"Si në filmin Haçiko": Qeni me sytë nga shkalla pret Skënder Kurtin, ish-trajnerin e boksit i cili ndërroi jetë nga Covid-19

20 Prill 2020, 18:00Sociale TEMA

Filmi “Haçiko”, do të prekte të gjithë zemrat e njerëzve kudo në botë. Miku besnik që pret njeriun që i qendronte afër për vite e vite me rradhë, megjithëse ky i fundit kishte ndërruar jetë.

Një rast i tillë identik ka ndodhur edhe me Skënder Kurtin.  Ish-trajneri i boksit ndërroi jetë disa javë më parë pasi nuk arriti dot të fitonte betejën me koronavirusin. 

Kolegu i tij, Murat Basha rrëfen se qeni me emrin Kuqi që e ushqente në lagje, e pret ende me sytë e ngulur nga shkalla ku dilte legjenda e boksit në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Kuqi,Haçiko ynë. Kuqi është qeni Ner Kurtit.E gjeti të vogël fare,nuk kishte vënd në apartament,por e mbante dhe ushqente,aty në lagje.I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po,shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë,që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. 

Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri.Rri dhe pret……me sytë ngulur nga shkalla e Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë,por edhe Kuqi..

3 komente në ““Si në filmin Haçiko”: Qeni me sytë nga shkalla pret Skënder Kurtin, ish-trajnerin e boksit i cili ndërroi jetë nga Covid-19”

  1. devi says:

    e vertet e kam pare shume shpesh Kuqin. Edhe djemte e tij jane njesoj , shume te apasionuar pas kafsheve ?
    RIP Ner Kurti

  2. Cifuti x says:

    ..ngjasojn….

  3. Arben Serhati says:

    i pa harruar kujtimi per Ner Kurtin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje