Shërohet dhe “Perandori” nga koronavirusi: Më besoni, s’ishte e lehtë!

16 Prill 2020, 08:41Sport TEMA

Trajneri legjendar turk Fatih Terim, i quajtur ndryshe dhe si “Perandori”, është shëruar suksesshëm nga koronavirusi, duke ndjekur kështu në fatmirësi ish-lojtarin e tij, legjendën e portës Rustu.

Terim u shfaq drejtpërdrejt në mediat sociale, duke rrëfuar impresionë post-koronare për opinionin e gjerë.

Në fillim të mesazhit të tij, ai shprehu ngushëllimet e tij për të gjitha familjet e atyre që ndërruan jetë, dhe për ata që ende po luftojnë, duke iu uruar një shërim të shpejtë.

“Siç e dini, unë kam luftuar këtë virus për një muaj. Besomëni, nuk ishte e lehtë”, tha Terim.

Edhe një herë, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm dhe të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje