Nga Bedri Islami
A mund të vish në pushtet përmes përpëlitjeve të pazakonta, do të thoja halucinante, duke ndjellë kobin dhe duke e kërkuar atë?
Si është e mundur që njerëz të këtij vendi, që kanë qeverisur sipas radhës, disa nga të cilët të mësuar, e në të njëjtën kohë të dështuar, të mos kenë të paktën vetëdijen qytetare të zakonshme për një të vërtetë që duket tashmë që larg dhe që dëshmon edhe një herë se opozita e tashme nuk është ende e reformuar, por vazhdon deformimi i saj?
Po bëhen disa javë që vendi është në pandemi, e cila, sa është e panjohur, është edhe e rrezikshme; sa është mbarëbotërore, aq është edhe e shtetit tonë, që nuk përballohet vetëm dhe ku e paditura mbizotëron tani për tani mbi gjithçka që dihet.
Në përballimin e saj janë përfshirë mjekë të njohur, disa nga të cilët janë bërë shumë e shumë herë më të njohur se disa ministra anonimë, shumë më të afërt për njerëzit se sa disa opozitarë trushkulur; pastaj , sëbashku me to janë i gjithë personeli shëndetësor, që nga kryeinfermierët e deri tek sanitaret e shoferët, të cilëve kushdo, me pak mend në kokë, u heq kapelen.
Në fakt, në këtë luftë, ata janë qeveria e vetme, reale, e dukshme, e kuptueshme dhe e pranuar nga të gjithë.
Shteti, pavarësisht lëkundjeve, të cilat edhe mund të jenë shkak i padijes, por edhe i autokracisë, po bën atë që bëjnë shtetet e tjerë; ende nuk kanë zbuluar dhe askush nuk pret që të zbulojnë diçka shtetarët tanë që marrin vesh fare mirë nga tenderët dhe PPP-të, por atë që po bën, njerëzit e vlerësojnë të dobishme dhe të duhur.
Këtu mbaron kapitulli i detyrimeve të shtetit. Gjërat maten me shifra, që nuk janë vetëm të tilla: pas tyre është jeta e njerëzve.
Pavarësisht parashikimeve kobzeza të opozitës dhe të “shkencëtarëve“ politikë rreth saj, numri i atyre që po largohen nga jeta për shkak të Coronavirusit është i paktë, megjithëse i dhimbshëm dhe, në të shumtën e rasteve, ai bashkëshoqëron sëmundje të tjera.
Në Shqipëri nuk po ndodh hataja dhe as mrekullia. Po synohet të mbahet nën kontroll një gjendje e imponuar, e cila, dihej nga të gjithë, edhe nga specialistët e opozitës, ish mjekë të saj që, ose kanë lënë profesionin tash 30 vite ose kanë studiuar, por nuk janë diplomuar dhe nuk kanë punuar asnjë ditë në zanatin e tyre. Për më tepër, këto, më të zellshmit, bëjnë “korin” e thirrjes tragjike për më shumë të vdekur, thua se rruga drejt pushtetit është rruga e vdekjeve.
Ish deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia, paturpshëm lëshon budallshëm thirrjen se “në lista mungon një i vdekur, tentuan të heqin nga listat një të vdekur”. Gëzim dashakeqas apo idiotizëm? Askush nuk e di.
Në 2 prillin e vitit 1991 babai i Spahisë së sotëm, po ashtu mjek, dhe mjek i mirë, ndryshe nga i biri, nuk ishte në demonstratën e organizuar nga PD-ja, ashtu si nuk ishte as Pjetër Arbnori e as sekretari i degës, Xhemal Uruçi. Ali Spahia ishte në morgun e qytetit dhe priste të vdekurit. Historia përsëritet në rrugën drejt pushtetit: i biri pret listën e të vdekurve, me aq padurueshmëri sa i ati thuaj 30 vite më parë.
Një ish deputete tjetër, Pampuri, me një tërheqje të pazakonshme ndaj së keqes pret që “ 70 mijë femra të fasonëve janë në rrugën e infektimit”, dhe të duket sikur shikon një njeri që fërkon duart nga gëzimi. Më është kujtuar një nga emisionet e pakta që ndoqa në ditët e para, kur kjo ish deputete, me një përbuzje njerëzore i drejtohej shefit të urgjencës, duke dëshmuar se përse ishte aty.
Kastriot Islami, shkon edhe më tej: atij nuk i mjaftojnë të vdekurit, bënë parashikimin kasadrian se Shqipëria mund të përballet me urinë, do të vdesim për bukë, uria po i troket shumicës së familjeve shqiptare…
Ish presidenti Nishani kërkon me këmbëngulje të vdekur, megjithëse gjithnjë kam menduar se është më njerëzor se të tjerët, por “qeveria shqiptare të kthehet tek transparenca dhe e vërteta, të deklarojë numrin real të qytetarëve që ndërruan jetë me virusin…”, sikur pas kësaj, të gjithë sytë e shqiptarëve do të drejtohen tek opozita, që pasi bëri numërimin, i kthehet fitorja.
Ish shefi i qeverisë, Berisha, në të vërtetë është tërheqësi i këtij mentaliteti në mendimin politik të opozitës. I mësuar të vijë në pushtet përmes dhunës dhe vdekjes, i paduruar për të qenë sërish i domosdoshmi i pushtetit dhe duelisti i dukshëm, pak ditë më parë, me 3 prill, do të deklaronte se “qindra të sëmurë me Covid 19 do të vdesin në shtëpitë e tyre apo spitale duke iu mohuar mjekimi”. Shton më tej se e gjithë kjo përhapje është e qëllimshme, një dëshirë e fshehur brenda tij, për deri sa “ një deputet i PS në Vlorë ka kërkuar të infektohen sa më shumë…”
Një ditë më pas, Berisha, ende në delirin e tij, përcakton se “me qëllim lihen pa zbuluar mbi 1500 për qind të infektuarve me Covid 19 dhe se Shqipëria ka vdekshmërinë pothuaj dyfishin e rajonit”.
Ndërsa në Shkodër, mjerisht, opozita e mundi qeverinë, por edhe qeveria e la në harresë Shkodrën. Shkodra mbetet shembulli më tipik i përçthurjes intelektuale në një rast si ky, por edhe i sundimit të politikës mbi mendjen.
Solla shumë shembuj, të cilat janë vetëm një pakësi e asaj që po ndillet me aq shumë vëmendje, forcë, përkushtim dhe rrëmujshëm nga opozita e tashme. Ngarendja e saj drejt së keqes të kërkuar me ngulm shkon deri në përcaktime se “ testet rezultojnë negativë, por skanerët rastësorë po zbulojnë raste të infektimit me Covid 19”, si përpjekja e radhës për të gjetur të keqen.
Përse ndodh e gjithë kjo? Ka disa shkaqe.
Së pari, opozita ende nuk është çliruar nga sindromi i Berishës ose bashkëjetesa me të keqen. Të gjithë ata që mund ta trajtojnë veten si fajkoj në PD, në të vërtetë ecin sipas gjurmës që lë Berisha. Nëse ai flet për të keqen, ata rendin të gjejnë të keqen. Nëse Berisha rend për të gjetur kufoma, edhe ata rendin po ashtu. Sa më e madhe të jetë e keqja, aq më tepër ka një ndjenjë të brendshme ngazëllimi, sikur përmes kësaj të keqeje mund të largohet Rama nga pushteti dhe të vijnë ata.
Një pjesë e tyre e kanë në vetëdije të dhënën se nuk mund të jenë në listat e ardhshme të deputetëve, të qeverisë..kur të jenë, të pushtetshëm, nëse nuk janë të dhunshëm dhe nuk ndjellin të keqen.
Së dyti, në kupolën e opozitës janë ngurosur disa figura politike , të cilat më shumë njihen për budallallëqet dhe egërsinë e tyre politike e njerëzore, përfitues dhe të lidhur me botën e oligarkisë kur ishin në pushtet, se sa për mençuri dhe gjetje shtigjesh të sakta drejt pushtetit.
Kjo ngurosje e kupolës drejtuese bën edhe ligjin, përcakton rrymën.
Tentimet e herë pas hershme të Bashës për të qenë më komod, më i drejtpërdrejtë dhe më i arsyeshëm, ose do të jenë në kundërshti të plotë me neveritjet e forcës politike që është rrotull tij, ose menjëherë do të ndjehet vërsulja e një lukunie mediale që kërkon edhe ajo pjesën e kurbanit njerëzor.
Për sa kohë që Basha do të ketë rreth vetes alibeajt, palokajt, vokshajt, bardhët, ristanët, dashshehët, pampurët, nardndokajt, spahijtë, voltanët, këto spurdhjakë që nuk po rriten kurrë, dhe jo mendjet dhe njerëz me autoritet, aq më larg do të jetë nga pushteti dhe krijimi i figurës së tij si drejtues i një force politike që synon pushtetin.
Së treti, në opozitën mbisundon mendimi se Rama nuk mund të largohet nga pushteti përmes votës. Edhe Berisha e ka pranuar këtë dhe ai është i sinqertë në rolin e tij politik kur bën thirrje , çdo ditë e çdo natë, për revolucion, dhunë, grusht shteti, përmbysje.
Të tjerët kanë rënë nën sundimin e këtij mendimi. Tani ata kanë gjetur rrugën e vdekjes për të ngjallur përbuzje ndaj pushtetit dhe për të ngritur revoltën, por , në fakt, po bëjnë të kundërtën e asaj që dëshirojnë. Në kohë lufte, si është krijuar psikoza në Shqipëri, dhe këtë e krijoi me mjeshtëri shefi i qeverisë, askush nuk është i gatshëm të ndërrojë qeverinë.
Kthimi i idesë së vdekjes si rrugë drejt pushtetit dhe përcaktimi i së keqes si shfaqje e dështimit nuk është ajo që duhet për të gjetur veten në këtë pandemi.
Ndjellja e së keqes nuk është virtyt, është vesi i një klase politike që duke e kërkuar të keqen, vjen një ditë dhe bëhen sinonim i saj.
Gjithecka e mire menduar e mireshkruar.Por Bedri duhet ta sqarosh mire(e kush ma mire se ti e din kete) se niveli intelektual shume I ulet,agresiviteti I drejtuesve te PD,frika e popullates nga perkrahesit e drejtuesit kryesor te qytetit Shkodres perfaqesues e te lidhur me PS si injoranca e agresiviteti I deleguarit te PD ne Shkoder B.Spahija eshte pranishme kudo.Me nje fjale Shkodra ka frige nga kto lloj vagabonda.Po ashtu edhe policia ka frige nga kto vagabonda.Si mund ti lejonte policia disa nga perfaqesuesit e perkrahesit me agresiv e teper te rrezikeshem te sfidonin policin e Shkodres te thyenin rregullat e ligjet e shtetit te marruna per pandemin e te dilnin me vezet e pashkeve ne rruge edhe kur kisha kishte mbyllun dyert e mesha mbahej me dyet te mbyllura ne shej te ruajtjes se njerezve nga infeksioni I korona virusit C-19 e vecanti zbatimin e ligjeve te shtetit te marra .Po,po Bedri.Injoranca e padija,agresiviteti politik e sidomos fizik e ka mundur intelektualet e te mencurit e dy poleve politike (qe jane jo te vogla) e patjete shtetin ne Shkoder.Me cdo kusht e mendyre duhet te vihet pushteti e autoriteti I shtetit ne Shkoder.Askush nuk e don e nuk asht dakord me at qe ndodhe ne Shkoder e fajtori dihet e ai eshte V.Ademi e B.Spahija e pas tyre PD e ideologu plak matuf I rrezikshem S.Berisha
Ke shume te drejte zoti Bedri.Shkrim shume i mire dhe domethenes.Pd-ke kerkon sot te vij ne pushtet me sa me shume viktima,vdekje,sepse, ajo e ka ne gjak kete metode pune.
Ne pd-ke nuk ka nje njeri qe te jete i saket,por njerz pa din e iman,budallenj,te trashe,agresiv,njerez pylli te eger qe nuk din gje tjeter por vetem vrasje,vdekje,poshtersi,mashtrime,te cilat jane lene trashegim nga nje njeri i vetem,Sali Berisha,i cili eshte vampir e kanibald i pashoq.Mbjellja e kesaj fare te keqe nga Saliu do te ngelet edhe ne te ardhemen,sepse ajo parti ka ne gjirin e saj njerzit me te keq te kombit shqipetar.Prandaj,lufte te panderprer kundra kesaj partie fashiste dhe nuk duhet te vij kurre ne pushtet,se pastaj mjer ky popull.Edi Rama eshte nje kryeminister bashkekohor.
Bedri islami apo islamik si e ke,kur shkruan te gazeta fashiste antishqiptare DITA ,shkruan krejt ndryshe duke e ber lecke edi ramen…
Dhe sulen hienat esadiste komentojne edhe e bejne me lecke edi ramen dhe ferkojne duart berishistet se po vijne ne pushtet nepermjet bedriut qe deri dje e bente lider boteror edin.
Dhe per nje honorar me shume ,se pacavurja DITA nuk ja boton kete shkrim vjen tek tema dhe shane salehun….
A duhet ti besojme keta lloj njerezish qe nuk kane as bindje as parime,por vrapojne pas lekut…
Keto 30 vjet ka aq shume te tille ,qe nga salehu me sigurimsat e pedhit e deri tek soc qe kane ambasador e ministra dhe jane ulur tek prehri i vampirit sali
I nderuar, ky shkrim eshte botuar me pare tek DITA
Thirri mendjes!
Kur rama punon keq, i thotë je keq, kur opozita ben shantazh me vdekjet, duhet thënë.
Te lumte Bedri, por ke harruar disa opozitare lesheliste si Petrit Vasili, Monika Kryemadhi, ylli Manjani dhe qershia mbi torte, Ilir Meta, te cilet se bashku me korin pedeist, perbejne hienat e Shqiperise qe lehin nate e dite per kufoma.
Shume rradhe ke harxhuar per te pershkruar krejt saktesisht idiotsine dhe maskarallekun e nekrofileve te PDse!
Gjithcka qe thua; presja nuk i leviz.
Jam i sigurte se pjesa me e madhe e popullates, e ka te qarte tablone politike ketu ne kete vend fatkeq, ne te cilin forca politike qe lindi si shprese, eshte kthyer ne te kunderten e saj!
Ndoshta qe ne lindje ishte e tille, por shqipot u genjyen.
Tani jo me, nuk genjehen dot.
Ke shume te drejte zoti Bedri.Shkrim shume i mire dhe domethenes.Pd-ke kerkon sot te vij ne pushtet me sa me shume viktima,vdekje,sepse, ajo e ka ne gjak kete metode pune.
Ne pd-ke nuk ka nje njeri qe te jete i saket,por njerz pa din e iman,budallenj,te trashe,agresiv,njerez pylli te eger qe nuk din gje tjeter por vetem vrasje,vdekje,poshtersi,mashtrime,te cilat jane lene trashegim nga nje njeri i vetem,Sali Berisha,i cili eshte vampir e kanibald i pashoq.Mbjellja e kesaj fare te keqe nga Saliu do te ngelet edhe ne te ardhemen,sepse ajo parti ka ne gjirin e saj njerzit me te keq te kombit shqipetar.Prandaj,lufte te panderprer kundra kesaj partie fashiste dhe nuk duhet te vij kurre ne pushtet,se pastaj mjer ky popull.Edi Rama eshte nje kryeminister bashkekohor.
Pse mereni me qenje, te pa pergjegjeshme , ata ate duan , ilac me I mire per ta eshte injorimi , lerini te pelcasin nen lekure, qe t’a marin vesh qe per ta nuk pjerdh njeri .
Duan pusht _et?! PUSHTAT që e morën shqipërinë me PASURI PAFUND, ME RESPEKT NDAJ NJERI TJETRIT, TË BINDUR PARA LIGJIT, dhe ç’bënë?! Vodhën pasuritë, ngritën ” kultin e anarkisë ” dhe nëse ka anarki “lulëzon” çdo e keqe…… Dihen bëmat e UQËRVE TË PUSHT_ETEVE….VJEDHJE PASURIE KOMBËTARE, VJEDHJE NDIHMASH, VJEDHJE E PRONËS PRIVATE, ARMIQËSIM I NJERËZVE DERI NË VLLAVRASJE (MË KEQ SE LUFTA KLASAVE) “SHUARJA” E EKONOMISË KOMBËTARE, PËR TI BLERË PËR ( “PESË LEKË) LULËZOI KONTRABANDA, ” erdhën ” piramidat, 97_ta e ZEZË SI ZEMRAT DHE MËNDJET E TYRE, abuzime me tenderat, narkotrafiku, vjedhja floririt , shitja bregdetit, KORRUPSIONI MASIV, NEPOTIZMI….Gërdeci, VRASJA KUNDËRSHTARËVE BRENDA E JASHT “LLOJIT” 21 JANARI……..ETJ. KËTO i bënë këtij vèndi atë që as pushtuesit nuk ja bënë?! Këto janë PANDEMI 30 VJEÇARE, JOO më keq….
BRAVO !!! Kaq !!
Sa te jene keta dy ndyresyra qe shkateruan partine e shpreses Edi Rama gjithmon do jete ne pushtet. O kafshe qe i votoni, hiqni dore nga keta komuniste qe ja kaluan Enverit, dihet Saliu ne varke dhe Lulja djali i sekretarit te rinise…. Hiqni dore nga komunizmi se 30 vite as Enveri nuk qeverisi….
Z.Islami kjo është koronogrfia më e saktë që bëhet për të infektuarën me covid.19.PD.
Zoti i marrtë në botën e pertejme,që të shpëtojë shqipëria e shqiptaret nga ky virus i pashërueshëm,bashkë me doktor vdekjen,vetëm kujdes se mos doktor vdekja lë litarin jasht ark mortit pasi i ka miqtë e vet varrmihësit dixhital ,dhe pastaj mjerë ky popull.
Zoti B Islami , pretendon se e paska gjetur te keqen , qe shqiperia , ka qene dhe eshte , ne kete gjendie te pa zhvilluar sociale ekonomike e shoqerore . Por me e keqia ,- pretendon zoteria se- , nuk do te kete permiresim as ne te ardhmen ,;nese do te vazhdoje pluralizmi (si e keqia me e madhe ) sipas ketij zoterie . Ky zoteri , ose eshte keq menderisht , ose eshte i mir paguar , me shuma te medha, per diziformime ; kur nuk shiko ka asnje alterrnative tjeter politike –pervec se pushtetit aktual -!.Pushteti , ne te dya rastet problematike termet – pandemi , ka bere me te miren e mundshme ,dhe populli e falnderon , -pa harruar se , — ka bere detyren dhe vetem detyren– , per te cilen eshte ne pushtet . Opozita ka detyren , te kontrolloje dhe te stimuloje pushtetin , te cilen e kryen mir . Kudo dhe kurdohere ka dhe do te kete mendime ndryshe ; por edhe negative , por kjo nuk do te thote se , mendimet e tyre – eklipsojne – gjithe punen kolosale te grupeve politike , ku bejne pjese . Cilido qe kerkon te pergjithesoje elementin negativ , duke shqelmuar e perbaltur , punen dhe mendesine e rreth 50% te popullsise , eshte vegel qorre e dikujt , ose dicka me keq . Si eshte e mundur , tu thurren lavde individeve , kur ne jeten e tyre , nuk ka kurrfar ekulibri te te mires dhe se keqes , per ta , e mire eshte ajo qe i sherben atij , pa e merituar ; dhe e keqe per te eshte ajo qe i jep , secilit hakun . Ju zoterinj , kerkoni nga shoqeria , te merrni te teren –vetem me brrockulla — dhe te mos i jepni asgje per te . Megjithse edhe kete radhe e gjete armikun e popullit , i cili eshte vet populli ,dic’ka do perfitosh qelepir . Meqe te shkon fjala , shiko mos na con edhe ne- popullit – rrogat e uleta , dhe pensionet qesharake . Bej edhe nje shkrim , per kte hallin tone . Zoti te ndihmofte . Faleminderit .