“Lamtumirë mik”, Edi Rama mesazh për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja

20 Prill 2020, 23:34Sociale TEMA
“Lamtumirë mik”, Edi Rama mesazh për ndarjen nga jeta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në facebook, pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Rikard Ljarja.

“Lamtumirë mik”, shkruan Ram në një postim në facebook, ndërsa ndan foton e “Dedës”, një prej roleve më të njohur të aktorit të ndjerë, në filmin ‘Rrugë të Bardhë”.

Aktori dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja, u nda nga jeta mbrëmjen e kësaj të hënë në moshën 77-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

4 komente në ““Lamtumirë mik”, Edi Rama mesazh për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja”

  1. Tami says:

    Legend Shqiptare, me permasa boterore!!
    Faleminderit nga zemra Rikard Ljarja per gezimin dhe kenaqesite qe na ke dhene brezit tone ne ato vite te zymta!! Te tille njerez nguliten ne historine e nje kombi!
    Ngushellime te sinqerta familjes!

  2. Aldo says:

    Filmat e tij percillnin emocion te dashur per jeten dhe shoqerine. Ngushellime familjes.

  3. Aldo Droboniku says:

    Njeri i mire dhe i dashur per publikun.
    Rolet e tij percillnin dashuri dhe miresi per njerezit dhe jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje