Spanja ka regjistruar deri tani 19 478 vdekje nga Covid-19, deklaroi sot Ministria spanjolle e Shëndetësisë.
”Në 24 orët e fundit janë regjistruar 585 vdekje”, tha ministria e sipërcituar, metodologjia e së cilës ka ndryshuar në mënyrë që të standardizohen statistikat e dërguara nga rajone të ndryshme, gjë që ka rezultuar në një ndryshim në bilancet për ditët e mëparshme.
Të enjten, numri i përgjithshëm u rrit në 19 130 me 551 vdekje të reja brenda 24 orësh në vendin e tretë më të goditur në botë, pas SHBA dhe Italisë.
Por, kjo shifër nuk është më e krahasueshme me ato të ditës së sotme për shkak të ndryshimit në metodologji.
Bilanci kombëtar, i cili përfshin vetëm njerëzit që rezultojnë pozitiv me Covid-19, është diskutuar nga disa rajone që pretendojnë se mijëra njerëz shtesë nuk llogariten në bilanc.
Për shembull, Katalonja, numri i të vdekurve të së cilës në bilancin kombëtar është 3 752, sugjeron një shifër prej më shumë se 7 500 të vdekurish.