Francë, ulet ndjeshëm numri i viktimave brenda 24 orëve

19 Prill 2020, 22:45Politika TEMA

Franca, gjatë 24 orëve të fundit, ka regjistruar 395 viktima nga koronavirusi, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me disa ditë më parë, kur shënoi rekord viktimash brenda një dite (rreth 1500).

Edhe numri i pacientëve që ndodhen në terapi intensive nëpër spitalet franceze është ulur.

Ministri i Shëndetësisë, Jerome Salomon, deklaroi se janë 5 744 persona në terapi intensive, që do të thotë se numri është ulur ndjeshëm për të njëmbëdhjetën ditë radhazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje