Dasma e princeshës Beatrice është anuluar përsëri. Këtë radhë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Me herët Pallati Buckingham ka konfirmuar se pritja e planifikuar në kopshtet e pallatit nuk do të zhvillohej.
Por tani duket se jo vetëm pritja, por e gjithë dasma është anuluar.
31-vjeçarja do të martohej më 29 maj me biznesmenin italian, Edoardo Mapelli Mozzi, dhe ceremonia do zhvillohej në Pallatin e Shën James në Londër.
Por për shkak të shqetësimeve të koronavirusit, “ftesat në të vërtetë nuk u dërguan kurrë”, tha një burim për revistën PEOPLE.
Një zëdhënës i çiftit tha: “Nuk ka plan që të ndërrohet vendodhja apo për një dasmë më të madhe. Ata as nuk po mendojnë fare për martesën e tyre në këtë kohë. Do të vijë një kohë për ta vendosur, por kjo kohë nuk ka ardhur akoma.”
Princesha Beatrice duket se është pa fat kur bëhet fjalë për dasmën, pasi kjo është e disata herë që detyrohet ta shtyjë. Madje dy herë u shty për shkak të skandaleve që qarkulluan për babanë e saj, princin Andreë dhe marrëdhënien e tij me dënuar Jeffrey Epstein.
La gruan dhe djalin 2 vjeç për princeshën Beatrice: Brenda prapaskenave të një afere mbretërore
Princesha Beatrice është fejuar me manjatin italian Edoardo Mapelli Mozzi, pas një romance që zgjat prej disa muajsh.
Historia e romancës së tyre është e mbushur me mister dhe prapaskena.
Edoardo ka qenë i martuar me Dara Huang dhe ka një djalë 2-vjeçar me të.
Italiani përflitet se nisi të dalë me Princeshën 31-vjeçare, ndërkohë që ishte ende në lidhje me Dara Huang, nënën e djalit.
Madje kur lidhja e tyre u zbuluar, u përfol se Beatrice ishte shkaktarja që Mozzi i dha fund martesës dhe u nda nga bashkëshortja.
Ata nuk kanë folur për këtë fakt, por burime pranë Mozzi-t e kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se ai kishte 6 muaj që ishte ndarë nga bashkëshortja, kur nisi të frekuentohej me Princeshën.
Kjo mendohet të jetë lidhja e parë që Beatrice ka, pasi i dha fund marrëdhënies 10 vjeçare me ish-partnerin e saj David Clarke.
Mozzi dhe princesha njiheshin prej vitesh bashkë, për shkak të njohjeve familjare.
(TemA)
Edoardo Mapelli Mozzi dhe Princesha Beatrice te fejuar
Edoardo Mapelli Mozzi dhe Princesha Beatrice te fejuar
Princesha Beatrice me ish-te dashurin
Edoardo Mapelli Mozzi dhe Princesha Beatrice
Princesha Beatrice me ish-te dashurin
Princesha Beatrice me ish-te dashurin
Princesha Beatrice
Beatrice me ish te dashurin
Edoardo Mapelli Mozzi dhe Princesha Beatrice
Princesha Beatrice me ish te dashurin
Edoardo Mapelli Mozzi dhe Princesha Beatrice
cfare handikapatesh duken