Ish ministri i LSI: Burg, burg, burg, por druri nuk ka dalë nga xheneti! Kodi Penal ngjan me një ndërtesë që i janë bërë shtesa kati

18 Prill 2020, 12:53Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reguar lidhur me  miratimin e disa ndryshimeve në Kodin Penal, sa i takon  masave ndëshkimore për ata  që thyejnë rregullat në këtë kohë pandemie.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani propozon miratimin e një Kodi Penal tërësisht të ri, për një shoqëri, sipas tij, të re.

Kodi Penal aktual për Manjanin ngjan me një ndërtesë që i janë bërë shtesa kati, shtesa anësore, shtesa ballkonesh e hapje muresh krejt pa strukturë.

Postimi i Manjanit:

“Jo çdo e keqe vjen për të keq”- thotë populli.

Ashtu është në fakt.

Ndoshta duheshin edhe këto ndërhyrjet majmuneske, të drejtë ka dr.Solis, që të kuptohet gjerësisht se Kodi Penal si baza e drejtësisë penale në vend duhet hedhur edhe formalisht në kosh.

Duhet me patjetër një KOD I RI PENAL! Aktuali ngjan me një ndërtesë që i janë bërë shtesa kati, shtesa anësore, shtesa ballonesh e hapje muresh krejt pa strukturë.

Duhet një Kod që të ketë kuptim, të bëjë sens, të ketë llogjikë dhe të jetë i thjeshtë për t’u kuptuar nga kushdo.

Duhet një KOD I RI që të dekriminalizojë dhe jo të kriminalozojë shoqërinë. Një kod që të merret me veprën kriminale jo tek veprimtaria civile. Jo çdo veprim i njeriut është krim, dreqi e mori!

Duhet një Kod i Ri që ndëshkron veprimin jo mendimin. Ndëshkimi i njeriut pse mendon dhe e shpreh atë që mendon, qoftë dhe në telefon apo në bisedë të lirë është i PAPRANUESHËM.

Duhet një Kod i Ri që të vendosë reagimin e shtetit në proporcion të drejtë me reagimin e vërtetë kriminal. Duhet ndarë drejt hallexhiu nga zengjini dhe i forti nga i vobekëti.

Proporcionaliteti është baza e një shteti të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Duhet një Kod i Ri Penal e Procedural që denimi të vijë nga provat dhe jo nga supozimi. Shteti duhet të ketë barrën të provojë, ndërsa individi është i lirë e i pafaj deri sa ti jetë provuar fajsia.

Duhet një Kod i Ri që të ndalojë çdo qeveri e zyrtar shteti të shkelë interesat legjitimë të individëve.

“Druri nuk ka kalë nga xhehneti”, por nga Xhelati!

Kodi Penal duhet të jetë “arma me leje” e qytetarit për t’u mbrojtur nga çdo zyrtar abuzues. Jo më patllakja apo kërbaçi i pushtetit në kurriz të qytetarit!

Nga ana tjetër zyrtari duhet të përgjigjet penalisht për pasojën e veprimeve të tij, jo për rregullat konfuze që ja vendosin eprorët.

Duhet një Kod i Ri që të pasurohet në zbatim vetëm nga Gjykata e PAVARUR dhe jo nga Parlamentarë ledh-shkarë.

Po pa dyshim që duhet një Kod i Ri për të ndarë në mënyrë të drejtë hakën që i takon secilit për atë që bën.

Duhet një kod i shkruar thjeshtë që ta pranojë edhe analfabeti kur tja lexojnë dhe jo një kod me gjuhë druri që se kupton nga të vjen.

Në fakt duhet të ishte bërë një Kod i Ri, por nuk deshën as ta dëgjojnë këtë gjë.

Tani i ka ardhur siraja që të bëhet një KOD I RI. Besoj ndryshimet e fundit duhet të kenë bindur jo më juristët, por të gjithë se kjo që shpallesh kriminel pse del nga shtëpia, ndërsa nxjerrja nga burgu pa vendim gjykate e kriminelëve, të bën “baba të Kombit”, është kulmi i Padrejtësisë e pabarazisë!

Kodi i Ri duhet të jetë pjesë e RISTARTIT të shoqërisë demokratike.

Më çudit që opozita zyrtare as nuk e artikulon këtë gjë. Por ligjet e majmunizmit politik të këtij palo Parlamenti duhen hedhur në kosh, nëse vërtetë duan të sjellin ndryshimin e premtuar.
Nejse, temë tjetër kjo.

Por insistoj: Duhet KOD I RI, nëse duam një shoqëri të drejtë!

#vendikanevojëpërRISTART#

7 komente në “Ish ministri i LSI: Burg, burg, burg, por druri nuk ka dalë nga xheneti! Kodi Penal ngjan me një ndërtesë që i janë bërë shtesa kati”

  1. Timi says:

    Ik mor kurve shiko punet e tua se je askushi per te dhene mend …turp per teben qd boton kete idiot.

  2. a ta shkerdhefsha stanin o ymer gelbaza
    qe e ke shdruar ne hale alla turka
    kujt i drejtohet ky mut mer amon !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. JURISTI says:

    Mos haro dhe pa themele , mjer kush ska leke dhe mbetet brenda kesaj ngrehine qe duhet shembur , lere pastaj provushmerine e fajsise , dhe zbatimin e procedures penale .

  4. Ik or t.. . says:

    Ky na çau trapin me koqllëqet që nxjerr nga goja .

  5. xhela says:

    Ky eshte rrot k*ri komplet….

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Ky eshte bo si Mr. Clean on crack.

  7. Nasi ai qe ta plasi says:

    Ike ti more koke sapllak ashtu sic e ke nga jashte e paske dhe nga brenda,bosh fare,O i dituri i kesaj bote qe i thua te gjitha por dhe vete nuk i beson.Ke shkare o shkret ke shkare.Krkohet doktore per Ylli Shejtanin,por ma do medja sevetem doktor (VDEKJA) mund te meret me kete koke rr…ken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje