Basha takon ministrin e jashtëm të Hungarisë: I kërkova të ndihmojë edhe më tej Shqipërinë, po përballemi me një krizë të madhe ekonomike

17 Prill 2020, 12:54Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar Hungarinë për ndihmën e dhënë për paisje mbrojtëse për personelin mjeksor.

Në një shënim në facebook Basha bën me dije se i ka kërkuar ministrit  Szijjártó të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot, sipas tij, po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike.

“Mirënjohje për Hungarinë, kryeministrin Orban dhe ministrin e jashtëm Péter Szijjártó për ndihmën e çmuar për pajisje mbrojtëse në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po rritet çdo ditë numri i të infektuarve në rradhët e stafeve mjekësore.

E falenderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet cdo ditë. Nuk jemi vetëm”- shkruan Basha. (TemA)

4 komente në “Basha takon ministrin e jashtëm të Hungarisë: I kërkova të ndihmojë edhe më tej Shqipërinë, po përballemi me një krizë të madhe ekonomike”

  1. Lani says:

    E gjeti shokun? . Ky po qe e ndihmon??

  2. Futja kot says:

    Kush trapin je ti qe i kerkon ndihme Hungarise?
    Çfare ke ne dore te firmosesh ne emer te shtetit Shqiptar qe na hapesh bythesh duke bere takime?
    Ec re dreq se fajin e ka ky shtet maskara qe nuk tavdhkerdheu rracen ne birg ty dhe te tjereve si ty. Nje cope injorant, mashtrues dhe hajdut ordiner del dhe na jep mend. Ptu shtet shkerdhat qe nuk luajte kurr kunder hajduteve por gjithmone kunder popullit te pambrojtur.
    Jo vetem ky dhe pd, por edhe shteti shqiptar i ketyre 30 vitete do çuar ne gjykaten e Hages per krime kunder njerezimit. Ne vitin 2020 nuk e kisha menduar se do vazhdonin njerez si ky, saliu, meta etj te na bejne karshillik duke jetuar ne lux

  3. faro says:

    A nuk do të ishte.me njerëzore të mjaftoheshe VETËM me falënderimin?
    Shqiptari nuk e përfet NDERIN!

  4. eli says:

    Epo rrofsh se na shpetove!
    Shqiperia shpesh here ka qene e mallkuar per shkak te njerezve qe e kane drejtuar,por mos qofte e thene qe Salizmi te rikthehet edhe nje here ne pushtet,sepse ky perfundimisht do te jete fundi yne!Por me i mallkuari do te jete Rama nqs do ta lere vehten te mundet sa kohe qe ju jeni neper kembe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje