Akademia e Shkencave, studim për pandeminë. Gjinushi: Po punojmë edhe me shkencëtarët e huaj

19 Prill 2020, 22:10Sociale TEMA
Akademia e Shkencave, studim për pandeminë. Gjinushi: Po punojmë

Ndërsa Shqipëria po përballet me pandeminë, Akademia e Shkencave ka ngritur që në fillim të prillit E-grupin që merret me ndjekjen e saj. Në këtë grup bëjnë pjesë mjekë, biologë, matematikanë, ekonomistë e gjenetistë si dhe disa profesorë shqiptarë që janë në disa qendra të huaja kërkimi. Mes tyre ka edhe nga ata që janë në komisionet zyrtare të këshillimit të organeve vendimmarëse. Gjithçka ka të bëjë me hapat që do të ndërmerren.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, z. Gjinushi tregon se mes specialistëve rrihen ide, propozime, parashikime etj., por ende nuk mund të thuhet se kur mund të nisë rikthimi në normalitet.Tani është e rëndësishme mbajtja nën kontroll e pandemisë deri në mbyllje të kësaj faze. Për më tej po diskutohet për politikën e testimit dhe se si të gjurmohen të heshturit, sepse një nga karakteristikat e kësaj sëmundjeje është numri i lartë i asimoptomatikeve.

Gjithashtu ka ide konkrete, e jemi duke punuar edhe me specialistë të huaj se ku dhe si do të orientohemi për të matur imunitetin e fituar. Janë bërë shumë shkëmbime mendimesh. Është lënë një takim për të parë se cilat do të jenë masat e lehtësimit dhe edhe në E-grupin tonë bëhet ky debat.

Gjinushi tregon se Akademia po ndjek me vëmendje edhe eksperiencën e vendeve më të zhvilluara.

Profesor, ju thatë që janë disa ide dhe plane, por që duan kohën e tyre për t’u implementuar ?

Po, sepse imuniteti është çështje e madhe, nuk është një gjë që fitohet në një ditë apo dy muaj.Kjo lidhet me të ardhmen. Mbrojtja reale nga ky virus per popullatën vlerësohet se është e sigurtë e që virusi nuk sjell më dëm- është fitimi i imunitetit të turmës a të grupit siç quhet çka vlerësohet se duhet të jetë mbi 60% : Kuptohet se ky nuk është një proces që kryhet në një ditë. Prandaj del parësore kryerja e testeve për të vlerësuar sa pjesë e popullsise ka fituar tashmë imunitet, e në bazë të tyre të mund të parashikosh se kur a si arrihet tek 60%.

Per te gjitha keto Akademia e Shkencave është në kontakt me ekspertë të huaj me qëllim për t’u mbështetur edhe në qëndrimin e pervojën e tyre dhe në këtë mënyrë kjo përvojë të finalizohet me një studim të plotë mbi koronavirusin në Shqipëri.

4 komente në “Akademia e Shkencave, studim për pandeminë. Gjinushi: Po punojmë edhe me shkencëtarët e huaj”

  1. Gaqi Kacani says:

    O Keno beme mua Kryetar Komisioni jepen ca buxhet dhe ta dhofesh ti po nuk e cfarrosa Koronen tek-fek. Jam Jorgaq Gaqi Kacani une qe ste fal, coban i rrafinuar 24 karash. Pyetni Stelen sa i afte jam, e kam shpartallu, nuk bon mo, e kam skadu. Keshtu do tja bej dhe Korones.

  2. Leqet says:

    HAhAHAh Pionieri i fshatit qe nuk e di çfar dome thene shkence po studion Virusin e Korones. HAHAHAh

  3. Shkenca mbi xhepin personal zoti Skender says:

    Cfare Akadmie je duke drejtuar ti more . Je shume vone akademia eshte ne nivelin me te ulet qe ka qene ndonje njehere.Ske nevoje per te huaj ke shume intelektuale shume te mire vendas neper bote qe jane yje dhe kane punuar shume e jane vleresuar ne vendet ku punojne.Po ju jeni mendje medhenj dhe inferior karshi te huajve dhe qe nuk u besoni bijeve dhe bijave te shqiperise te edukuar neper universetet me te mira ne bote. Merr shembull nga fqinji yne ne lindje Po merr gjithe intelektualet e saj te edukuar ne bote dhe po i paguan qe ata ta cojne Greqine perpara . Ndersa ju as qe keni bere plan apo strategji si ta rimekembni akademine me gjak te ri qe te zgjidhe problemet kombetare. Te gjithe qe ke perreth vetes duke shtuar dhe veten keni dekada qe as pune shkencore beni as artikuj shkencor botoni as shkembeni se eshte turp ku jeni katandisur dhe ku eshte bota. Ju nuk menduat per shkence ju perfituat nga vendet e punes per vetveten dhe familjet tuaja. Njerez si ju nuk i duhen akademise. Skeni asnje merite ,pune apo dicka qe keni bere qe te mbaheni mend qe keni zgjidhur dicka ne rang kombetar. Prandaj jep doreheqjen dhe lerua brezit te ri me te afte me te pasionuar karshi shkences qe e duan atdheun mbi xhepin ta cojne vendin me perparpa, Si ne monizem dhe tani ti dhe si ti mbetet neper postet kyce pa asnje vlere per kombin vec per vete. I keni ujdisur gjithe afaret tuaja pesonale dhe e late shkencen vendin pe turp e faqe te zeze. Nuk e di ne cfare mendje ishte KM kur ju emeroi juve. Sa e trishtushme vazhdojme akoma si ne monizem me emerime nga njerez qe nuk kane merita por thjesht njohjesh apo partish. E pafalshme ne shkence sduhet te kete nderhyrje te politikes por te fitoj me i afti. Hapeni Akademine me njerez te edukuar neper bote ne cdo fushe ,me 15 veta qe keni ju nuk zgjidhni dot problemet e shkalles jo me ato kombetare.

  4. ali peza says:

    Profesor;me mire se Ju askush nuk mund ta njohe teorine e probabilitetit dhe ate te mbulimit te sondazheve(probabilitetit te mbulimit).Ju e keni ne dore te thoni fjalen tuaj per te gjetur sa perqind eshte e imunizuar popullata dhe cilat jane koeficientet e variacionit te imunitetit sipas grup moshave.Thene kjo lehte mund te dilet ne konkluzionin se silat jane grupet qe duhet te lirohen dhe ne cilat duhet te ruhet gjendja e masave te distances.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje