Rama: Kur dolën nënat me fëmijë, duheshin vendosur gjoba dhe heqje lirie për burrat që s'bëjnë punët e shtëpisë

20 Prill 2020, 17:40Sociale TEMA

I pyetur se si e menaxhon kohën mes kryeministrisë dhe shtëpisë, Rama tha se gjatë javës kohën e kalon në punë, ndërsa në fundjavë qendron në shtëpi me familjen.

Në mbyllje të intervistës me gazetaren Nisida Tufa, me nota humori Rama tha se bëri një gabim kur vendosi daljen të dielën për nënat me fëmijë.

“Burrat që nuk bëjnë punët e shtëpisë kur gratë dalin më fëmijë, duhen gjobitur deri në heqje të përkohshme lirie”, tha Rama.

Pyetje: Si e menaxhoni kohën mes shtëpisë dhe kryeministrisë? Si është një ditë për kryeministrin shqiptar?

Rama: Përgjithësisht dita e punës kalon këtu. E shtuna e diela në shtëpi. Pasi nuk jam si ata që thonë “bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë”.

Kur them nënat me fëmijë të dalin e burrat të rrinë në shtëpi, unë rri në shtëpi.

Një gabim kishte gjatë vendimit të së dielës, që nuk u vendos një masë gjobe me heqje lirie të përkoshme për burrat që nuk bëjnë punët e shtëpisë kur gratë kanë dalë.

3 komente në “Rama: Kur dolën nënat me fëmijë, duheshin vendosur gjoba dhe heqje lirie për burrat që s’bëjnë punët e shtëpisë”

  1. Gjen. ko(q)l. Edvin Rama says:

    Jepi er Babush jepi!!
    Tall koqet me ket popull injorant

  2. Kevin says:

    Dikush ti thot këtij se malli po I bën dëm.

  3. Mare Nostrum says:

    Kur do me bo hokatarin po (s’)e kupton qe je tu u bo palaço. Rama e ka shitur integritetin e mendimit te tij per disa vota me shume. E ka kuptuar qe feminizmi eshte main stream dhe tashme nuk ndryshon aspak nga populistet qe i japin turmes supen letyre qe kerkon ajo vete. Fundja nuk ka faj. Ka disa shprehje per kete fenomen; “Sipas kokes edhe festen”, “Keshtu i do mushka drute”, e plot te tjera. Palaço do turma, palaço behet dhe ai!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje