Skerdilajd Curri është një nga futbollistët e shumtë, që në vitet e vështira të tranzicionit për vendin tonë vendosi të emigrojë, me kavajasin, që zgjodhi Gjermaninë.
Atje ai u aktivizua në Bundesliga 2 dhe 3, ku suksesin më të madh e pati me Plauen dhe Erzgebirge.
Ndërkohë para se të merrte “arratinë”, Curri është aktivizuar me Besën dhe Partizanin në vendin tonë. Në një intervistë për Super Sport, 44-vjeçari, i cili tani drejton në Kategoritë e ulëta gjermane, kujton fillimet në Gjermani dhe projektet e së ardhmes.
GJERMANIA- Bëra futbollin e pastër dhe nuk u përfshiva në skenat e pista që bëheshin atë kohë. Ne e shikonin futbollin gjerman nga TV dhe kur e shikon ashtu të duket i lehtë, por kur e provon është ndryshe. Unë erdha këtu, po kisha shumë probleme, trupi i vogël, fiziku, etj. Duheshin vite që të përshtatesha. Ajo që më mbajti mua ishte teknika e lartë. Kur unë u mësova me këtë, arrita pikën e duhur për të shpërthyer në Bundesliga 2.
Unë para një viti isha shefi i akademisë i një ekipi të kategorisë së tretë këtu në Gjermani. Isha nën kontratë me këtë klub për një vit dhe me dëshirën time nuk e zgjata kontratën. Unë kam edhe shumë projekte të tjera dhe kjo ishe një ngarkesë e madhe për mua. Dëshira ishte e madhe të kthehesha në futboll dhe doja të isha afër me punën time aktuale dhe futbollin.
RIKTHIM NË ATDHE- Nuk mund të thuash kurrë jo pasi nuk i dihet. Para disa kohësh i dërgova një mesazh dhe doja të stërvisja Partizanin. E kam ndjekur shumë kampionatin sezonin e kaluar dhe u gëzova shumë që Partizani fitoi titullin pas kaq shumë kohësh. Nëse vjen ndonjë ofertë e bukur nga Shqipëria do mendohem dy herë dhe është e mundshme.
BESA- Unë ju tregoj një fakt këtu në Gjermani, është një trajner i ri që ka luajtur kundër meje dhe nga Kategoria e pestë e dërgoi në kategorinë tretë. Nëse Besa do të kishte një program dhe unë do të jap një kotribut, pasi është skuadra ku jam rritur.