Në Fletoren Zyrtare është miratuar udhëzimi për mënyrën e organizimit të akomodimit të përkohshshëm të personave që riatdhesohen si rezultat i gjendjes së shkaktuar nga COVID-19.
Referuar udhëzimit, akomodimi i përkohshëm i personave të riatdhesuar bëhet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Brendshme.
“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, pas evidentimit nga Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) dhe Unioni Turistik Shqiptar (UTSH), përzgjedh strukturat akomoduese ku do të kryhet akomodimi i përkohshëm i personave dhe ia përcjell për miratim Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile.
Shpenzimet e akomodimit të përkohshëm të të riatdhesuarve mbulohen një pjesë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe pjesa tjetër nga personi i riatdhesuar, sipas përcaktimeve të rregullores që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Vetëm për strukturat akomoduese, që kanë marrëveshje me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, do të kryhen pagesat nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, sipas marrëveshjes tip, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij” përcaktohet në udhëzim.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujdeset për shëndetin e personave të riatdhesuar dhe merr masa për respektimin e kushteve që duhet të ndiqen në përputhje me aktet ligjore/nënligjore në kuadër të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Ministria e Brendshme, nëpërmjet Policisë së Shtetit, merr masat e nevojshme për shoqërimin e personave të riatdhesuar në strukturat akomoduese dhe siguron moslargimin e tyre nga këto struktura, sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara në aktet ligjore/nënligjore në kuadër të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Akomodimi i përkohshëm ‘all inclusive’ në strukturat akomoduese, në funksion të këtij procesi, për personat e riatdhesuar përfshin:
a) fjetje;
b) 3 (tre) vakte ushqim;
c) drita;
ç) ujë;
d) ngrohje;
dh) siguri;
e) pastrim;
Pagesa për akomodimin e përkohshëm është 2.500 lekë në ditë për person, përfshirë TVSH-në, nga të cilat 1.700 lekë paguhen nga buxheti i shtetit dhe 800 lekë nga personi i riatdhesuar, sipas vendimit të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile.
Vlera e pagesës nuk mund të jetë më e madhe se 2.500 lekë në ditë për person, përfshirë TVSH-në.
Nëse subjekti privat shpreh pëlqimin, për shkak të situatës, të ofrojë falas akomodimin e përkohshëm për disa individë brenda struktures së tij, Agjencia Kombëtare e Bregdetit bën zbritjen nga vlera e përgjithshme e faturës. Efektet financiare, sipas këtij neni, do të përballohen nga fondet të vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit.
A do ti kostonte me shtrenjte shtetit qe personave te riatdhesuar,tu behej analiza per virusin dhe kush ishte negativ te shkonte te bente karantinen ne shtepi?Konyrolli mund te behej (per zbatimin e karantines) nga cipe ose nepermjet telefonave qe tregojne ne cdo momen ku je.Mendoj se kjo rruge ka pak pune por ,lehteson parat e shtetit dhe te qytetarit.(shuma qe duhet te paguaj qytetari eshte e larte)
Hotelet mbyllen per turistet qe te mos infektohen por u hapkan per kete udhetaret qe do infektojne hotelet por jo te tjeret!
Hoteli me kushte sanitare qe perballoje rrezikun quhet spital hotelor dhe nuk del pazari me 2.500 leka… pa kushte sanitare quhet qender infektive.
Me i arsyeshem nga dy komentet esht komenti i pare.Une mendoj
qe te parandalohet infeksioni ne hotle sidomos per te moshuarit,te cilet ne
nje perqindje te madhe vuajn dhe nga semundje kronike vecanrisht ata qe jetojn
vetem (bashkeshort)te kryenin karantinimin ne banesen e tyre duke zbatuar me
pergjesi zbatimin e rregullave te saje.
Kjo do lehtesonte edhe shpenzimet nga buxheti i shtetit.