Shkodra është vatra e dytë më e nxehtë në Shqipëri përsa i përket pandemisë së Covid-19. E dyta për nga numri i të prekurve, pas Tiranës, edhe pse në përbërje demografike nuk është as në tre vendet e para sa i përket numrit të popullsisë në vend. Nëse Tirana pritej të ishte një vatër e kuqe, Shkodra, në kushte normale nuk pritej të ishte në qendër të luftës me sëmundjen.
Shkodra nuk ka fluksin e shkëmbimeve me Italinë siç e ka Durrës apo Vlora, nuk është zonë në risk për shkak se Mali i Zi apo qoftë edhe Kroacia nuk kanë qenë vende problematike në zanafillë sa i përket prekjes nga virusi. Edhe pse një nyjë në korridorin veri jug në rrugë tokësore që e lidh me Italinë, numri i personave që kalojnë përmes saj për në itali apo Europën Qëndrore (apo edhe anasjelltas) është shumë herë më i pakët se ai në Durrës, Vlorë apo Tiranë.
Eshte edhe më i vogël se fluksi i personave që kalojnë, qëndrojnë dhe dëfrehen në Korçë, një nyje e rëndësishme që na lidh me Greqinë, dhe se në Gjirokastër apo Sarandë. Greqia në ditët e para të pandemisë në Shqipëri ishte ku më shumë vend në risk se Mali i Zi, nëse marrim si reference vendet kufitare. Sa i përket emigracionit, Shkodra ka një histori normale emigrimi me Italinë, ndoshta edhe më të ulët se Durrësi, Vlora, Tirana, e po njësoj si Fieri, Korca e Gjirokastra që e kanë më të madhe marrëdhënien me Greqinë.
Nëse marrim këtë logjikë të thjeshtëzuar, përse Shkodra i mund në shifra të gjithë qëndrat e mëdha të Shqipërisë, duke qenë pas vetëm kryeqendrës së vendit, Tiranës, që ka edhe trefishin e popullsisë së Shkodrës, shumëfishin e përqëndrimit të aktivitetit industrial dhe tregtar, dhe të shkëmbimeve me të gjithë botën?
Çfarë ndodhi dy javët e fundit në Shkodër që e ktheu qytetin në spital masiv, nëse mund ta quajmë kështu, figurativisht, dhe nuk ndodhi në dy javët e para të karantinës në pjesën e parë të marsit?
Në datën 12 mars qeveria shqiptare vendosi sistemin e karaninës për të gjithë vendin, me të njëjtat masa si për qytetarët e Tiranës, Fierit, Vlorës, Durrësit, Elbasanit, Korcës, Gjirokastrës etj, edhe për ata të Shkodrës. Edhe ndryshimet që pasuan më vonë masat, ishin po të njëjta si për Shkodrën dhe për qytetarët e tjerë të Shqipërisë. Në javën e parë pas kësaj, apo edhe në ndonjë ditë më shumë, masat u zbatuan pothuajse njësoj, me po të njëjtin respekt e po të njëjtat shkelje kudo, edhe në Shkodër. Me qytetarët që ishin njësoj të frikësuar dhe njësoj të çoroditur nga gjëma që po përjeton si Shqipëria edhe pjesa më e madhe e globit.
Frika ruan vreshtin dhe njësoj edhe në Shkodër shumicës i dhëmb jeta e tij, e fëmjëve dhe e të afërmve. Por duket se qetësia e javës së parë trembi edhe frikën në Shkodër. Gjatë kësaj periudhe vendi u përball vërtetë më disa dhjetra raste të prekurish dhe ndonjë humbje jete, por shifrat e ulëta në psikologjinë e shumë njerëzve, nga padija, papërgjegjshmëria apo çfardo arsye tjetër bënë që një pjesë e popullsisë të ulë vigjilencën dhe të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur. E ku gjen më shumë terren një psikologji e tillë se sa në një qytet që është mësuar ta marrë jetën me humor dhe të rebelohet ndaj sistemeve shtrënguese se sa në Shkodër.
Së pari, jo pak njerëz mendonin se virusi për sa kohë nuk kishte ardhur zyrtarisht në Shkodër nuk do të vinte edhe për shumë kohë të tjera prandaj përse duheshin respektuar masa shtrënguese pa kuptim? Si mund të qëndrohet mbyllur?
Çfarë është kjo qeveri që ndan “nirin nga niri” (njeriun nga njeriu në dialektin shkodran) në marrëdhënie normale njërëzore me vizita te të afërmit e ngushtë, për gëzime dhe për hidhërime? Pse nuk duhet me dal pasdite me nda dy fjalë me shokët poshtë pallatit, në rrethinat e shtëpisë apo lulishte? E kur edhe kryetarja e bashkisë qoftë edhe me humor thotë se “na jena t’fort” përballë rrezikut të pandemisë, “e din ma mirë Edi Rama apo Voltana kyt punë”.
Dhe kjo psikologji që u kthye në aleatin më të madh të sëmundjes bëri që qyteti të mos respektojë më asnjë masë, ku më flagranti dhe ajo që inicoi bombën epidemike ishte pjesëmarrja masive në një varrim, e me radhë turrja në rrugë në tregje e kudo, për të mos harruar edhe këndet e cepat e lagjeve e rrugicave apo kafet ilegale.
Çfarë bëri shteti në këtë rast? Pak, shumë pak dhe asgjë. Në Republikën e Shqipërisë, edhe në situatën e fatkeqësisë, shteti e ushtron fuqinë e tij përmes qeverisjes qëndrore dhe asaj vendore. Harmonizimi i bashkëpunimit të këtyre të dyve bën që kontrolli i territorit të jetë pothuajse 100 përqind. Nëse një nga hallkat e secilit pushtet të cedojë, aq më pak do të ndihet fuqia e shtetit në territor.
Në Shkodër në mars kishim një realitet absurd, pushteti qëndror i frikësuar nga pasojat e pandemisë që merrte masa gjysmake dhe pushteti vendor që sillej në kushte normale. Në Shkodër ka 3-4 TV lokale dhe lajmet që transmetonin çdo ditë ishin ato të mbulimit të situatës sikur të ishin TV Kombëtare me kronika për situatën në vend nga raportimet e ministrisë së Shëndetësisë, deklaratat e shumta të Edi Ramës dhe si njerëzit po respektonin masat në pedonalen e Shkodrës, dhe kronikat lokale për investimet e Bashkisë në rrugica, apo zona rurale, sikur pandemia ishte punë e qeverisë dhe Bashkia nuk ka lidhje me të.
Asnjë thirrje dhe asnjë punë në terren me qytetarët për t’i ndërgjegjësuar të paktën për distancim social, kyçje në shtëpi sipas rregullave të vendosura, rregullim të tregjeve, masa për hyrjen, daljen apo ndarjen e banakëve të tregtarëve, mbylljen e tregjeve jo funksionale, ndalimin e organizimit të ceremonive funerale masive, kontrolle për baret e restorantet ilegalë.
Asgjë nga këto nuk do të gjesh edhe sot në TV-të e Shkodrës. Për të vetmen arsye se asnjë punonjës i Bashkisë, nga kryetarja deri te më i fundit nuk ishte prezent në terren për të bërë këtë punë. Një situatë që ishte lënë të rrëshkiste jashtë kontrollit dhe që kur shpërtheu u kthye në një betejë deklaratash me qeverinë deri me kanotacione të thella të ndarjes e përçarjes veri-jug. Edi Rama ka mëkatet e tij, ka cinizmin dhe arrogancën jo pak herë të panevojshëm në komunikim me qytetarët, por Bashkia e Shkodrës dhe Voltana Ademi kanë përgjegjësinë se për çfardo arsye që kanë pasur, të mos bënin asgjë për qytetarët e kësaj Shkodre. Përkundrazi, mosveprimi qoftë edhe me apele publike, jo në FB, por në sa më shumë ekrane do të kishte shpëtuar shumë njerëz të mos ktheheshin në pacientë. Nuk mund të ndahen shkodranët e shëndoshë në të Voltanës dhe ata të sëmurë në të Ramës.
Edhe në Itali ka boll polemika mes përfaqësuesve të qeverisjes vendore dhe asaj qëndrore, qoftë për ndihmat, qoftë për paketat financiare. Por kryetari i Bashkisë së Barit është çdo ditë në rrugë dhe më pas në zyrë, duke përzënë fillimisht qytetarët që gjen rrugëve dhe në parqe dhe duke marrë më pas të moshuarit në telefon për ti ndaluar të dalin nga shtëpia. Kryetari i Bashkisë së Milanos, meqë dikush po përpiqet ta kthejë Shkodrën në Lombardi, doli vetë këtë javë të kontrollonte lejet e njerëzve që qarkullonin rrugëve të qytetit në momentin më të parë që u akuzua se në Milano kishte shumë njerëz në rrugë që s’po e merrnin më në sy rrezikun.
Por problemi nuk do të ekzistonte nëse nuk do të kishte edhe mbështetje, edhe pse jo politike në vend. Pse jo edhe të medias në jo pak raste që opozitën ndaj qeverisë e shohin tek sfidimi i shtetit, duke vënë në rrezik shëndetin e njerëzve përmes atyre që nuk duan as shëndetin e tyre.
Të premten e kaluar një lajm për trafikun e krijuar në një nga daljet e Romës që të çonte drejt bregdetit nxiti një zemërim kombëtar në Itali me këta njerëz që nuk ndaleshin as në këtë situatë pandemie duke u kthyer në rrezik të pëhapjes së sëmundjes. Në Shqipëri, mediat kombëtare me krenari të skajshme vihen në garë ku të gjejnë sa më shumë personazhe që thyejnë rregullat dhe ligjet dhe emfatizojnë si heronj disa shkodranë që pavarësisht ndalimit të daljes nga shtëpia “sfidojnë qeverinë” dhe trokasin vezët e Pashkëve në rrugë. (Gazeta SI)
Si i biri Zefit, Voltana, Pampuri, i biri Ali Spahise qe qenka dhe mjek etj. Me kete virus nuk behet shaka, do tu haje koken, por koka ben , koka peson. Ashtu i do mushka drute. Le te shkoje Saliu ne Shkoder ti qetesoje se kur u permbyt Shkodra, shkodranet me ujin deri tek gryka pershendesnin me dy gistat larte Saliun e Jozefinen dhe ata gezonin. Shkodra del kundra gjithe Shqiperise, por jo te gjithe shkodranet se ka dhe njerez te mire, por hajvanet me shkolle e pa shkolle, me kulture e pa kulture. Do i marri me qafe njerezit Voltana, do i çoje drejte varrezave dhe ata dhe te vdekur do ngrene gishtat perpjete! Eshte nje çmenduri e pakonceptueshme.
Jo bre, Jane te forte shkondranet..
Me Lulin, me Salen dhe me Voltanen para.. S’ka qef ma t’mire.. Sa me rretullu Voltanen, para e mbrapa.. shkon paq Virus leshit..Ec aty plako…
Nje artikull qe i bie rreth e qark problemit por nuk nxjerr asgje ne drite.
Eshte shume e thjeshte per te kuptuar se kush po luan:
1-Voltana Ademi qe nuk i bindet situates se jashtezakonshme te shpallur nga qeveria me synim deshtimin dhe sabotimin e qeverise.
2-Qeveria qe hesht dhe merret me facebook o twiter per te deskrituar opoziten
3-Elton Deda qe nga humorist kthehest ne huligan duke hedhur parRulla per mosbindje.
4-Mark Marku qe si gjithmon ben zhurmuesin me qellim coroditjen e mases.
Dhe me e bukura askush nuk mban pergjegjesi!
Qeveria Italiane u akuzua per masaker, po ne shkoder Kush do akuzohet?
Se ne te vertet eshte me plot kuptimin e fjales MASAKER.
undefined
Ata katunar e qytetar qe mendojne qe fajin per koronen e ka Edi aty te rrine se te gjith per lesh do shkojne, mos ju bindni Edit dilni dhe ngjitjani njani tjetrit se keshtu do te pastrohet qyteti.
Pushtat vendore e kane fajin per kete situate .Pd e ka perdor Shkodren gjithmone si “ mish per top”.Shkodranet(qytetaret) nuk thone “niri” por “ njiri”. Ate te paren e thojne katundaret e ardhur ,ato thone “niri”,megjithate Shkodren sot e kane kapur te ardhurit,kane zaptuar prona publike dhe bejne edhe ligjin,normalisht me ndihmen e pushtes vendore
Shkodren po e perdor politikisht qeveria duke fajsuar opoziten se aty po ben tampona. Po te bej tampona dhe ne qytetet e tjera aq sa po ben ne shkoder do dalin raste te reja ndoshta dhe me shum se ne shkoder. Si po ndodh dhe ne itali ku banoj riten tamponat ritet dhe numri i te prekurve me virus, ulet numri i tamonave qe bejn bie dhe numri.
Ke vene emrin Milano,por je koqe.Thuaju konkretisht,cfare duhet te bejne sot trupeshqit shkodrane,qe vrane lulen Arben Broci.
O gazetar, ti qe nuk ve emrin, kush je.?A mos je vete Merua? Nuk e lexova te gjithe shkrimin, por, kur te shkruash shprehje “shkodrançe”, nese nuk i di mire, pyet ndonje shkodran e mos na i ngaterro dialektet: Shkruan: “nirin nga niri” duke na thene se eshte shkodrançe. Vertet “niri” eshte shkodrançe, por ne dialektin shkodran nuk perdoret parafjala “nga” por “prej”. Keshtu duhej: “nirin prej nirit”. Keto problemet e gjuhes nuk ju pelqejne dhe here te tjera nuk i keni botuar komentet e mija gjuhesore. Te shohim kete here!
Shkrimi nuk paska as emrin e autorit dhe shumë i dobët. E dimë Mero se cilën anë mban portali jot, por ta haje dreqi për budallenj mos i merrni njerëzit, nuk përmenden fare te infektuarit në spitalin e Shkodrës nga personeli i spitalit, nuk përmendet fare te infektuarit nëper fasonerite që vazhdojnë punen edhe këto ditë pa përjashtuar edhe paaftësinë e bashkisë për te menaxhuar situaten. Në rastin më te mirë artikullshkruesi duket që është një injorant në atë që shkruan, nuk e di se ku ku e ka dëgju fjalën niri me niri ky debil në Shkodër përveçse në gop te s’ëmës se tij. Mos mbill urrejtje me këto paçavure anonime. Gruan ku ta kesh nqs nuk e boton.
Kush po luan me SHKODREN???Do mend te kuptohet kush po luan?Sali VDEKJA po luan me shkodren duke hedhur ne veprim Voltanen,ate karucin e Zefit,Lulin,Bajgat analisteve,shpeĺlaret Mark apo Gjekmark leshi etj etj.
Jo Elton Deda, muzikanti, more trap, por Julian Deda, gjoja humoristi, qe vetem humorist nuk eshte, por nje idiot, qe I humbi vlerat edhe te atit.
O nardi !
Behet fjale per Julian Deden Nderin e kombit,jo per te madhin Elton Deda….
Sa per Voltanen,ju siguroj une se i duhen sa me shume te semure,sa me shume te vdekur qe do te perkthehen ne sa me shume vota.
Sa per sqarim.
Nese rritet ekonomia shqiptare 5% merita eshte e Voltanes,nese hapen vende pune merita eshte e Voltanes,po ra shi ne vere merita eshte e Voltanes,po doli dielli ne dimer merita eshte po e Voltanes.
Nese vdesin njerez ne Shkoder fajin e ka qeveria ( vetem kur eshte PS ne pushtet),nese Shkodra permbytet nga uji fajin e ka qeveria (vetem kur PS eshte ne pushtet,se kur e leshon ujin Berisha i luten ta leshoje edhe pak).
Kjo eshte e verteta.
Prandaj kurdo qe te behen zgjedhje Voltana fiton prape.
Eshte e vetmja kryebashkiake qe me mire i le punet pa bere sesa te marre fondet e qeverise.
Pastaj po i mori fondet ,njerezit fillojne e jetojne me mire ,keshtu qe bejne dallimin se ju hapen syte e nuk votojne me per te.
Tjetra ::po i mori fondet PD nuk e kandidon me,keshtu qe me mire rri pa bere asgje,rrogen e merr si me pune ,si pa pune,si me te vdekur ,si pa te vdekur.
Realitet i hidhur ky.
Joel Shkodra
Dakord me ty por….njirin prej njirit e jo nirin prej nirit.
Nuk thote kush ne Shkoder niri.
Aaa njiri po.
Thjesht shkodrançe.
“Lush” jam shkodran ma shume se ti. Ka menyra te ndryshme neper lagje te ndryshme, me prejardhje e besime te ndryshme. Nese vijne nga malesia (edhe ketu ka dallime) e thone “njiri”, bile edhe “njeri” (me theksin te e-ja), por pjesa katolike shkodrane e vjeter i thote “niri”.
Sa per korrektese:
Nga rreth 6 milion shtetas te huaj qe hyjne ne shqiperi NE VIT, ne Morine hyjne 35 % e tyre ( 2.1 milion) , 12 % ne Muriqan (730.000) dhe 7 % ne Han te Hotit (400.000). Pra gjithsejt ne tri pikat kufitare te veriut hyjne mesatarisht ne vit sipas te dhenave te INSTAT-it 55 % e te huajve. Keshtu qe genjeshtrat e Meros jane te qellimshme dhe mbi kete baze ky qe nuk eshte “niri” (u ba bishtin me i rende se sqepari) sajon genjeshtrat e rradhes. Sipas logjikes turistike rruget automobilistike per ne veri duhet te jene te perfunduara, po kush ti perfundoje, kategoria e Meros ? Mero dhe shoket e tij akoma nuk e dijne se per te shkuar me automjet ne shtetet e Europes Perendimore (BE), DUHET KALUAR NGA VERIU I SHQIPERISE. KUSH DURON DERI SA TE BEHEN PASARDHESIT E MEROS QYTETARE.
Sa ka ndryshuar Shqiperia ! Nuk e dija qe ata qe hyjne ne Morine kalojne nga Shkodra.
Qenke cuditur b…a jote?, meso te lexosh pastaj ha …. Ne pikat kufitare te veriut thuhet tek komenti. Me thjeshte çuditu me vehten, sa ke ndryshuar nese ke ditur per te lexuar
SHKODRA: 96 te infektuar dhe vetem 1 i vdekur, 84 vjec
VLORA ; 5 te infektuar dhe ka 1 te vdekur
FIer ; 35 te infektuar ka 2 te vdekur
Durres : 42 te infektuar 3 te vdekur
Lushnja 6 te unfektuer 1 te vdekur…
TIRANA 251 DHE 15 TE VDEKUR
NESE “LEXON” MIRE SHIFRAT KA DICKA QE NUK SHKON…
Cfare ndodhi qe per 2 dite, sapo shkoi zv/ministri si i ngarkuar i qeverise ne Shkoder, ra numri i te infektuarve ….
Shkodra ka nr me te vogel te vdektjeve, a thua jane me te forte se Shqiptaret tjere apo….
” ore” je 100% i sakte, por le te na thote Meroja se si mund te vish nga ITALIA , pa kaluar ne piken kufitare te Muriqnit apo Hanit te Hotit…
ai mund te gjeje edhe rruge tjera, por eshte si te ” kapesh veshin pas kokes”…me traget nga BARI kostoja eshte 40% me e larte, ndaj ka shume ardhje ne keto 2 pika doganore… RRUGA ME E SHKURTE ESHTE ITALY-SLLOVENI-KROACI-MAL I ZI -SHQIPERI…
TUNG
O ź. Kryeminister ! Deri kur do ta lesh ne ķrye te bashkise se Shķodres VOLTANEN , apo derì sa te marrin ne qzf gjusen e Shkodres kur ti e din mire qe tash 4 vjet nuk ka bere asgje vetem duke u qard qe nuk me ndihmon qeveria duke share qeverine dhe duke perhap fjale per nxitjen e urrejtjes . Arrihet deri aty sa td thuhet SHKODRA nuk e don Edi Ramen . Ju e ndieni kete thirrje Voltznes efhe bani sehire kur duhet arrestuar pa vones . Po keshtu duhet td ndalohen edhe kakareçi ish deputeg Bardh Spahij po per veprime nxitese, baxhke me kryetarin e P.D se Shkodres qe edhe nuk merr vesh nga lidhet gomari edhe llap edhe ai si debil duke leshu fjale nxitexe te urrejtjes . Se nuk e kan votu ato fytyra Edi Ramen e kan votu 70% e popullsise dhe duan ato apo nuk duan ato kush po u merr leje ai eshte kryeminister e do te rrine si çeço gatitu .
Po luan injoranca uleritese e shkodraneve. Eshte koha qe ne vend te ushqehen me parafabrikatet e nje qytetare te dikurshme dhe llucen politike tribale, te ndryshojne veten.
Volana Ademi duhet te mbaj pergjegjesi ajo eshte kryetare bashkie mezort se nuk luftohet me hajvan – e ka bere me qellim politik kuptohet se gjaja nuk ka marre masa qeveria se shkodra eshte opozitare ne pjesen me te madhe le ta psojn njerezit – pra eshte nje lufte politikek kjo eashte bere nga njeriu qe don te ne kthej ne origjine banore ne shpella Saliu
Shkodra, qytet i kulturës?!?! Jooooooooo, qytet që është marrë peng nga IDIOTËT e Voltan- Sa-lehët. Shkodranë, ju përgjërohem!??? Bëhuni të mençur, mbroni veten nga virus-politika! Mbroni veten nga Sal-leh Berishët. Kur të jeni të distancuar nga virusi Sal-eh, do të jeni realisht qytet i kulturës. 6u
Ejjjjjj! Volt-ana!!! Nuk ka hallin e Shkodrës. Ka hallin e Sa-lehit dhe këlyshit të tij Lulushes.
Pergjegjesia mbetet jetim kur demi behet.Pushteti vendor ka kusuret e veta ,po qeveria a nuk ka pergjegjesi?Shume istitucione si policia,doganat ,tatimet,arsimi e te tjera kane vartesi qendrore.Cfar beri per te parandaluar?Ministra e shendetesise ,qe eshte pergjegjese per ecurine e pandemise pse nuk morri masa por e lejoi te perceptonte situata?Faji behet “qyrk” po nuk e merr njeri.Qeveria ti gjej gabimet edhe tek vetja e te mos merret me akuza politike,duke rrene ne batakun e opozites.