Ish-kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për ndryshimet kushtetuese, Fatmir Xhafaj, u bën thirrje gjyqtarëve, prokurorëve, por edhe anëtarëve të organeve të reja të drejtësisë që të mos e ndalin punën e tyre.
Përmes një postimi në rrjetin socail twitter, Xhafaj nënvizon se sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet.
Ai nënvizon se COVID-19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve dhe gjykimeve dhe se nuk mund të humbet më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re.
“Një pjesë e njerëzve të drejtësisë janë solidarizuar për të dhuruar një pjesë të pagave të tyre.
Shumë prej tyre, Gjykata e Lartë dhe prokurorët kryesisht, janë në krye të detyrës këto ditë.
Shumë çështje presin të shqyrtohen, vendime që të zbardhen. Kjo është realisht gjëja që na duhet.
Gjyqtarët dhe prokurorët, Organet e vetingut, KED, ILD, KLGJ dhe KLP, gjithë sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet! #COVID19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve & gjykimeve.
Nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re”, thekson Xhafaj.(TemA)
Sa ishin ne pushtet bere ceshte e mundur te mban it ne karantine shtetin ligjor te se drejtes dhe thelluat akoma me shume ligjet e xhungles ne vend.Tjetrsimi I prones ,ky krim shoqeror,qe la dore te lire per grabitjen e pronave private dhe publike,ka padyshim dhe vulen e z. Xhafaj deri ne deklaratat e paturpshme te tij :Ne nuk ju a japim pronat! Kur Jetton me nje shoqeri te perbashket dhe mendon vetem per vete apo nje grup te dhunshem te korruptuarish eshte e pashmangshme qe veprimet e kundraligjshme te mos te kthehen mbi kohen tende.Cfare ndryshme prisni nga drejtesia kur nuk keni nje kushtetute me Baze mbrojtjen e te drejtave themelore te njeriut ku cdo individ eshte I barabarte kundrejt ligjit? Apo keni ndonje ide te re per arnuar edhe nje here kushtetuten e grisur nga barbaria e postkomunizmit me sistemin hybrid qe mbasi ne kembe,ne nje shoqeri te pa civilizuar…Sinqerisht,nuk kane asnje personale me ju,por me cudit fakti qe ju mundeni ti kuptoni te gjitha keto dhe veproni akoma ne te kunderten….