A do kemi probleme me furnizimin me ushqime, ilaçe e maska? Majlinda Bregu: Korridori jeshil prej 12 marsit është i hapur

20 Prill 2020, 20:59Sociale TEMA

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, thotë se me nisjen e pandemisë së koronavirusit, shqetësimi më i madh ishte nëse vendet do të kishin probleme me furnizimin me ushqime, ilaçe, maska, doreza etj.

Por sipas Bregut, falë Korridorit jeshil, prej 12 marsit në vendet e rajonit dhe në vendet e BE vazhdon qarkullimi i pandërprerë i ushqimeve dhe pajisjeve mjekësore.

“Korridori jeshil. Kur pandemia u shpall, nje nga shqetesimet e para ishte: “A do kemi probleme me furnizimet ushqimore? Po ilacet? Po maskat, dorezat, paisjet mjekesore a do te pengohen me mbylljen e kufinjve? 

Prej dates 12 Mars, sigurimi i nje Korridori #greenlanes per te siguruar qarkullimin e panderprere te ushqimeve dhe paisjeve mjekesore ishte sfida e re e rajonit.

Sot, pandemia po na mban ende mbyllur, por te gjitha pikat e kalimit kufitar qe rajoni ndan mes vedit dhe me BE jane me drite”, shkruan Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Video e shperndare nga Majlinda Bregu:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje