60 infermierë të tjerë drejt Italisë, Soreca: Faleminderit Shqipëri!

20 Prill 2020, 18:04Sociale TEMA

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca e ka konsideruar si një gjest të shkëlqyer solidariteti dërgimin e 60 infermierëve të tjerë në Itali në luftën ndaj Covid-19.

Soreca shkruan se pikërisht këto vlera janë në zemër të vetë unionit të Bashkimit Europian.

“Një tjetër gjest i shkëlqyer solidariteti nga Shqipëria. Sot 60 infermierë shqiptarë  fluturuan në Itali për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër COVID-19. Solidariteti është në zemër të vlerave të BE. Faleminderit shumë Shqipëri”, shkruan Soreca.

60 infermierë të tjerë u nisën sot drejt Italisë. Ata u përcollën në aeroport nga ministrja Ogerta Manastirliu, ndërsa mësohet se do të vendosen në Italinë e Veriut, zonën më të prekur nga Covid-19 në shtetin fqinj. Më herët, Shqipëria dërgoi drejt Italisë 30 mjekë dhe infermierë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje