Kryeministri-Presidencë s’po “respektojnë” distancën fizike, Basha s’del as në fashën e pensionistëve! Mos ka ndodhur ndonjë gjë andej nga bulevardi, mor amani

20 Prill 2020, 17:36Politika TEMA

Nga Artan Hoxha

Ndërsa ajri mbi kryeqytet, per shkak te karantinimit dhe koronavirusit eshte pastruar si asnjehere me pare, atmosfera politike ka ndonje jave qe eshte bërë më e mjegullt se kurrë (!)

Paqartesi e qartë aty lart, që krijon pështjellim këtej poshte.

Nga qeveria, I MADHI, ushtria e rrjeteve sociale nen hyqmin e tyre, nuk po duket asnje sulm, asnje akuze, more asnje ironi e vogel per be, ne adrese te presidentit Meta!!!

E njejta gje dhe nga ana tjeter. Kane heshtur si me magji, kryekomandanti, shtabi i tij presidencial, more po ska asnje cicerime, as nga zyra e shtypit e tij, kunder kryeministrit kryediktator, kunder grushtit te shtetit ndaj kushtetutes, kunder kapjes se Ramaformes.

More, më ka marre malli për një status vënçe, nga ato drithërueset e Tit Vasilit. Rilindasve hazërxhevap, Elisa në qeveri dhe Taulanti ne parlament, duket sikur u eshte lagur baruti dhe topin që qëllonin presidencen, e ka mbuluar guna e lagur, e Tedi Blushit!!!

Ore, çfarë behet keshtu?!

Ç’është gjithe kjo dashuri, në kohë koronavirusi?!

Ku vajti gjithe ajo urrejtje, betejë finale, lufte kunder narkoshtetit dhe palopresidentit!!

Ndersa gjitonet e Bulevardit “Deshmoret e Kombit”, kryeministri-presidence, po shijojne karantinen duke mos respektuar distancen e afrimit fizik, lideri opozites, Lulezim Basha, i ka marre aq seriozisht masat e izolimit, sa eshte mbyllur ne vilen e tij dhe nuk shfaqet, as në orarin e qarkullimit te pensionisteve, dhe as ne orarin e qarkullimit te nënave me femije…

Cudi e madhe, diçka po zien, nën rrogoz.

Vetem aman, aman mos na beni ndonje surprize te pabërë nga ato që dini te beni vetem ju, jo per gje, por nuk na mban as zemra, as nervat…

Per hajer na dalte!!

 

12 komente në “Kryeministri-Presidencë s’po “respektojnë” distancën fizike, Basha s’del as në fashën e pensionistëve! Mos ka ndodhur ndonjë gjë andej nga bulevardi, mor amani”

  1. Lek mirakaj says:

    Nuk do çuditesha sikur nje dite te bukur kryeministri te propozonte presidentin edhe per nje mandat te ri.Nga njehere behet” lufte”qe te ngrihet pazari.,e me moralin qe kane politikanet tane ,nuk do ishte aspak çudi qe pas nje pjate me ngjalla e nje shisheje me vere “franceze”ti shohim ne krahet e njeri tjetrit.Sigurisht per te miren e popullit!

  2. Noli says:

    O Tan Hoxha nga gazetar inteligjent investigativ qe ishe je kthyer ne ironik bajat me batuda pa vlere.
    Je trashur shume. Ke nderruar profesion apo e ke nga izolimi. Ky format nuk te shkon fare. Investigimet tuaja ishin shume interesante.

    1. kafe e hidhur says:

      pse cnuk te pelqeu zotrote???tu ofendua organizata?ste ben as ty pershtypje qe nga emertime me liber shtepie u kalua ne dashuri ne koherat e koleres me kolerat…

  3. Daku says:

    Ke ngel pa pune Koktul. Pranaj flet si e jema e Zeqos ne maje te thanes. Nga frika se mos te harrojne njerzit del e flet karrliqe, kryesorja te jesh i pranishem ne media.

  4. Olimpia says:

    O Artan….luhet me jeten e njerezve,Jo me perrallat e tua te bacifondeve te periferive.Ne se ne kohe pandemie do te vazhdohej me stilin kosovar,do te paguhej me njerezit me jete njerezish.Si gazetar hetues besoj se e di qe Shqiperia me Italine eshte e lidhur nga mbi gjysem milioni shqiptaresh residente dhe mijra udhetime te nedrsjellta ne jave.Mjaftonte kjo e dhene per krijimin e nje situate te rende.Dhe ne Ballkan vetem Shqiperia dhe Rumania Jane te lidhura me numera te medha me Italine.Prandaj vepruan drejte qe moren masat e para te forta shternguese.Nderkohe ne se Meta do te vazhdonte stilin e dy marsit,rrezikonte gjera te tmerreshme per vehten dhe familjen.Por edhe Basha e ka bere nje ,,heroizem ,,nuk ka ndjekur stilin e doktor mortjes.Nuk eshte pak per nje loder ne duart e Berishes.

  5. Gopisti "21 Djetorit" says:

    Dy gazetare ka sot Ballkani,
    Klodiana Lala, dhe Artani.

  6. LANI says:

    Noli , e ke thene shume bukur .
    Artan Hoxha duket sikur e ka vella Ylli Manjanin ham ham ham por nuk ja var njeri .
    Nuk e di nuk ke me nivel ne shkrimet e tua .
    Jep more vella ndonje mesazh te bukur qe ti gezosh njerezit dhe jo shkrime pacavure qe vetem ulin intelektin tend.

  7. Pelioni says:

    O Tan Hoxha më fal po në këtë situatë të kërkosh luftë politike do ishte naiviteti më i madh për cilindo nga palet,prandaj gjukoj që dhe ju nuk keni pse habiteni.
    Në këtë situatë mendoj se dhe për ju do ishte më mirë që të kontribosh për më shumë solidaritet në interes të jetës,pasi ajo është mbi gjithçka tjetër në këtë botë që po lufton me vdekjen,apo ju ka mbërthyer edhe ju sindroma e Jovan Bregut “Thashë të bëj njëherë edhe unë një anonime”
    Respekte Tani

  8. Dea says:

    Mbase do dalin te tre si “Tre Musketjeret” duke kenduar “E duam jeten ndaj na lini te jetojmeee, o mik, o vella, pak qetesi per shpitin toneee” hahahah

  9. Parti, Sali, Jemi Gati Kur Do Ti says:

    RROFTE SALIIIIIIIIII BERIIIIISHAAAAA

  10. Meti says:

    Dhe e di pse po ndodh kjo or Tançe se te gjithe jane pergatitur per te marre pjese ne ceremonin mortore te doktormortjes!Jo nga hidherimi por shuica do te bindet qe doktor mortja ka ngordhur e bashke me te edhe te gjitha viruset qe ka patur Shqiperia keto 30 vite!Ndaj heshtja ka rene se thone qe do te behet me ftesa e nuk di kerkush se kush e ka fatin te marre pjese ne ate ceremoni mortore te balozit te zi shqipetare!

  11. Plarent says:

    Artan pershendetje! E cmoj shume kontributin tuaj kurajoz ne gazetarine investigative. Objekti i vezhgimeve tuaja ne lidhje me krimin e shoqeruar me te shtena e viktima eshte i vleresueshem nga opinioni. Megjithate gropa me e madhe e krimit eshte grabitja e shqiperise nga Berisha Rama Meta Basha dhe Monika. Keta kane akumuluar me vjedhje aq shume pasuri sa ndihen te sigurt se mund te blejne cdo gjyqtar, diplomat, deputet apo shtetar. Keta politikqener zoterojne ne forma direkte apo indirekte gjithe pasurine e perbashket si minierat baker krom hekurnikel, mermer, inerte, peshkim, transport ajror detar tokesor, fabrika, fasoneri, banka, depozita valute flori ne Greqi, Qipro, Ishujt Kajman, Angli , Hungari e deri ne Afrike. Jane aksionere vendimarres me shumice aksionesh ne kapitale e biznese jashte vendit. Si inteligjent qe je do ishe dhjetefish i vleresuar ne se do te beje nje analize me faktet e sotme te 30 vjet tranzicion me shprese per demokraci dhe pse rame ne gropen e pashprese te korrupsionit. Per kete mjerim qe jetojme paskemi votuar??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje