Egzon Belica, një nga lojtarët më stabël të Partizanit, ditën e sotme ka folur në Super Sport, ku ka evidentuar ndryshimet nga sezoni i kaluar, respektin për Skënder Gegën dhe uljen e pagave te kampionët e vendit.
STËRVITJA- Nuk e di për ekipet e tjera, por ne po përgatitemi online me përgatitësin atletik, në kushtet që kemi. Në oraret e lira, kur kemi mundësi, bëjmë ndonjë vrap të lehtë. Do na bënte mirë një ndalesë 1-2 javë. Kaq shumë nuk besoj se është kush i kënaqur. Ishim të rënduar psikologjikisht dhe ndeshjet bëhen më të vështira. Nuk e di sa mund të na shërbejë të gjitha ekipeve kjo ndalesë kaq e gjatë.
NDRYSHIMI ME SEZONIN E KALUAR- Vjet ishim kampionë, bëmë sezon fantastik. Pastaj nuk e di, ndoshta ndryshimet, nuk reaguam në mënyrën e duhur. Shpresojmë ta marrim veten. Mos jo titullin, të marrim maksimumin në këto ndeshje.
E ARDHMJA- Nuk kam informacion për ndonjë ofertë, jam në kontratë deri në vitin 2021. Nuk ka ndonjë gjë serioze deri tani. Jam i kënaqur te Partizani.
ULJA E PAGAVE- Patjetër do ketë reduktime. Nuk e di a jam dakord. Çdokush duhet të marrë sakrificën që do bëj. Nuk kam informacion çfarë do të ndodhë. Nuk na është thënë gjë deri tani. Pagat nuk kanë qenë problem asnjëherë për ne.
SKËNDER GEGA- Për Skënder Gegën kam shumë respekt. Nuk e di për diferencën. Admiroja te Gega mënyrën si i menaxhonte situatat, ishte i qetë dhe e menaxhonte grupin. Italianët janë më shumë nga ata që i mëshojnë anës taktike, stërvitjet janë më të gjata. Ka ndryshime shumë. Pa marrë parasysh trajnerin, ne duhet të bëjmë maksimumin dhe të kuptohemi me njëri-tjetrin, që të ecim sa më shumë.
PARTNERI NË MBROJTJE- Nuk ka problem me kë luaj. Mjafton të komunikojmë, të merremi vesh dhe ndeshjet shkojnë mirë. Me Atandën bëmë një sezon të mirë. Atëherë nuk kishte shumë mundësi për qendrën e mbrojtjes. Ky sezon ka qenë i vështirë për ne. Duhet të bëjmë maksimumin në vazhdim dhe të marrim më të mirën.