Nga sot, një numër i madh biznesesh do të mund të rifillojnë aktivitetin e tyre, përmes praktikave të rrepta të kufizimit të përhapjes së Covid-19.
Lista e bizneseve përfshin një sërë aktivitetesh bujqësore dhe ato të tregtimit me shumicë dhe pakicë të pothuajse gjithë produkteve.
Do të rinisë tregtia e veshjeve, e mishit, peshkut, elektroshtëpiaket, automjeteve dhe pjesëve të automjeteve, kafshëve, bimëve etj.
Do të vazhdojnë të mbeten mbyllur baret, restorantet, parukeritë dhe shërbime të ngjashme që veprojnë përmes kontaktit të afërt të stafit me klientët.
Ministria e Shëndetësisë ka imponuar kushte të rrepta sigurie për kompanitë, të cilat duhet t’u sigurojnë punonjësve kushtet e duhura, për të mos u infektuar nga koronavirusi.
Te gjitha bizneset e listes jane jane kryesisht biznese prodhuese dhe ushqimore qe kane funksiounuar normalisht gjate gjithe kesaj periudhe, qe do te thote qe tregetia me perjashtim te ushqimeve dhe porosite online vazhdojne te jene te mbyllura. Pra ne praktike shumica dermuese e njesive te shitjes do te vazhdojne te jene te mbyllura.
Bile dje ne darke kryeministri nga frika se propaganda se “ekonomia po hapet ” mund te krijonte pershtypjen e gabuar se shume biznese mund te hapnin njesite e tyre tregetare te henen ne mengjes , u kujdes te paralajmeronte gjoba dhe masa represive per ata qe do te guxonin te hapnin njesite e tyre tregetare.
Nese masat shtrenguese ishin ndoshta te detyrueshme kur filloi perhapja e virusit, tani pas 5 javesh ne kushtet kur perhapja e virusit ka qene shume e kufizuar ne Shqiperi si per shkak te masave shtrenguese por ndoshta edhe per shkak te njefare imuniteti te popullsise Shqiptare, keto masa po kthehen ne nje makth per popullsine dhe sidomos per biznesin i cili me taksat qe paguan mban te ndezur motorin e Shtetit Shqiptar. Nese biznesi nuk fillon pune menjehere pagesa e taksave do te bjere ne menyre drastike dhe motori i shtetit do te shkoje drejt mosfunksionimit.
Daljet ne televizor 3,4 here ne dite te kryeministrit nese fillimisht ishin te domosdoshme per per te bindur Shqiptaret te zbatonin masat e kerkuara nga qeveria, tani po kthehen ne bezdi per qytetaret dhe burim memesh dhe barcoltash. Nuk perjashtohet qe po qe se keto masa vazhdojne akoma mund te kthehen ne nxitese te pabindjes se qytetareve.
Kryeministri mund ta vazhdoje kete show por ndikimin do ta kete vetem tek militantet e tij dhe jo tek pjesa intelektuale e pavarur e popullsise e cila ne shumice dermuese e ka perkrahur deri tani por qe ka filluar te mos e aprovoje me kete lloj shfaqje pa fund.
Mendoj se kryeministri duhet te hape teresisht biznesin dhe te vendose masa mbrojtese te cilat jane te thjeshta.
1.Mbajtja e detyruar e maskave kur del nga banesa.
2,Zbatimi i masave mbrojtese nga te gjitha njesite prodhese dhe tregetare
3.Sanksione ligjore kunder atyre qe nuk i zbatojne keto masa.
Jeta do te vazhdoje normalisht por nen masa mbrojtese te detyrueshme.
Kjo eshte zgjidhja me e mire per momentin ne te cilin ndodhet vendi. Te tjerat jane teprime te pakuptimta.