Nga sot, leje edhe për arsye shëndetësore

20 Prill 2020, 10:47Sociale TEMA

Me anë të një statusi në Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se nga kjo e hënë mund të merren leje në e-Albania edhe për arsye shëndetësore.

Rama thekson se qytetari mund të shoqërohet vetëm nga një person, ndërsa duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën.

Postimi i Ramës

NGA SOT NË www.e-albania.al EDHE LEJE – DALJET PËR ARSYE SHËNDETËSORE?

?KUJDES! QYTETARI DUHET TË KETË ME VETE NJË DOKUMENT MJEKËSOR PËR VIZITËN!

? QYTETARIN MUND TA SHOQËROJË VETËM NJË PERSON TJETËR!

? AUTORIZIMI VLEN VETËM PËR RRUGËN SHTËPI-QENDËR SHËNDETËSORE-SHTËPI

? NDIQNI PROCEDURËN E THJESHTË NË E-ALBANIA ?

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje për dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania

– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj

-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”

-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;

-Shkruani saktë datën, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.

Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij

Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin

Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.

Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania

? Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje