Presidenti Ilir Meta deklaroi të enjten në OPEN se nuk ka një pranverë në marrëdhëniet me qeverinë, por sipas tij, është koha që duhet të mbështesim qeverinë.
Kreu i shteti foli edhe për ndryshimet në Kodin Penal, ku maxhoranca pranoi propozimet e tij.
Si e binde Ramën që të përfshinte propozimet tuaja në ndryshimet në Kodin Penal për koronavirusin.
Kjo situatë kërkon përgjegjëshmëri nga të gjithë. Unë përmbysh detyrat maksimale dhe uroj që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. Ndryshimet në Kodin Penal ka tërhequr vëmendje tek të gjithë. Është një situatë specifike. Ndryshimi I Kodit Penal duhet bërë në mënyrë të përgjegjshme. Iniciativa ishte e maxhorancës, ka ndryshime thelbësore mes draftit të parë dhe atij final. Maxhoranca ka kërkuar bashkëpunimin tonë dhe ne kemi dhënë propozimet tona.
A kemi pranverë marrëdhëniesh Rama-Meta?
Nuk kemi të bëjmë me pranverë. Është konçidencë. Pranvera ime lidhet vetëm me zbatimin e kushtetutës. Për mua është me rëndësi që qeveria të mbështetet në përpjekjet e saj, Ka përpara vendimmarrje të vështira. Është momenti të mbështesim qeverinë
hahahahaha
i ka fal oj Lingote lilipuatana
haaaaaaaaaaaaahahahahahaaaaaaaaaaaaaaa
cirku i Mujmunit qirko vazhdon cfaqen
Ramën nuk ke nevojë ta bindësh, ai është inteligjent dhe më i zgjuar se të gjithë ju së bashku.
Mbajeni mend,do të mbetet në histori për cfarë po bën në këtë periudhë vendimtare për kombin!