Mustafa Nano: Praktika e burgut nuk është adoptuar nga asnjë qeveri serioze, por Rama i shkoi deri në fund

17 Prill 2020, 08:48Politika TEMA

Analisti Mustafa Nano e cilëson të gabuar nismën e qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal.

Në një intervistë në TemA TV, Nano tha se pavarësisht kësaj mase ekstreme, ajo mbetet brenda kufijve të krizës së koronavirusit.

Praktika e burgut nuk është adoptuar nga asnjë qeveri serioze. 

Është e gabuar. Megjithatë Rama i shkoi deri në fund. 

Mesa duket, ai ka vënë një bast me veten. Unë nuk i trembem, që këtu mund të kemi një zhvillim embrional të diktaturës së nesërme. 

Kjo është një rrethanë që verifikohet në krizën e koronavirusit”, tha ai.

Nano e kritikoi dhe opozitën për qëndrimet e mbajtura në Parlament.

Nuk kam ndonjë respekt për opozitën që është sot në Parlament. Sot isha dakord me ata që e ngritën zërin kundër dënimit me burg. 

Në këtë kuptim ata kanë të drejtë dhe në këtë protestë kanë përfaqësuar një pjesë të madhe të shqiptarëve. 

Pastaj për pjesën tjetër e shoh si opozitë shtinjake, një fake oposition. 

Popullin opozitar e përfaqëson PD dhe ata të tjerët nuk janë brenda”, tha ai.

1 komente në “Mustafa Nano: Praktika e burgut nuk është adoptuar nga asnjë qeveri serioze, por Rama i shkoi deri në fund”

  1. pjeri says:

    Ore Mu. Nano po qeveria Franceze nuk eshte serioze!Edhe kafsha kur zbret nga mali e jeton ne qytet i pershtatet jetes se saj,ndersa ju me keqardhje siç keni lindur do ngordhni!Keqardhje asgje me shume!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje