Hapja e kufijve, Rama: Kjo nuk varet nga ne, të shohim si do të zhvillohen ngjarjet që na lidhin të gjithave bashkë

20 Prill 2020, 14:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se hapja e kufijve nuk varet vetëm nga Shqipëria, por edhe ecuria në vendet e tjera.

 “Në Itali nuk lëviz dot nga një pikë në tjetrën. E dytë në fluturimet që bëhen drejt Italisë për të marrë bashkëqytetarë, është e mundur të prenotohet, por janë shumë pak fluturime dhe për këtë arsye nuk mund të vijnë të gjithë për njëherë. 

Hapja e kufijve nuk varet nga ne, por edhe nga vendet e tjera, pasi ka vende që nuk shkon dot.

Varet shumë nga si do të zhvillohen ngjarjet, që na lidhin të gjithave bashkë. Shqipëria po bën gjërat e duhura, prandaj është më mirë” tha Rama. (TemA)

1 komente në “Hapja e kufijve, Rama: Kjo nuk varet nga ne, të shohim si do të zhvillohen ngjarjet që na lidhin të gjithave bashkë”

  1. Ka dale pislleku sheshit says:

    Shkrimtarit dhe shkencëtari britanik, Charles Percy Snow, shprehet: “Kur kthen kokën pas në histori kupton se, më shumë krime janë kryer nga bindja se sa nga rebelimi.” Është kjo bindje e verbër ideologjike ajo që e ka çuar në buzë të greminës njerëzimin, përfshi sidomos prindërit dhe gjyshërit tanë. Ligjërimi i derisotëm kërcenues dhe frikësues është ajo çka njeh më së miri Kryeminsitri, i cili në shtatë vite në krye të qeverisë duket se nuk e ka kaluar asnjë ditë mitin e kryebashkiakut që ishte për 12 vite, ku beson se një vend mund të bëhet me mbështetjen e një grupi fare të vogël njerëzish, e ku të tjerët janë thjesht numra që duhet vetëm të binden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje