Gjendja e fatkeqësisë natyrore do zgjatet deri më 23 qershor

20 Prill 2020, 19:04Politika TEMA

Qeveria ka propozuar që të shtyhet gjendja e Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor.

Propozimi u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama, në një dalje për mediat, i cili pyetjes së qytetarit, iu përgjigj: “Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit”.

Propozimi pritet të miratohet në seancën e radhës të Parlamentit.

Ndërkohë që shtyrja e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore do të thotë se edhe masat e marra do të vijojnë që të mbeten në fuqi.

Shqipëria shpalli për 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin për shkak të situatës nga koronavirusi më 24 mars, e ndërsa ditën e sotme është propozuar edhe shtyrja me 2 muaj.

1 komente në “Gjendja e fatkeqësisë natyrore do zgjatet deri më 23 qershor”

  1. rush says:

    Gjendja duhet te zgjatet deri sa te doje lepurushi I vogel I shout Rana,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje