herë Kosovën në përzgjedhjen e Jugosllavisë për “Këngën në Eurovision”.
Ajo ishte e angazhuar në Radio Televizionin e Prishtinës ku punoi për një kohë të gjatë. Përveçse tekstshkruese dhe kompozitore, Violeta ka realizuar dhe disa emisione në RTK në formën e dokumentarëve, si “Loja e heshtjes”,” Azizia”, “Linda”, “Joliria në liri”, etj.
Ngushellime te sinqerta Armendit dhe familjes nga Shkodra. Te dy vella e moter njerez te mire dhe qe nuk e meritonin kete dhimbje kaq te thelle.
Violeta u prehte ne PAQE. Qofte e xhenetit.
E mbylli me nder e shume respekt. Do i mungoje shume artit mbareshqiptar.
Armend mbahu fort, jemi prane teje.
Nqs ishte 44 vjec tashti, i bie qe ne 1984 te kete qene vetem 8 vjec. Arithmetika nuk del….
ngushellime familjes , do kujtohet per mire jepte drite perendimore