KAOS TOTAL: FIFA gati të marrë tjetër vendim drastik!

15 Prill 2020, 22:45Sport TEMA

FIFA planifikon të shtyjë të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare deri në vitin 2021. Ky është lajmi që po përflitet së fundmi dhe që duket se do të marrë konfirmim edhe nga UEFA.

Edicioni i dytë i Ligës së Kombeve është programuar për të nisur në muajin Shtator, ndërsa sa i përket kualifikueseve për Kupën e Botës 2022, dy datat e para të ndeshjeve janë shtyrë në Amerikën e Jugut. Nënkryetari i FIFA-s, Victor Montagliani foli në lidhje me këtë situatë dhe u shpreh: “Rreziku ekziston, veçanërisht pasi ndeshjet e Kombëtareve përfshijnë udhëtime nga shteti në shtet.”

Nga ana tjetër, numri një i FIFA-s, Infantino, thotë të njëjtën gjë: “Përderisa rrezikohet shëndeti nuk mund të luhet. Në momentin që do të kemi garanci për shëndetin tonë dhe të futbollistëve atëherë po.”

Një mbledhje pritet të mbahet të enjten e javës së ardhshme, ku me siguri do të diskutohet rreth kësaj çështjeje, nëse do të ketë ndeshje Kombëtaresh këtë vit apo jo.

2 komente në “KAOS TOTAL: FIFA gati të marrë tjetër vendim drastik!”

  1. Populli says:

    Pse i keni vene kete titull: KAOS TOTAL?
    Deklaratat e FIFA-s jane normale, shume normale: Kerkohet qe futbolli te siguroje jeten e spektatoreve qe jane me mijera, edhe te futbollisteve.
    Cfare ka ketu kaotike?

  2. Realisti says:

    Ore gazetare, po na plasi b…tha ne se cfare do ndodh me FIFA apo FSHF. Futbolli eshte pune qejfi dhe kujt i kerrcet se kur do luhet ndeshja tjeter… Budallallik qe nuk ka ku te veje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje