Koronavirusi sjell kolaps në tregun e naftës, një fuci shitet nën 1 dollarë

20 Prill 2020, 20:53Bota TEMA

Kemi dëgjuar shpesh herë në dekadën e fundit alarmin mbi të ardhmen e naftës, burimet e të cilës mund të shteronin nga një moment në tjetër. Një alarm i kuptueshëm, nga momenti që shoqëria globale lëviz dhe përparon falë atij karburanti, dhe në situatën ku në vitin 2008 me krizën financiare, fuçia kapte pothuajse kuotën e 150 dollarëve.

Sidoqoftë, ajo që mund të thuhet ditët e fundit është që jo vetëm sasia e naftës është e madhe, tek vendet prodhuese, por që kriza e pandemisë e ka ulur çmimin në nivelin më të madh të regjistruar ndonjëherë.

Indikatori Wti, që vlerëson naftën amerikane, dje ra me 40%  duke shënuar vlerën 11 dollarë për fuçi, dhe sot po shënon rekord negativ duke u ulur poshtë 1 dollarit. Mund të thuhet se nafta amerikane, të paktën ditën e sotme, ka humbur çdo vlerë.

SHBA përmes teknikave të avancuara kanë filluar të prodhojnë në territorin e tyre një sasi më të lartë nafte, duke u shndërruar në një prodhues global, pothuajse i pavarur nga Lindja e Mesme. Por në uljen marramendëse të këtyre ditëve shkaku është vetëm një, bllokimi i pothuajse çdo aktiviteti nga pandemia e koronavirusit.

Me fabrika, automjete, aeroplanë që si asnjë herë më parë janë detyruar të fikin motorët për muaj të tërë, sasia e naftës në stok është tashmë e papërballueshme për Shtetet e Bashkuara. Mungojnë, faktikisht edhe vendet e magazinimit, nga momenti që ato ekzistuese janë tashmë plot.

Këtyre problematikave i shtohen situata globale, ajo e ndikuar nga pandemia, por edhe “fërkimet” e shpeshta të dy nga prodhuesit më të  mëdhenj, Rusia dhe Arabia Saudite, në lidhje me “prerjen” e prodhimit, e domosdoshme për të mbajtur çmimet e indikatorit BRENT, atë ndërkombëtar, në një kuotë të arsyeshme, që e bën të leverdishëm prodhimin.

5 komente në “Koronavirusi sjell kolaps në tregun e naftës, një fuci shitet nën 1 dollarë”

  1. Ben says:

    Lajm i mire ndoshta nga 2025 do ndihet edhe ketu ulja e cmimit ne treg…se po u ngrit cik ne tregjet boterore..te nesermen ne mengjes ngrihet ketu?

  2. Tarasi says:

    po ne shqiperi pse nuk ulet nafta? apo ne shqiperi drejtojne kurvat

  3. Fol Shqip says:

    Fuçi I/e dashur, jo fuqi.

    1. Dara says:

      Joooo ( fol shqip), fuqi eshte fiks, ka te drejte shtypshkronjësti per dipllomen qe ka perfituar me mik

  4. Qekiqi, çershia says:

    A eshte nje fuqi nafte apo nje fuçi nafte or taj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje