Altin Lala ish-mesfushori legjendar i kombëtares shqiptare, aktualisht në rolin e menaxherit të talentit kosovar të Werder Bremen, në një intervistë ka shpërthyer ndaj Giani De Biasit, ish-trajnerit të kuqezinjëve i cili e la jashtë Euro 2016-ës, Rashicën dhe i hoqi mundësinë Shqipërisë për ta patur përgjithmonë në gjirin e saj, sulmuesin anësor.
Edhe tani kur kanë kaluar 4-vjet, Lala nuk i kursen kritikat për De Biasin ndërsa shprehet se me Rashicën i cili kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha europiane, kuqezinjtë mund të kishin shkuar deri në çerekfinalet e Europianit francez.
“Nëse Rashica do të merrej në Europian, nuk do të kishte më mundësinë që të shkonte te Kosova. Kur nuk e mori Shqipëria, unë i thashë Milotit që vendos me zemër. Ne të gjithë e duam Shqipërinë dhe Kosovën se jemi një.
Në të ardhmen shpresojmë që të luajmë për një Kombëtare. Që të luajmë të gjithë bashkë.
Vendimi i De Biasit për të lënë jashtë Rashicën në Europian? Nuk kam lënë gjë pa i thënë, nuk mund t’i them këtu në televizor, e kam sharë.
Miloti ishte në atë kohë shumë mirë, madje kam menduar që jo vetëm do të grumbullohej në Europian, por edhe do të luante aty. Isha shumë i surprizuar me atë vendim për ta lënë jashtë”, theksoi Lala.
Na u bet me kete Rashicen sikur eshte Messi. Mire beri qe iku. I shkon shum ajo fanella verdh e blu dhe ai himni pa ze I Ahtisarit. Ta gezoj
Merr Andi Lilen para Rashices , skandal !!!
Dhe nuk u solle si nje Kapiten Kombetareje por si nje tregtar njerezish apo menaxher i rendomte futbollisti.De Biazi nuk e mori per inatin tend dhe ti per inat te De Biazit demtove Shqiperine. Njeri i vogel ne shtat por shume i vogel ne shpirt. De Biazi aq kishte si trajner, nuk kishte vizion dhe nuk shikonte diamantin qe kishte para syve dhe nuk dogji vetem Rashicen por edhe futbollistin e ri te Napolit dhe per pak edhe Gjimshitin, qe tregoi me shume zemer dhe mdenje te kthjellet se Rashiaca. De Biazi ashtu si italianet e tjere te Dukes ishte i Perkohshem, Shqiperia dhe Kombetarja mbeten te perjetshme.
Me gjithe respektin per Lalen mendoj se po e tepron shume me kete Rashicen. Do na conte ne cerek finale thote? Po mire ka dy vite qe luan me Kosoven pa lene ndonje gjurme?!!! Por edhe sikur te ishte aq i forte, nuk flitet ashtu. Debiasi e tregoi veten dhe Rashica e ka kohen perpara per ta treguar veten. Lala po te ishte aq i zoti dhe patriot duhej te kishte ndihmuar me shume lojtar shqiptare per te kaluar ne gjermani apo gjetke, ashtu si ben Tare ne itali. Edhe te klubet shqiptare nuk para investojne keta ish-patriotet por s’e kane problem te ndertojne supermarkete……
Surpriza e vertete ishte mos grumbullimi i Xhimshitit ,gje te cilen e ka pohuar edhe de biazi ,lojtar i cili ishte titullar ne pothuaj cdo ndeshje te kualifikueseve dhe qe edhe pse nuk u grumbullua tregoi koherence dhe serisht luan per Shqiperine.Rrashica kishte luajtur me pikatore dhe skishte asnje kontribut per te qene aty.Pastaj si femije te llastuar ikin tek Kosova (nuk eshte gje e keqe) por zgjedhje halli ,e duan shqiperine kur shkon ne europian ,po nuk i mori pastaj ikin .