Edhe Kasandrat tona vuanin nga dënimi për të mos iu besuar

20 Prill 2020, 15:21Rajoni TEMA

Nga Azdren Shala

Kasandra është figurë  mitologjike, e bija e princit të Trojës, Priamit, të cilës perëndia Apollon ia dha dhuntinë për ti parashikuar gjerat, por që në të njëjtën kohë e dënoi që të mos dëgjohej kurrë për të gjitha gjërat që ajo parashikonte. Kështu Kasandra ishte dyfish fatkeqe: nga njëra anë ajo sheh fatkeqësinë që do të mbërrijë, dhe nga ana tjetër nuk mund të bëjë asgjë për ta penguar.

Në shoqërinë tonë nuk kanë munguar kasandrat të cilat për vite me radhë na kanë paralajmëruar, që në Kosovë po kultivohet një klimë politike ekstremiste dhe përjashtuese deri në mohimin edhe të vlerave bazike të kësaj shoqërie, siç janë liria e fjalës dhe e mendimit, demokracia, e deri tek mohimi i fondamentit të kësaj shoqëria siç është simbolika e UÇK-së dhe ushtari i saj, qoftë invalid apo dëshmor. Për ata që shpëtuan shendosh nuk po flasim fare meqë shumica e tyre sot janë shpallur tradhtarë e kriminelë nga gjyqet e modeleve totalitare të cilët operojnë me të vërteta absolute.  Pa dyshim, po flasim këtu për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Për fatin e tyre të keq, edhe Kasandrat tona kanë vuajtur nga dënimi duke refuzuar ti dëgjojmë paralajmërimet e tyre, uroj që të mos e vuajnë dënimin e pamundësisë për ta parandaluar të keqen.

Deri më sot, janë kaluar si asgjë thirrjet për vëllavrasje, thirrjet për shpallje tradhtarësh e dekorim patriotësh, janë kaluar si pa gjë të keqe edhe zërat brenda VETËVENDOSJE!-së për racizëm e antisemitizëm, thirrjet homofobe e shumë gjera tjera. E gjithë maskarada e shpërfaqur me vite e këtij popullzimi inkluziv ku aderojnë grupe të ndryshme ideologjike, sot e arriti kulmin kur një militant, mbase edhe i radhëve të treta, kjo nuk ka rëndësi, por produkt tipik i retorikes ekstremiste të VETËVENDOSJES, në përpjekje për ta mbajtur të paprekur kultin e liderit dhe partisë së pagabueshme, bëri thirrje në adresë të një invalidi të UÇK-së, duke u shprehur, “trus b…. në karrocë, kalbu”, vetëm pse invalidi i luftës kishte shprehur refuzimin e tij për tu testuar me teste të ardhur nga Serbia. Ky duhet të jetë fundi. Për çdo tolerancë të mëtejshme, rrezikojmë të përjetojmë edhe fatin e dytë të Kasandrës, pra, pamundësinë për ta ndaluar të keqen. Ky veprim i tij nuk është rast i izoluar, as veprimet tjera që i kemi parë deri më sot. Jo,  këto janë produkte tipike të një fare e cila është kultivuar për këto pesëmbëdhjetë vite brenda hapësirave të VETËVENDOSJE!.

Të gjithë ata të cilët e ndjekin verbërisht liderin suprem, tek i cili tashmë e kanë mishëruar të vërtetën historike dhe si të tillë i kanë dhënë mandatin që ta çojë historinë deri në fund, deri në realizimin e plotë të shoqërisë sipas modelit të tyre, nuk kursejnë mjete për ta arritur qëllimin. Të gjithë janë të pajisur me devizën e lojës, i vogël e i madh, grua e burrë, aktivistë e udhëheqës e kanë të qartë porosinë: kujdes nga vrasja e ndërgjegjes, mos u ligështohuni! Nga eksplorimi brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk është e vështirë të kuptohet që njerëzit aty ia kushtojnë jetën përmbysjes me çdo mjet të rendit shoqëror, me dhjetëra ligjërata që bëhen aty, nuk gjen asnjë fjali për tronditje ose pendim që shkakton dhembja e dëmtimit të tjetrit, prandaj, “trus b…. në karrocë, kalbu” nuk është thjeshtë një reagim instiktiv dhe i pa menduar, por është një konstrukt i ndërtuar me vite dhe i shpërfaqur nga njerëz që nuk dinë gjuhë tjetër dhe janë të paaftë ti kuptojë pasojat e veprimeve të tyre. Thjesht, shtypë komandën dhe aktivizohu.

Modeli që po na shfaqet çdo ditë e më tepër nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, siç do ta quante Emilio Gentile, merr përmasat e një feje të politikës. Kështu lëvizja shpallë haptas të besuarit në pjesëmarrjen aktive të individit dhe masës, duke iu referuar joracionales si energji mobilizimi politik, në kundërshtim me ideologjitë racionaliste. Na e solli në pushtet mendimin mitik, duke u deklaruar zyrtarisht se është e vetmja formë e përshtatshme kulturore dhe politike për masat të cilat janë të paafta për nga natyra për çfarëdolloj forme të qeverisjes (për hir të së vërtetës fillova të besoj se e kanë mirë për disa gjera). Nga ana tjetër, sikurse besimtari që ia atribuon çdo të mirë Zotit dhe çdo të keqe djallit, edhe aktivisti militant njëjtë të gjithë të mirat ia faturon liderit suprem, i cili është çdo herë i angazhuar kundër forcave djallëzore. Kështu, “Trus b… në karrocë, kalbu” thirri një militant kur u refuzua një vendim i Qeverisë Kurti nga një invalid i luftës.

Sot, kasandrat kanë nevojë për priftërinj sikurse prifti Laokoont, i cili iu bashkua paralajmërimit të Kasandres se nuk duhet futur Kalin e drunjtë. Kur ai këshilloi, të digjet kafsha e madhe prej druri, dy gjarpërinj shfaqen nga dallgët e detit dhe e mbysin priftin së bashku me dy djemtë e tij. Shpresoj  dhe uroj që Lëvizja VETËVENDOSJE! në vend se të lëshojë gjarpërinj nga kasollja  e saj për ti mbytur zërat që ndjejnë rrezikun e paralajmërimit, siç ka bërë deri më sot, në vend të  kësaj të reflektojë dhe ta zbusë retoriken e saj ekstremiste në mbrojtje të qëndrimeve të veta.

3 komente në “Edhe Kasandrat tona vuanin nga dënimi për të mos iu besuar”

  1. Baliu says:

    Paralajmerim i se keqes per hajnat e kriminelat? Pse hajnat e kriminelat duhet te jene te paprekshem, derisa ata vet nuk lejne gje pa prekur. Te gjitha shtetet perreth i kan denuar e burgosur udheheqesit e vet me te larte qe kan bere keqperdorime. Pse ne Kosove duhet te jet ndryshe? Perkrahja ndaj LVV tregon se populli nuk pajtohet me “parajsen” qe ua ofrojne hajnat dhe kriminelat. Nuk po shitet me ajo parolla armiqesore: Kerko “jete me te mire” jasht atdheut, apo edhe jasht kesaj bote. Miqet po thojne krijo jete me te mire ne atdheun tend. Me lehte eshte qe nje grusht hajna e kriminela te kerkojne “jete me te mire” jasht atdheut, sesa i tere populli. Le te “vuaj” populli me LVV, mos e qani, edhe populli ka te drejt te gaboj, jo vetem ju.

  2. Ilirikum says:

    Enveri i Shqiperise takoi vetem nje here 1 agjent Serb ne vitin 1940 dhe volli vrere 50 mbi vjet mbi popullin e tij, po Albi qe ka bere burgun serb cfare i ka ndodhur qe sillet si jashtetoksor. Se Mara serbe arriti i dha mende Sulltan Mehmetit kur pushtoj Kontandinopojen, dhe jo me nuk i kane dhene Albinit.

  3. Gipa says:

    Mo bre Asdren mos ia fut kot me kete lloj propaganda ti po bahesh ne anen e sekeqes tue marr nji rast e pa e marre te gjithe ngjarjet dhe ndodhit cfar kan ndodh ne kosove. Sikur ti ka propagand shum por nuk do te ia arrini qe te ndalni ligjin dhe drejtesin dhe ata hajdut qe ti i mbron dhe bashk me ta edhe shoket e tu vendin e kan ku duhet dhe popullit te i kthehet e vjedhura dhe me kot e ke se populli e din kujt ti besoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje