VIDEO/ Nëna e Rashicës rrëfen momenin dramatik: Si më ra Miloti nga duart në ujë gjatë luftës

16 Prill 2020, 15:38Sport TEMA

Skuadra holandeze, Viteses, publikoi sot një dokumentar plot 28 minuta për Milot Rashicën.

Ylli i Kosovës, i rritur në Vushtrri, hapin e madh në karrierë kishte bërë pas transferimit te skuadra holandeze, teksa më pas kaloi te Verder Bremen.

Pas formës të shkëlqyer te klubi gjerman, Rashica, është në listën e lojtarëve të preferuar të shumë klubeve prestigjioze.

Por fëmijëria e 23-vjeçarit, ashtu si pjesa e madhe e futbollistëve ka qenë tepër e vuajtur për shkak të luftës së zhvilluar.

Në këtë dokumentar, një rrëfim prekës bën edhe nëna e futbollistit, teksa ndahu me të gjithë një moment tepër dramatik, kur Miloti i ra nga duart në ujë gjatë kohës së luftës.

“Miloti ka qenë 2 vjeçar dhe ka pas shumë frikë prej luftës, edhe kur kemi shkuar në fshat,  Miloti më ra nga duart në ujë. Ka qenë një situatë shumë e vështirë pasi Miloti ka qarë shumë,” ka thënë nëna e Rashicës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje