Shkodra është vatra e dytë në Shqipëri për përhapjen e koronavirusit dhe i pari përsa i takon numrit të popullsisë.
Z.ministri i Brendshëm i komanduar prefekt i ri i qytetit, Besfort Lamallari ka folur në një lidhje skype me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” mbi situatën që shfaqet aktualisht në Shkodër. Sipas tij, gjendja nuk është e njëjta me atë që paraqitej ditët e para të infektimit.
“Situata paraqitet ndryshe. Të gjitha strukruar janë të angazhuara në Shkodër në raport me parandalimin e kësaj pandemie. Nuk jemi entuziastë deri në momnetin kur të shohin një kurb të qëndrueshëm të numrin të infektuarve përballë atyre të shëruarve.
Çelësi i suksesit qëndron tek nevoja për bashkëpunim, me mendimn e përbashkët që jeta normale së shpejti do të vijojë. Çdo aktor lokal dhe qendror është angazhuar maksimalisht për përballimin e kësaj situate”, deklaron zv.ministri i Brendshëm.
Lamallari konstaton një lloj ndërgjegjësimi tek qytetarët kohët e fundit lidhur me zbatimin e masave kufizuese për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
“Lëvizja e këmbësorëve mund të matet edhe në raport me autorizimet. Kërkesat për autorizimet të dërguara në Policinë e Shtetit ose në e-albania tregon një lloj element ndërgjegjësimi. Tani ka më shumë autorizime që kërkohen, kjo është çështje ndërgjegjësimi.
Ju keni parë ndërhyrjen që është bërë në tregun “Zdralë” sepse ishte një burim potencial infeksioni për shkak të hapësirës dhe shumë njerëz dyndeshin në këtë treg duke mos ruajtur distancën.
Dezinfektimet vazhdojnë. Kjo është nëj masë krahas masave të tjera që janë të nevojshme. Qytetarët most ë dalin jashtë kur nuk kanë nevoja të qenësishme”, deklaron Lamallari!
Kush ju tha qe Lamallari eshte komanduar prefekt ? Me c’akt?
Ate dite qe ti erdhe shkodranet thirren:erdhi Mesias!Kishin kohe qe prisnin!
Ore ne e kuptojme dhe e dime gjendjen ne Shkoder se shkodranet nje mendje kane pasur dhe ate kane: te mbytur gjer ne gryke por gishtat dhe kembet perpjete i mbajne duke veshtruar se mos ngjallet dr. Vdekja. Po merrni ndonje mase per ata te shkrete qe jane me te vertete njerez dhe jo bageti si i biri Zefit me shoke e shoqe.