Numri i viktimave nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 160 000.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, thuhet se 160 784 persona në botë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 ndërsa numri i rasteve ka arritur në 2 232 456.
Deri tani numri më i madh i viktimave nga COVID-19 është shënuar në SHBA me 39 015 vdekje, e ndjekur nga Italia me 23 227, Spanja me 20 639, Franca me 19 323, Britania e Madhe me 15 464, Belgjika me 5 453, Irani me 5 031, Kina me 4 632 dhe Gjermania me 4 538.
Vendet e tjera me mbi 1 000 viktima janë Holanda me 3 601, Brazili me 2 372, Turqia me 1 890, Suedia me 1 511, Zvicra me 1 368 dhe Kanadaja me 1 470 të vdekur.
Pas shfaqjes së COVID-19 në Wuhan të Kinës, pandemia është përhapur në të gjithë botën. Deri tani, 600 006 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, ndërsa aktualisht ka mbi 1,5 milionë raste aktive që pritet të shërohen.