Rama prezanton hapjen e bllokut të dytë të bizneseve: Ja se kush përfiton

20 Prill 2020, 13:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi amnistinë fiskale, e cila brenda majit i kalon parlamentit.

Gjithashtu ka bërë me dije se më 27 prill do të hapet blloku i dytë i bizneseve, e ndërsa tha se do të qëndrojnë gati për t’u rikthyer në fazën fillestare nëse epidemia do të arrije në nivele të padëshirueshme.

“Të hënë më 27 prill hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara.

Dua të analizojë dhe është shumë e rëndësishme është se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar, pasi hapja vjen me risk.

Ne kemi mjete penalizuese, duke përfshirë edhe masat e reja të Kodit Penal që hyn në fuqi këto ditë, por fillimisht duhet të mendojnë për veten jo ndëshkimet.

Duke mbrojtur njëri-tjetrin atëherë mund të hapemi. Hapja në të gjithë botën është një proces gradual dhe askush nuk e di si do të shkojnë gjërat.

Të gjithë janë të përgatitur për t’u tërhequr nëse dinamika e epidemisë kap nivele negative”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje