Nuk udhëton dot në SHBA? Basha nuk e mohon as pohon: PS vazhdon zanatin e vjetër, e qarkullon sa herë i plasin skandale.

21 Prill 2020, 22:38Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar një lajm që ka qarkulluar në rrjet se ai nuk mund të udhëtojë dot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një lidhje me emisionin Open, lideri i opozitës tha se kjo është avazi i vjetër i Partisë Socialiste e cila e qarkullon këtë informacion sa herë që i plasin skandale.

Basha zbuloi se sot qeveria është tërhequr nga padia që bëri ndaj gazetës gjermane ‘Bild’ e cila publikoi skandalin e vjedhjes së votave.

“Mediat dhe PS vazhdojnë zanatin e vjetër të gënjeshtrave e mashtrimeve, në vend të merren me njerëz që kanë mbetur pa bukë, me familjet në nevojë ekstreme, vazhdojnë të shpifin e sulmojnë opozitën, ky eshte akti me transparent i obsesioneve të vërteta te Edi Rames dhe PS.

Më vjen keq që kanë rënë në këtë nivel që nga mëngjesi e deri në darkë merren me opoziten e kryetarit te PD. Kjo tregon çfarë janë prioritet e Edi Ramës, obsesioni i vetëm është të sulmojë kryetarin e opozitës pastaj thotë edhe ndonjë fjalë si për të larë gojën që jemi për bashkëpunim.

E qarkullojnë sa herë janë në vështirësi, sa herë që nuk paguajnë cfarë i kanë premtuar shqiptarëve, sa herë u plasin skandale si ajo e Bild, besoj e keni marrë vesh që është tërhequr nga padia që i ka bërë Bild që publikoi skandalin e vjedhjes së votave, në mes të kësaj pandemie është tërhequr tërheqja vërteton që qeveria është produkt i një palë zgjedhjeve me vota të vjedhura në bashkëpunim me krimin. Sa herë kapet në skandal e në pamundësi për të përballuar situata si kjo tani,sulmojnë opozitën me gënjeshtra, mashtrime e trillime.

2 komente në “Nuk udhëton dot në SHBA? Basha nuk e mohon as pohon: PS vazhdon zanatin e vjetër, e qarkullon sa herë i plasin skandale.”

  1. viçidoli says:

    Bir pd-je nënës çtë të qaj më parë
    kët lulush shal ngjitmin
    a sal-hen e parë
    njëni vëç në gjumë
    tjetri veç ka vrarë
    bir pd-je nënës lumi të ka marrë
    nënkryetar thuthuq
    sekretar tru tharë
    bir pd-je nënës medet çtë ka xan
    njëni qan për sërbin
    tjetri maduran
    çi duhen shqipërisë këta shrlatanë
    Ço në esfel këta
    dhe shpëto vatanë
    le të rilind pd-ja pa këta hjvanë.

  2. xx says:

    Po vete ”BILD” a nuk eshte puna juaj???? edhe thoni se po sajon PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje