Shumë njerëz në botë, kryesisht suedezët, nuk u ka bërë aspak përshtypje se ky virus i përhapur në mbarë globin mund të vrasë. Kur Covid-19 deri më tani u ka marrë jetën më shumë se 100 mijë njerëzve në rang global, një grup pensionistësh kanë vijuar lojën e pokerit mes tyre pa pasur frikë.
Megjithatë loja nuk zgjati shumë sepse nga grupi me 8 pensionistët e apasionuar pas lojës së pokerit tre prej tyre e humbën betejën me Covid-19.
Mediat e huaja shkruajnë se të paktën për 7 ditë me rradhë të tetë të moshuarit u infektuan dhe nga to, 3 vdiqën.
Djali i njërit prej viktimave të Covid-19, ka treguar se i ati i tij vazhdimisht e kishte paralajmëruar gruan e tij që të bënte kujdes. Grupi i pensionistëve nga New Yorku, të cilët ishin vendosur në Florida para se të dilnin në pension, e pëlqenin shumë lojën e pokerit, sa loja e tyre e fundit në një vend 20 milje në veri të Miamit, u mori jetën Mercy Friedman, 94-vjeç dhe çiftit të bashkëshortëve Beverly Glass 84-vjeçe dhe 86-vjeçarit Fred Sands.
Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.