Kryeministri Edi Rama ka publikuar listën e bizneseve që do të rihapin aktivitetin tyre nga e hëna e javës që vjen, 27 prill, pasi kanë qëndruar mbyllur prej javësh, si pasojë e koronavirusit.
Me një shënim në facebook, Rama ka sqaruar se në portalin e-albania do të merret leja e rihapjes së aktivitetit dhe po ashtu, bizneset do të njihenedhe me protokollin e sigurisë.
Të gjitha bizneset duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në e-albania dhe të njihen me protokollin e sigurisë përmes e-albania vërtetimi dhe protokolli duhet të disponohen në mjediset e biznesit përkatës nga hapja e këtyre bizneseve kthehen në punë 27.589 punonjës dhe pavarësisht fillimit të punës përfituesit nga Paketa e Parë apo Paketa e Zgjeruar, nuk do ta humbasin mbështetjen financiare prej 3×26.000 apo 1X40.000 lekësh. Shërbimi Taksi do të ketë protokoll të veçantë“, shkruan Rama.
Lista e bizneseve që do të rihapin aktivitetin më 27 prill:
G4719 Shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuara
G4771 Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara
G4778 Shitje me pakicë të mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara
H4932 Aktiviteti i taksive
G4751 Tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara
G4772 Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara
S9609 Aktivitete te tjera p.k.t
G4759 Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të special izuara p.k.t
G4776 Tregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të
tyre në dyqane të specializuara
G4777 Tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara
G4743 Tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar
J5920 Rregjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës
G4753 Tregtia me pakicë e qylymave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane të specializuara
G4765 Tregtia me pakicë e lojrave dhe lodrave në dyqane të specializuara
G4763 Tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video në dyqane të specializuara
G4764 Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara
4742 Shitje me pakice e sistemve te sigurise/ paisejt e telekomunikacionit ne dyqane te specializuara
Po ca listash. Na mbylle brenda se kishe hallin se lodheshin mjeket. Mjeket i cove jasht se skan ca me bo. Po hapi gjerat o njeri, se bota e fundit u mbyll e para po hapet, ne te paret u mbyllen e me menjen tate sdo hapemi kurre
Ja cilat jane bizneset….O Mero te lutem mos lejo me ba pyetjen KUSH ,pervecse vetem per NJERZ.Kush bahet vetem per njerz dhe gjithmone shoqnue me nji folje . Kush asht kryeministri i Shqipnise ,kush asht ai djali atje etj etj.
O shqipetar, flisni shqip. Nuk thuhet “kush jane bizneset”por “cilet jane bizneset”. Pse e shkerdheni gjuhen shqipe ?