Nga Shpëtim Nazarko
Pa hë, dil e kundërshtoje Kryeministrin, më thoshte një lexues i Konicës, pas një videoje që hodha para tri ditësh dhe arriti në gati gjysmë milionë njerëzi. Në video, thashë se ministri grek, kërkonte punëtorë sezonalë në Greqi. Shkurt, thashë akoma, se e mira ishte të kishim kushtet të punonim e të rrinim barinj në malet tona…
Lexuesi i vëmendshëm e kishte kapur në ato 1,500 komente që shoqëronim videon dhe më tregonin mua, se problemi është shumë më i ndërlikuar se sa mendoj unë, apo ata që analizojmë këto punët tona nëpërmjet gazetave a televizioneve. Duke u rikthyer në temë, dje kryeministri ynë, pohoi se po bisedohej me Greqinë për punëtorë sezonalë. Për këtë, lexuesi i përmendur më sipër, më thoshte të mbaja llafin e të kundërshtoja kryeministrin.
Natyrisht që mbaj të njëjtën ide dhe do mundohem poshtë, të sqaroj se kjo politikë, qoftë edhe e Ramës, nuk do na shpjerë larg, apo thjesht, nuk do na shpjerë gjëkundi…
Nuk ka nevojë të bësh llogari të mëdha, për të dalë në konkluzion, se, nëse në tokën tënde, që është ngastërzuar pafund, ku është në fuqi ligji 7501 me pasojat e tij, ku bujqësia është keqpërdorur nga partitë e të dy krahëve, vetëm si hambar votash, të përfundosh si përfundojmë ne. Pra, veç punës në fushat greke, të bëhesh edhe bari në malet e saj…
Faktori tjetër, që po i paraqes lexuesit, duket ca më i çuditshëm dhe po aq për dreq, si ato që përshkrova më lart…
Shqipëria, që së pari duhet ta kishte bujqësinë e veçanërisht blegtorinë, një nga sektorët primarë të saj, qoftë edhe për të furnizuar turizmin, është i vetmi vend që nuk ka bankë bujqësore.
E ka pasur ndonjëherë, thua!? Po, e ka pasur më parë, po e ka shitur para ca vitesh nën udhëheqjen e ekonomistit Nano, i cili, thuasje në të njëjtën filozofi të ekonomistit tjetër Pashko, do ta mbaj apo do mbahet mend, për një frazë të çuditshme…
“Po në ekonomi tregu jemi… kështu që edhe barin do ta blemë jashtë…”
Si rezultat i kësaj filozofie, Shqipëria, që ka pasur traditë blegtorinë, sot plotëson nevojat e saj për mish, në kufirin e vetëm 40 për qind të banorëve të saj…
Po të kthehemi te Banka Bujqësore, të cilën e quanim “Banka Agrare” dikur dhe në mos gaboj, e kishim të krijuar që nga një kohë ndoshta edhe para Hoxhës.
“E shita unë”, – tha ish ministri i Financave, Malaj. “E shita për një dollar. Në fakt, vazhdoi ai, në një emision televiziv, ku diskutonim bashkë – vetëm sa nënshkrova falimentimin e saj…”
Për shkak të natyrës së emisionit, nuk i thashë se kisha dëgjuar që këtë bankë, ata që e blenë, tentuan ta rishisnin ca kohë më vonë, tek arabët, duke iu kërkuar vetëm për asetet e saj, nja 4 miliardë dollarë… Le ta zëmë, se blerësi nuk ka kërkuar aq, po ca më pak. Thelbi mbetet i njëjtë.
Për hir të vërtetës historike, banka kishte kohë që kishte falimentuar, duke dhënë kredi pa asnjë kriter, shumica e të cilave, u shfrytëzuan për të blerë ndoshta edhe benzat bythështrembër të asaj kohe, pra 1992-1996 të Berishës, ajo i kishte bërë gropën vetes së saj. Duke krijuar një pafundësi kreditorësh të këqinj. Por, ata që erdhën pas Berishës, dommethënë Nano me shokë, duhet të kuptonin se kjo bankë i duhej Shqipërisë, më shumë se gjithçka.
Po nuk ndodhi kjo, ndodhi ajo filozofia që i citova Nanos më lart, që bari, tani në kapitalizëm mund të blihej edhe jashtë.
A ka mundësi që një vend si yni, që duhet ta ketë blegtorinë krahas bujqësisë, në themel të ekzistencës së tij, të mos ketë bankë bujqësore?
Ne jemi vend kapitalist dhe nuk na duhet bankë publike, mund të thotë dikush. A është vërtet kështu dhe nuk ka pse të kemi bankë publike?
Shembulli më i thjeshtë do të vinte nga Gjermania kapitaliste, e cila sot, ashtu si ne është mbërthyer nga pandemia e koronavirusit. Ka vendosur ta zgjidhë krizën e krijuar, veç të tjerash, me një bankë publike të quajtut KFV. Në Shqipëri e njohin këtë lloj banke, për shkak të ndihmave a kredive që na jep herë pas here, për projekte të veçanta.
Nëse Shqipëria sot, do të kishte bankën e saj bujqësore me kapital shtetëror, punët ndoshta do të ishin më ndryshe.
Në ato malet e Kukësit, a të Kolonjës sime, apo në Luginën e Vjosës, mund të shihje sot, me mijëra a miliona krerë bagëti, baxho djathi e traditë artizanale.
Nuk do të kishe nevojë të rropateshe këndej e andej. Ato 5 milionë euro, për të pasur si fillim nja dyqind mijë qingja dhënë fshatarëve të Kukësit e që mund të riktheheshin me dele vitin tjetër, duke mbajtur qingjat e rinj, do të shumëfishonin në pafundësi pasurinë tonë. Duke mbajtur kështu edhe turizmin, po të doni.
Po për të mbajtur këtë bagëti, duhet edhe bari dhe këtu fillojnë vështirësitë… Natyrisht, po të ndiqje filozofinë e ekonomistit Nano, duhet ta blije… Natyrisht, Nano ashtu si dhe Pashko, që kishin dhënë tërë jetën në ekonomi marksiste, kur hyri epoka kapitaliste, mësuar në ndonjë cep reviste, që vetëm ata e kishin privilegj ta lexonin, vetëm kështu mund të mendonin…
Po mund të mendoje më normalisht dhe akoma më normalisht, do të mendonte Banka Bujqësore, që ministri i Nanos, më tha se e shiti për një dollar.
Thelbi është ca më i thjeshtë, siç edhe e thashë në fillim të këtij shkrimi.
Nëse në tokat tona, nuk kemi bërë reformë agrare asnjëherë, por kemi përdorur një ligj 7501, që edhe sot nuk dihet ta lë tokën në përdorim, apo e ke tënden, nëse kjo tokë është e ngastërzuar pafund, si i bëhet??!
I bëhet thjeshtë… Fshatari që rropatet pafund, vjen vërdallë tokës së tij dy-dynymshe, duke bërë çdo operacion vetë. Nga punimi, e deri te shirja e korrja, e pastaj, deri te tregu i shitjes. Me një fjalë, një histori mesjete…
Duke shkruar këtë artikull, m’u kujtua një tjetër që fliste për luftën anglo-ruso-turke në Sevastopul, këtu e njëqind e ca vjet më parë.
Burokracitë dhe vështirësitë e pafundme, e kishin vënë në llogoren me baltë ushtarin anglez, i cili për ushqim, ilaçe, a barut duhet të priste që të mobilizoheshin tërë hallkat burokratike të shtetit me letrat përkatëse…
Dhe artikullshkruesi që përshkruante tërë këtë tragjedi, e mbaronte shkrimin me fjalët: I gjendur në këto situata, ushtari anglez përshëndeste plumbin rus që e çlironte nga këto fatkeqësi.
Në konditat e ushtarit anglez, është fshatari apo fermeri ynë, si e quajmë me termat e rinj kapitalistë, atë.
Me tokë të copëtuar, të ngatërruar në ligjin 7501, me ndihma që i vijnë nga burokracia shtetërore, që kujtohet për të në kohë fushatash politike, ai duhet të përgatitet të punojë tokat në Greqi, a kudo të gjenden ato. Po pak, për të mos thënë aspak, të punojë tokat e tij.
Po të rikthehemi edhe njëherë, te titulli i shkrimit. Nëse ti, si i vetmi vend neto bujqësor në rajon e më gjerë, je i detyruar të kishe Bankë Bujqësore, do të kuptoje se ajo do t’i zgjidhte me lehtësi e qartësi ato që mundonin fshatarin tënd.
Nuk e ke këtë bankë. Po nëse e kishe edhe e shite vetëm për një dollar, një nga bankat më të fuqishme të vendit tënd dhe ndoshta edhe më të domosdoshmen, nuk ka pse të çuditesh nga fati yt. Ai nuk mund të jetë veçse i materializuar në titullin e këtij shkrimi.
Po shite Bankën Bujqësore për një dollar, atëherë ka vetëm një variant… të punosh bari në malet e Greqisë.
Kjo do të ishte përgjigja ime, se sa dakord jam unë që kryeministri të flasë me grekët për punëtorë sezonalë dhe vitin tjetër me pandemi a pa pandemi, të vazhdojmë avazin e vjetër. Të punojmë në tokat e Greqisë, apo të një dreqi e di…
Kur shet bankën vetëm një dollar, në Greqi si bari mbaron…
Uee po se kishte fjalen per barin e lopve po per barin cudiberes. Kur nje makine ste ndizet. Ne vend te nafte te djeg mazut. CA do besh do ta cosh per skrap dhe te marresh 300 euro. Apo do besh mekanikun dhe pjeset ti shesesh. Ose asetet e makine. Po pash zotin dhe Malajn e nxorre marangos….
undefined
Ne Shqiperine tone kane vdekur tere ekonomistet,financieret,shkencetaret etj,qe dikur ne diktaturen komuniste me te eger ne bote,projektonin fabrika,uzina,kombinate,hidrocentrale,qe elektrifikuan tere vendin,qe bonifikuan tere fushat duke realizuar per here te pare ne bote edhe drenazhimin e tokes etj,dhe sot qeverisin piktore si kryeminister,mesuesit e anglishtes si minister finance,arkitektet si minnister kulture,mesuesie dhe aktoret si minister mbrojtjeje apo hidrauliket si minister i brendshem etj etj dhe shteti ka marre te tatepjeten!
Merret me Banken Bujqesore Nazarkua duke e trajtuar problemin ne nivelin e perralles,ndersa nuk ia mban dot te merret me katrahuren kriminale,se sa deme kolosale i jane shkaktuar financave te shtetit me ate qe sipas raportit te BB ne Shqiperi 50% e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
Keto shifra te tmerreshme vertetojne se shteti ligjor nuk ekziston,se administrata publike eshte e rrenuar,se demokracia eshte e mbytur dhe se te gjitha keto kane bere te lulezoje korruupsioni dhe populli te jetoje ne mjerim te thelle!
Ja ku jane MILIARDAT Nazarko e jo tek Banka Bujqesore!
Nga ana tjeter,thellohu nje here Nazarko se sa deme kolosale i shkaktohen arkes se shtetit me privatizimet antiekonomike te te gjitha sherbimeve shteterore,vecanerisht ne shendetesi etj,kur keto mund t’i kryente vete shteti ashtu sic i kryente edhe shteti komunist!
Por ketu eshte e keqja,se po t’i kryeje vete shteti,po pushtetaret si do mbushin xhepat?
Jane bere PPP si objekt loje nidis politikaneve dhe analisteve,por askush nuk i ka hyre se per cfare arsye shteti u dashka te behet partner me privatin ne ndertimin e nje rruge,kur investitor eshte vete shteti i cili edhe duhet te jete kontrollori i vetem i zbatimit me korrektesi te ketyre projekteve sepse eshte ai qe derdh milionat!
Por jo!
Ne se shteti nuk do jete partner me privatin,atehere nuk del gje per xhepat e pushtetareve!
Bile keshtu edhe privati e ka me te thjeshte sepse as shteti nuk do ta shterngoje shume se vetem keshtu do dalin edhe milionat per ate vete!
I keni venme re se sa here plasin skandalet ne tendera,koncesione apo PPP nuk del asnje minister apo drejtor t’i mbroje,por dora vete vetem kryeministri Rama,qe si shqiponje u hidhet gazetareve,sic beri pas tenderit mafioz te Un azes se Re qe iu hakerrye gazetareve duke u thene se :”Ku eshte ketu korrupsioni?”
Dhe ata te shkretet ulen koken!
Doemos se e dine qe jane pjese e kazanit ty groshes!
Nazarko,pse nuk ta mban …bitha te me pergjigjesh?
Zoti Nazarko. Kam konsiderate per analizat tuaja.
Por them para se te replikosh me kryeministrin per problemet e bujqesise, pyete se ke ka minister bujqesie. Nje injorant, qe e fi se bujqesia behet me panaire e seminare dhe jo duke punuar token dhe duke mjele lopen. Sepse ai mjel leket ne keto panaire.
Dhe tjeter. Shume mire ben qe gjen neper arkiva se sa bageti ka patur Shqiperia ne vitin 1936.
Po shiko gjej edhe sa bageti, lope dele, ka patur ne vitin 2013 dhe sa ka sot.
Duke njohur disa grumbullues qumeshti ne Myzeqe, ata me thone. Eshte pergjysmuar sasia e qumeshtit qe ne mbludhnim nr vitin 2013. Si rrjedhim eshte pergjysmuar numri i lopeve ne Myzeqe.
Kete ma konfirmojne edhe veterineret praktike, sic quhen.
Kete thuaj kryeministrit. Ja c’bere ti per bujqesine. E shkaterrove. Ja pergjysmove te ardhurat.
Dhe sot, per turp te zotit, qumeshti vjen nga Maqedonia, Serbia, Kroacia. Para 7 vjetesh nuk importohej asnje liter qumesht.
Dhe sa per bar ka sa te duash Shqiperia. Por duhet te punohet toka. Duhet subvencionuar cdo fermer dhe jo bosat e qytetit qe ngrene stalla e frigorifere .
Kur subvencionohej nafta ne kohe te Nanos, u jepeshin tollona atyre qe kishin sera me ngrohje me kaldaje. Tollonat i shisnin ne karburantin ku i mernin. Dhe nuk i mbillnin fare serat. Kishin me shume fitim nga karburanti. 15 milion leke ne vit. C’u duhej domatja dhe kastraveci. Filluan te gjithe te vendosnin nga nje kaldaje te prishur ne sera. Sa te mernin parate.
Vetem ne kte vend qe quhet Albanistan gjithe injorantet pa shkolle kane nje dritare dhe te orientojne dhe te japin mendt per politika ekonomike bujqesore fiskalee me radhe. Ky tipi Nazarko me shkolle te mesme tha se i cau bythen Enver Hoxha qe sberi shkolle dhe keto lloj tipash dalin ne kete kohe dhe te cajne bythen per thene s cfare duhet bere qe te kemi zhvillim. Ky vend sundohet nga injorantet ndaj sbehet ky vend dhe po iken per lesh
Degjo ti qe shkruan me pseidonim.Zakonisht nuk u pergjigjem torollakeve te kallepit tend.Te shpetim nazarko personal blog do mesosh dhe cfare shkolle kam.Pastaj ha cte mundesh
O Shpeto paske kohe te lecitesh dhe komentet e dynjase neper bllogje?. Pupupu. Mos morr burre leri njerzit te shprehin mendimin e tyre, qofte dhe hajvanllek. Edhe ti mejtimin tend shprehe per bagetine dhe bujqesine tone. Po harrove Sali Protopapen qe na shton e na mbareshtron te uruarat bageti. Zamet o Sali Efendi ….prapranicen
Eh more i mjeri ushtari rezervist Nazarko!
Sapo te tha anonimi me siper se je pa shkolle kerceve perpjete,ndersa problemeve qe te shtrova une me lart,qe jane [robleme madhore per tere popullin heshte!
Ketu tregon veten se nuk behesh merak per popullin,por per vete!
Te kam njohur me kohe,por sot te njoha me mire!
Jo jeni gabim të gjithë ju që thoni se ky vënd sundohet nga injorantët. .sundohet nga tradhëtarët duhet thoni. .edi po e thotë hapur. .ikni sa më shumë shqiptarë. .ikni në emigracion. .madje edi po bisedon me grekët për dërguar fuqinë punëtore në ndihmë të grekëve. .në vënd që t’u bëjë thirrje fshatarëve të kultivojnë tokat e tyre vete dhe u thotë o burra të ndihmojmë grekun. .hajde kryeministër fyell hajde ..kështu dërgoi edhe atë ekipin e mjekëve drejt Italisë thua se ua kishte plotësuar kushtet shqiptarëve. .
Po ky kryeministri jot sikur i ka nja 7 vjet o Nazarko. Pa le se i ka dhe me Timon e Tepsi e ti qe na hiqesh si i drejte je vetem ham ham i tij.
Banka qe investojne ne agrikulture ka sa te duash,puna eshte 7501 dhe ligji mbi pronesine qe jemi kaq mbrapa fqinjeve.
Je bo gjithollog o Nazarko! Ne fakt ke rjedhur ca, por e ke nga mosha ndaj mo u merzit. Rendesi ka qe te pelqen vetja, po se edhe po shkruajte budallalleqe nuk eshte fundi i botes. Edhe saliu kohet e fundit ka shkare fare. Moshe me e vjeter se ty eshte ai, ndaj ngushellohu.
I dashur Nazarko,
mos i defomoni faktet .Nuk thashe e shita. Banka Agrare nuk eshte shitur 1 dollar, por kishte falimentuar.
Cdo banke me mbi 90% kredi te humbura dhe me risk te larte mos kthimit- ligjerisht eshte e falimentuar.
Nqs ju duhet te sajoni nej fakt per te ndertuar nej artikull- kjo edhe moralisht eshte jo e drejte..
Deformimi I te dhenave reale, eshte thjeshte nie deshire jo positive.
Ju uroj ti kaloni lehte keto dite jo te lehta.
Arbeni
I nderuar z. Arben! Kush e falimentoi Banken Agtrare? Ta them une: Shtepia prishet nga brenda, ate Banke e falimenroi stafi i saj . Kur dikush donte te merrte kredi tek ajo Banke, nepunesi qe qe studionte projektin dhe leshonte kredine donte “pjesen”( e cila ne disa raste kapte gjysmen e kredise). Keta nepunes te asaj banke ishin nepunes qe pagueshin nga qeveria, qeveria i bente sehir ketij krimi i cili u krye nga brenda Bankes. Rezulati ne fund ishte falimentimi i i saj. Qe te mbash nje Banke ne pune me fonmdet e shtetit, me teper Banken Agrare kaq te nevojshme, kerkohet pergjegjshmeri. Ne se nje Banke me kapital shtetror falimenton duhet te shkojne ne gjyq pervec drejtorit te saj, kryeministri dhe ministri i linjes. Nazarko u rrit ne nje rajon shume bujqsor, dhe ka sensin per me te miren,.C’Faj ka Nazarko se thot Bujqsia duhet te jete dega baze e ekonomise, nderkohe qe ajo eshte e falimentuar? Partia Socialiste, shumice ne Parlamentin e Korrikut 1991, mbeshteti ligjin famekeq te opozites 7501. Koha tregoi se toka duhej dhene ne perdorim, por PS u terhoq dhe ja rezultati eshte ky qe thot Nazarko. Te dy palet e lane bujqsine pa taksa vetem per te fituar votat e fshatit , gje qe solli lenien e tokes djerre. Ku vemi keshtu? Si mund te lihet toka djerre dhem shteti te beje sehir? Kush le token djerre duhet te ketenpenalitete deri ne konfiskimin e saj. Cdo shqiptar i flat tokes tre here ne dite mengjez dreke darke, shqiptaret nuk hane ingranazhe ata duan ushqimm ushqimi del nga toka. A mund ta pranoje njeri ne bote roken djerre? Ne Shqiperi nuk ka patur vizion per bujqsine, te jesh pa vizion per kete sektor jetik, do te thote te jesh pa vizion ekonomik! NATYRISHT VIZIONIN PER BUJQESINE ,NUK E UDHEHEQIN VETEM EKONOMISTET, DUHET SPECIALISTET QE E NJOHiN ATE SEKTOR, POR POLITIKA I VURI SHKELMIN NE FYT TE GJITHE ASAJ ARMATE SPECIALISTESH duke u vene perballe “EKONOMISE SE TREGUT”(!) Le te hame tani ekonomine e tregut!.Kjo kerkohet nga ata qe marrin persiper te drejtojne..
Po mirë,krejt në regull banka falimentoi!Por kam
një pyetje,PSE FALIMENTOI?D.m.th ti paske qenë i
paaftë ta udhëheqish! A dhe pergjegjësi për falime-
timin apo të shperblyen për punën e bëre?
Ububu keta paskan rroitur te tere mo. Ndejtakan si ata pleqte qe ghemoj e kalsmajte me shkop mos u vjedhin kumbllat e bahces. O Arben piramida kaq pa pune paske mbet mo???? Ik mo mbitu ne det mo i vrare….
google.com search shpetim nazorko result ANALIST.search analist, search blogger bloggere. na cate trapin.si sdel i search ka studiu ketu ka botu kete etj etj. boje prove shpetimo beje search emrin tat. lexova tere ket artikull e cna the? po cna e thu neve i here?! 7501 katunaret i boni me toke. une qe kam toke ma kan more katunaret e shteti. me pak llafe une do shkoj ngreqi tpunoj.
Nje analize perfekte! Problemi eshte, a mundet sistemi “kapitalist” shqiptar qe funksionon me ligje komuniste (ligji 7501) ta rinisi nga e para, nga A-ja? Eh ……., atehere lerini hajdutet e pushtetit dhe kasten e tyre te vazhdojne vjedhjen dhe te tjeret, turma e fukarenjve, te shpresojne ne avazin e vjeter.
Ai ligje komunist…7501 i Sali koleres i beri kolonet e Dervicanit qe dikur zbriten ketyre aneve per nje kothere buke….me toka…..dhe sot na pellasin…”autoktonin”….
Ky nazarko na i bllokoi faqet porno?
Nazarko problemi qe ngre eshte shume i drejte por me fal se te them , shkrimi eshte pak i gjate,lodhes dhe perserites.
Nazarko dukesh pak jo profesionist por me shume fshatar i ardhur ne Tirane.
Jo banka bujqesore por e gjithe shqiperia eshte dhene per 1 dollar sepse Nano jeton ne Vjene me pensionin shteteror prej 350 eurosh ne nje vile shume te mire,se Taci jeton ne Gjeneve me 80 milion euro te vjedhura (se e ke dhe bashkefshatar) nga nafta qe i dukej si bajga e fshatit.Saliu,Meta,Rama jetojne shume keq ,vetem se kalamajte i kane edukuar jashte shqiperise dhe banojne ne vila perrallore sa Enver Hoxha duket si fukara para tyre qe s’kane asnje merite politike apo shoqerore.Thjesht shqiperia milet si lope dhe mire behet sepse perndryshe edhe Ti Nazarko nuk do beje kete shkrim qe te gudulis nga mbrapa.Shejtani dhjet dhe ne e hame.
Kjo analizë qe nen zoti Nazarko është shumesakt por ketolloj analizen duhet të bëhen emisione të vazhdueshme këto duhet emis kone siç iprek zoti nazarko
Sapo lexova shifren “4 miliarde dollare per ish Banken Agrare” e nderpreva se lexuari arrikullin. Jo se kete e lexoj si njeri te zgjuar, por thjesht per te pare deri ku shkon injoranca dhe ky eshte perfaqesuesi tipik i injoranteve te deshtuar qe pretendojne se jane mendjendriturit e kombit.
Shkuarja argat ne nje vend si Greqia….qe dikur banoret e atyre aneve vinin ne Shqiperi per kafshaten e gojes…tregon edhe nje here se kush e ka qeverisur dhe mbi te gjitha si e kane qeverisur kete vend….te pakten..pas 1912…..eshte nje tregues i gjalle i realitetit shqiptare….
Fshatari MALAJ ben politike te madhe dhe na del cdo dite ne tv na can menderen…
E ka thene mire BISMARKU qe turkoshaket nuk qeverisen vete…
Dhe te gjithe keta halelistat e vertetojne cdo dite me shkrime,ku tregojne pa aftesine tone te berjes shtet,duke filluar nga ceku bardhe,e deri tek bari qe e beme bar ne Lazarat me kumandar saliun dhe u perhap ne gjithe Shqiperine dhe na beri te famshem.
Te gjithe shajne dhe fajsojne para ardhesit dhe asnje nuk ben dot shtet pervec vjedhjes dhe mashtrimit
Une kam punuar 8 vjet ne Banken Bujqesore…e cila nga 1990 ka ndryshuar disa emra….por sic thote..1.2.3.. me siper eshte ligji 7501…qe nuk te jep mundesi te zhvillosh pronen me kredi….nga banka..
Kur ishim ne nje (seminar ) se nuk po ja gjej emrin ..pif gjerman qe na trajnonte na thonte se ne Gjermani ( nga viti 1996) kredine banka ia jeote komunes dhe kjo e fundit duke njohur kontributin e sejcilit fermer e shperndante dhe i kerkonte llogari per perdorimin……poor eshte ligji 7501..qe nuk e ben te mundur cdo lloj kreditimi e investimi…
do vinteZ.Nazarko.Ti akoma nuk e ke kuptuar qe ne keshtu do terhiqemi zvare ose do ikim me hapin e breshkes se jemi popull jo shtetformus.Mer psh Serbine u nda beri luftra ku eshte tani para nesh.Ben politike majtas e djathtas e do futet ne BE shum me shpejt se ne .Ne nuk kemi politikane por hajdut dhe ata i duam.Me thuaj cili shtet do vinte NARD NDOKEN minister shendetesie? Ekonomisti me i mire te ne dhe te pakten i bejne elozhe ishte PASHKO i cili bridhte ne vlore doke reklamuar cekun e bardhe dhe terapine e shokut e ata qe e vune te pakten te kerkojne falje.Ti ke pasur k/minister Nanon QE me e pakta ishte i papergjegjshem .KUe ke sot?Ne AUSTRIron me parate e vjedhura e nuk e mer kush per zverku e ta sjelli ketu te na tregoj dhe ne si te rojme ne AUSTRI .Sa per A. MALAJ qe shet pordhe gjoja profesor ishte ekonommist i firmave piramidale.Ne fund cfar kerkon z NAZARKO?Kjo eshte SHqiperia e keshtu do rukulliset /.Do me?Edhe nje fakt mos te te lodh .Ministrin e firmave piramidale sot e ke ne banke te ben politiken monetare.O corona ku je eja
Keqmenaxhim ne cdo sektor , ne cdo drejtim…
N q se do vazhdohet qe ministrat apo drejtoret e rendesishem te ministrive dhe te institucioneve te tjera , do caktohen nga dy oligarke, atehere me mut do vazhdoje edhe bujqesia e cdo gje tjeter ne kete vend
Shumesakt sianaliz ezotit nazarko por duhet ti jepni meshum prioritet per zhvillm ekonomik
Te pakten gazetari prek temen tabù qe politikbersit dhe shumica e gazetareve I rreshqasin.Ne se prona ka do te qe kthyer te pronari i ligjshem ekonomia do ishte zhvilluar si ekonomike tregua te lire antagoniste dhe shteti ligjor do kishte themele…Emigrantet do te investonin ne tokat e tyre dhe kompanite serioze tehuaja nuk do ngurronin per te investuar.Evidentimi i pronave publike dhe mos grabitja e pronave shtetrore do te ndalonte vet shkatrrimin e shtetit njekohesisht.Per te gjitha keto pergjegjesi mban Berisha,mbasi shqiptaret I besuan atij.Asnje nuk priste te bente Ndryshimin e sistemit Ruci,Nano etj.Ai mundi te mashtroj dhe ne bashkpunim me mbetjet skorie komuniste e sollen vendin ne faze ne sotme parrugdalje.Ska asgje te keqe pseemigranti shqiptaret,por ata nuk kishin asnje mbeshtetje nga shteti tyre dhe ju desh sh perpjekje te fitonin te drejtat ne Pune etj duke u cilesuar si qytetare te doren se fundit ne Europe,gje e cila perkon me Veset e kultivuara nga politika e Beriishes(Pd+ps)si marrja me me droge e gjithfare shkelje ligjore qe promovoi postkomunizmi.Koha qe mos te fshihen me mbas gishtit bandat politike ,here duke u shtirur sikur zihen here sikur pajtohen,por te bashkpunojne jo nen rrogoz te ndajne fitimet ,por me transparence te bejne shtetin ne te mire te gjithe shqiptareve si dhe te ardhmes se femijve te tyre……
Po zoti Nazarko ! Me kujtove Pashkon me çekun e bardhe dhe idete se ne qeverisim dhe bota ne financon. Kanale kulluese dhe vaditese , vreshta dhe plantacione pemesh frutore , fabrika si teli i Shkodres apo Uik-u i Korçes qe nuk kishte se kush ti administronte dhe te merej me marketingun dhe shitjen e pridhimeve te tyre , u shketerruan ne emer te luftes kundra komunizmit. Çfar tragjedie! Çfar amatorllëku ne drejtimin e shtetit. Çfar papergjegjshmerie per ate qe kishin mare persiper . Dhe sa shpresa ,qe me ne fund komunizmin e kishim hequr qafe ,se ai ishte shkaku qe ishim te varfer dhe nuk ishim si Zvicra. Çfar zhgenjimi !
Nazarko rrespekte : je analisti me realist ne SHQIPERI bashk me Minxhozin , artikull perfekt , tem fare e goditur , nje gje dua te shtoj plus , qe perveç bankes bujqesore , çdo gje ne kte vend e shkaterroj nje teori e vetme e hedhur nga antishqiptaret bastard qe ne fillim vitet 90t , qe kur hyri PDja ne qeveri : teoria te shkaterrojm çfar na la komunizmi dhe mos bejm asgje qe ka ber komunizmi : kjo teori na shkaterroj totalisht , mbas ksaj teorie sa i permendje koprativat Shqiptarve te hidheshin ne fyt , koprativat i ka treçereku globit dhe fermat , fshataret te bashkuar me banken bujqesore perpara esht kjo qe thot Nazarko qe do ishte fusha me e zhvilluar ne kte vend , tmerri koprativave vetem se ato i kish PPSHja bashk me banken bujqesore i katandisi ne lypsa fshataret SHQIPTAR , se e kan parcelizuar vendin dhe nuk bejn gje tjeter vetem ter naten ruajn njeri tjetrin mos e vjedhin , traktori nuk hyn dot , kombajna nuk hyn dot se nuk e lejojn njeri tjetrin dhe tokat rrin djerr, fshataret si lypsa shkojn ruajn delet e grekut , PPSHja o njerez nuk e shpiku nga mendja e saj shtetin , por kopjoj dhe mori gjerat qe i interesonin ne ter shtetet e tjera , panvarsisht politikes qe ata ndiqnin dhe i pershtati mas menyres vet , PPSHja kishte kopjuar nga shteti Francez , francezet mernin 6 mij franga rrog ne mernim ne at koh 6 mij lek , ne kishim pergjegjes shkalle , francezet ne xhdo shkall kan nje njeri qe jep formacion per komshit ne polici kundrejt nje page , si 90t lekshit tek ne ne at koh , ne vitet 70t ne kishim ne xhdo qender politike ne bllok , apo ne xhdo ndermarje nje televizor , dhe ne franc siç tregojn ne emisione ne ato vite nje kartier kishte nje televizor , pra dua te them qe shteti Shqiptar koprativen e mori nga te huajt por ishte efikase per zhvillimin bujqesor dhe e futi ne funksionim , banken bujqesore shteti SHQIPTAR i kohes PPSHs e kopjoi nga banga kredit akgrikol ne franc , nuk e shpiku nga mendja , por meqe te tera kto i kish PPSHja ne at koh , ne nga inati nuk i vem ne perdorim dhe bredhim si lypsa neper shtete rrotull nesh , kjo esht politika antishqiptarve dhe politikanve alabak te ktyre 30 viteve demokraci , ne komunizmit duhet ti mernim xhdo te mir per interesin ton , se kish shum te mira, perveç politikes meqe nuk na pelqen sot , keshtu do ishim ne europ , gjithmon nese nuk do na drejtonin llumi kti populli ne politik dhe antishqiptaret me te peshtir, qe na kan drejtuar kto 30 vjet rrumpallhane.
O Dod po ato nuk ishin kkoperativa franceze, por thjesht kampe perqendrimi, ku sklleverit duhej vetem te punonin dhe aspak te gezonin. kooperativistet e Enverit linden, u rriten e u mplaken pa pare nje here detin me sy. Prodhonin grure e hanin gjate gjithe vitit vetem buke misri te mykur. Milnin lopet e nuk kishin per vehte qumesht e djath per te ngrene.
Ne kete situate te veshtire pandemie ne Europe, ne bote apo tek ne dhe sidomos ne Greqi si ta kuptojme qe ti bejme thirje shqiptareve per te shkuar puntore bujqesie e blektorie ne greqi.Ne pame javen e kaluar kur me qindra shqiptare emigrane donin te ktheheshin ne atdhe, apo jo???.Veprime kontradiktore.Duhet punuar per vendin tend e jo per te huajt ne greqi ,itali etj
Nazarko ti vet ke mend sa ka Pandeli Majko prandaj dhe Mero te nxjerr ne gazete te tij. Po kete punen e ligjit 7501 e di me mire daj Semi. Ishte ish ambasadori SHBA Rajerson ai qe ne emer te qeveris se vet imponoi pozite&opozite te aprovonin kete ligj. Se na e duan shume te miren prandaj…..?.
Nazarko te ndjek nga Italia ,duhet revolucion jo ai qe thote berisha por duhen zhduk ato legena qe komandojne qe bejne shurren n’breket,me vjen keq qe braktisem ate vend.