FOTOT: Spiderman bëhet "superhero" i jetës reale

17 Prill 2020, 14:20Lifestyle TEMA
FOTOT: Spiderman bëhet "superhero" i jetës reale

Personazhi më i njohur për fëmijë e të rritur, Spiderman sapo është bërë një superhero i jetës reale. I veshur si Spiderman në një nga pikat turistike të Turqisë, në Antalia, Burak Soylu ndihmon qytetarët me ushqime dhe mundohet ti rris moralin duke i këshilluar të rrinë në shtëpi.

Soylu ngjitet në ballkone për të dëgjuar nevojat e qytetarëve të moshuar, mbledh pemë dhe perime për nevojtarët dhe shoqëron fermerët në punën e tyre rutinore.

“Superfuqia ime po bën mirë për komunitetin. Kjo është arsyeja pse unë bëj atë që duhet të bëj për njerëzit,” ka thënë ai për Anadolu Agency.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje