I çuan dy sapunë, një vaj e një sheqer për ta nxjerrë në Facebook, ish e përndjekura “masakron” Mesila Dodën: Mjaft më me poshtërsi, për pak audiencë të cënoni dinjitetin

17 Prill 2020, 20:18Politika TEMA

Në këto ditë të vështira karantine, Ajtanga Lubonja vijon të bëjë thirrje për ndihmë duke treguar se gjendet në kushte të vështira mbijetese.

Ish e përndjekura politike dhe aktivistja e njohur apelon ndaj institucioneve që t’i vinë në ndihmë.

Mes të tjerash, 70 vjeçarja rrëfen edhe një ngjarje se si ish deputetja Mesila Doda për ta nxjerrë në Facebook dhe për ta shfrytëzuar politikisht i kishte çuar në shtëpi dy sapunë, një shishe vaj, një pako sheqer dhe dy pako makarona.

Duke treguar se si thirrjet e saj të vazhdueshme janë shfrytëzuar politikisht, ajo apelon që mos bëhet politikë me njerëzit në nevojë  duke i fotografuar kur i japin një pako ushqimore.

Ajo thotë se nuk mund t’i preket njerëzve dinjiteti në këtë mënyrë për disa like në rrjetet sociale.

Më poshtë po përcjellim reagimin e saj të plotë:

“Te therras”urrraaa””! Me sollen ushqime sot nga PDIU,ne emrin e Mersila Dodes!

Ju falenderoj,Mersila qe je kujtuar per mua,po me vjen shume keq…ri edhe une njihemi mire,si te duket…une e persekutuara politike,me nje stazh pune 40 vjecare,luftetare e pa epur e demokracisepa bere kompromise duke shkuar sa ne nje parti ne tjetren….te perfundoj keshtu!?

E pa strehe,ne nj varferi te tejskajshme, e semure me zemer,tension me diabet te renduar (me 4 insulina,me shkon diabeti 500 e ca)

E cmund te me beje mua ca miell,makarona e vaj…apo per mbijetese)!?

Po ndiqlni politike te gabuar politikane!

Vertet ne pensionistet duhet te vdesim,po une dua te vdes me dinjitet,te na jepet ajo cfare na takon,jo meshire dhe statistika(qe mbulojne fitimet tuaja)!

Mjafte me poshtersi ne kurriz te popullit!!!”, shkruan ish e përndjekura.

Ndërkohë, të shumta janë edhe komentet mbështetëse për Lubonjën duke dënuar gjestin propagandistik të Dodës.

E njohur edhe si kushërira e analistit Fatos Lubonja, ajo ka qenë mësuese dhe gazetare deri në momentin kur u cilësua si “armike e popullit” dhe “mike e borgjezëve” gjatë diktaturës. (TemA)

 

23 komente në “I çuan dy sapunë, një vaj e një sheqer për ta nxjerrë në Facebook, ish e përndjekura “masakron” Mesila Dodën: Mjaft më me poshtërsi, për pak audiencë të cënoni dinjitetin”

  1. Corona says:

    Prit kur te te rrahi mersila moj e shkrete. Nuk e ke pare si eshte bere Enkel Demi i shkrete, dy gisht njeri.

    1. vang says:

      Mersila eshte nje person patollogjik qe jo vetem te rreh por te fyen,nuk te le te flasesh ,ben duet me Fevziun, shkume nxjerr nga goja .Me vjen keq qe eshte eksponent i kesaj partie.Sa per lemoshat une e kam mendimin tim.Ky fenomen eshte pjelle e kapitalizmit dhe institucioneve fetare.Ndihmat i jepen shtetit dhe ai duhet ti ndaje.

  2. Laberia ime says:

    Edhe kryetaret e bashkive ne Tiran e neper rrethe, te njejten greco bejne….

  3. Z says:

    Keto si Mersila,Vokshi etj, Saliu i gjeti injorante dhe gati per t’u vene ne sherbim! Por mos harroni jane dinake! Ja dine lezetin parase dhe qejfit!

  4. mar bitjia says:

    Keto dite kush dorezon nje qeske mban dhe kamerat pas vehtes.Lipsur qofte dhe ajo pako para dinjitetit.Z.Ajtanga ka shume te drejte,do vepronte mire tja hidhte turinjve pakon.Keta jane te pacipe dalin bamires me leket e botes

  5. Zogu II says:

    Mersila do te çonte dëm edhe nje bordello te tere me eksperiencen e saj ?

  6. uskania says:

    Shko te Fatos legeni.

  7. mara says:

    Mersila si nuk te vjen turp.Sa poshte ke rene.
    He moj shtrige po tani cfare do te thuash.
    Do ta besh ate fytyren si bishe e eger.
    Po ikni more te diskretituar ti moj lavire . ju kurre nuk do merrni vota jeni felliqesira . Rrugeve do te ngelni sepse rreguen zgjodhet se e dini mire se kush jeni, minj halesh njerez te peshtire.
    Mersila ha ha haaaaa cfare gallate. Te injoroi fare kjo zonje e mire.
    Mos guxo te dalesh me.

  8. Loku says:

    Po u bere per te lypur do marresh cte japin.

  9. Sofia says:

    Rri mos fol shume…Se te var Mesila te pemet e trotuarit sic do varte Sajen…hahah

  10. Zigur Qarri says:

    Te palma para kryeministrise ka per te varur Mesila

  11. TIRONA says:

    mersila-shpellare-doda:Eh corbe-llupiteset e kryekriminelit :salehbisturidocikaraxhic!Eh ,moj TIRONE QE TE PINE SHPELLARET!

  12. Larus says:

    Mesila qenka treguar garipe, sic eshte ne te vertete. Por Mesila nese do ishte legene do i ishte lepire Bashes e do ishte si ata/o karavidhet e tjera. E ky lloj tipi femre ate qe ka bere e ka bere me zemer. E s’mendoj qe e ka pat problemin per nje shishe vaj apo 2 shishe vaj. As per fcb. Por prandaj ky popull meriton Ramen edhe 20 vjete se kur cmenden Lubonjet ne shqiperi, imagjino pjesa tjeter.

  13. Agron says:

    bravo .z. Doda megjitse bravo i thonë gomarit dhe ai e merton ndersa ju mertoni të gjatin e gomarit.
    Z.Doda nëse ju se keni problem të përdorurin nga të tjerët pasi realisht jeni përdorur nga pd e tashmë nga pdiu dhe ky është afeksioni i juaj për të bërë shou në publik,njerzit e ndërshëm janë krejt e kundërta juaj ata dhe në këtë situatë ,dinjitetin dhe të qënit njeri e kanë të shënjtë,prandaj zonjëz mos i ngatërro me veten pasi në fund merr të gjatin e atij që i thonë bravo.
    Ta gëzosh z. Melisa.

  14. sadna babul ka bidai says:

    eshte e vertet se kur do nje te mire per nje cope karrike jepja dhe ate qe i takon cdo person se jeta vazhdon ne te mire e ne te keq .

  15. Henerjeta says:

    Mersila ka nevoje per ilaçet e peses. Monster e krjuar me neveri dhe cmire nga brenda dhe jashte, vetem femer nuk eshte. Kush e njeh nga afer, ka frike ti afrohet se ajo te kafshon, eshte e vertete, te kafshon dhe kafshomi i saj eshte njesoj si ai i qenit te terbuar. Shum lehte dallohet terbimi i saj, e pershkruajne syte e çakerduar te frikeshem, aq me shume tani qe kafshon kush i del perpara. Sa per sapunet qe i ka derguar zonjes, ti mbaj e te lahet vete, se i vjen era perrç, zhulse qe qelb dynjan kudo qe ulet e kudo qe vete.

  16. Dee says:

    Si kjo mesila, jane te gjithe ato qe ndajne pako me kamera, jo per humanizem por per interesa te shoqatave e te partive, neser do te trokasin per vota.
    Ky eshte morali i paftyresise se politikes sone.
    Fatkeqsisht, shume pak prej tyre jane njerez serioz dhe
    me dinjitet.

  17. Hako says:

    Edhe lypese, edhe krenare.Nuk kombinohen te dyja.

  18. labi says:

    Kjo ashtu ka ngel si ka qene,prandaj zoti e ka denu me gjith keto semundje,Mesila nuk ka lidhje me kete pune,ka bere thjesht postieren dhe ka mendu te mobilizoj njerez sa me shume per ndihme,te verteten e ka marr vesh gjith lagjia,nuk ka pas faj Enveri qe i kalbi burgjeve,shikoni te vellain njesoj jane,Mesila mund te kete shume gabime por ne kete rast eshte perlyer kot,ka shku te bej nder dhe ka gjet qeder.

  19. Kritiku says:

    Te japesh ndihme eshte njerezor.Te pergojosh ndihmen qe jep eshte shnjerezore.
    Zonja ne fjale ka te drejte me reagimin e saj.Pushtetare,njerez te kamur e kushdo tjeter beni bamiresi por,MOS FYENI NJEREZIT NE HALL.

  20. Enkeleda says:

    Znj. Ajtanga po ti pse e permend Mersilen qe te pakten qeka kujtuar per ty?! Se kur skujtohet yt bir dhe nusja e tij dhe ti nuk ankohesh pse ankohesh per te tjeret??!!mendoj se po lan gjynahet e te shkuares, se dere me dere, e parti me parti perfundon nje buce qe leh ne facebook.

  21. KOZi... says:

    Ore si ky rast po shohim cdo dite neve dhe nuk kemi pse merremi me Mesilen ! Apo nuk kini deshire te merreni me tjeret !!!??? Mesila nuk ka pse angazhohet ne ndihme te asnje personi ! Per fat koicidoi qe ne kete fatkeqsi te kemi nje qeveri te majte ! Keshtu qe ato qe jane me probleme sociale e gjejne te shprehur ne politikat e programet e majta ate qe kerkojne. Plus edhe detyrimet e Administrates shteterore ,plus edhe shoqatat humanitare e fetare ! Si perfundim nje bum ekonomik ne familje ! Mesila e tjere qe nuk jane aspirate e politikave te majta te merren me problemet e te djathtes,…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje