Nga Artur Ajazi
Po ikin një e nga një, kollozët e artit skenik, po ikin, ata që ngritën nga themelet dhe zhvilluan në Shqipëri, teatrin, filmin, kinemanë, regjisurën, skenografinë, muzikën,… Po ikin një e nga aktorët tanë të dashur, artistët,me të cilët jemi rritur, jemi formuar, jemi shkolluar, dhe kemi marrë prej tyre veç mesazhe drite dhe jete.
Po ikin një e nga një, ata që na dhanë dashuri dhe leksione të njerëzishme, përmes lojës dhe aktrimit të tyre. Po ikin, ata që lanë pas gjurmë të pashlyeshme që lanë pas një pasuri të paçmuar për ne, dhe brezat që do të vijnë. Ata do të mbeten përjetësisht, në panteonin e pavdeksisë, do të jenë burim vlerash njerësore dhe artistike, për studentët e ardhshëm të rrugës skenike.
Edhe i madhi Rikard Ljarja , ishte dhe do të mbetet një prej tyre, ishte dhe do të mbetet kollozi i skenës, teatrit dhe filmit, artisti me të cilin u rritëm, njeriu i dhjetra e dhjetra roleve dhe personazheve , që përjetësuan emrin e tij në thesarin e artistëve të Shqipërisë. Iku ashtu pa zhurmë, nga banesa e tij modeste, njeriu i thjeshtë, miku i mirë dhe artisti i pavdeksisë. Iku shkodrani, që qytetarinë dhe kulturën e kishte trashëgiminë e familjes.
Vinte nga një familje e vjetër shkodrane, me një baba të shkolluar jashtë, që zgjodhi, jo të shijonte emancipimin vjenez, por realitetin e trishtë të Shqipërisë, të atyre viteve. Gjurmët që do të linte babai i tij Karl Ljarja në Normalen e Elbasanit si profesor (vitet 1928-1929) dhe pastaj si nëndrejtor i saj, si dhe për pak vite në arsimin e Gjirokastrës, do ti trashëgonte Rikardi vite më vonë në fushën e artit skenik, duke e nisur nga Shkodra. Rikardi , u bë pjesë e artit, qysh kur ishte me “pantallona të shkurtra”, qysh fëmijë, kur nisi të mësonte veglat muzikore, duke u rritur si një aktor profesionis, dhe artist i ardhshëm.
Ai ishte dhe mbeti deri në fund i thjeshtë, ndaj dhe ishte kolloz i pavdekshëm i artit skenik. Po na ikin artistët, gurët e çmuar të gjerdanit kulturor të këtij vendi, një e nga një ata po largohen nga kjo jetë, për t’ju bashkuar pavdeksisë, duke lënë pas emrin, veprën, mesazhet dhe jehonën e tyre.
Mes lotësh, ata përcillen jo vetëm nga kolegët e plakur, me të cilët kaluan dekada në sheshe xhirimi, por edhe nga qindra e mijëra shqiptarë, që edhe pse në kushte të tilla, ndajnë me familjarët dhimbjen kur marrin lajmin e kobshëm. Rikardi i madh i filmit, e ka siguruar pavdeksinë me veprën e tij, ndaj na mbetet ti themi, lamtumirë ….
Pershendetje Zoti Artur, shkrim i ndjere e realist. Xhevahir ne skene e ne jete Rikard Ljarja.
Iken, iken per te mos u kethyer me. Ah me falni tani kemi Neritan Licen, profan e kaluar profanit ne skene e ne jete. Kellire me lyre, e thene shkurt letyre qe te ngjall krupen, sidomos ne jete, ai qe mbi te gjitha ka interesin personal dhe jo tetrin, ata qe bejne kompromise te ndyra ne kete vend te gjithe njerez pa kurrfare integriteti, keta jane aktoret e sotem me pak perjashtime. Mbeti arti ne dore te Besit dhe merreni me mend se ku do veje.
Rrug te mbar zoti ta befte drit nu dhe brezi im nuk do te harojm ngushllime familje.
I qoft dheu i leht te madhit Rikard Larja gjigandit te kinematografis SHQIPTARE ,
ngushellime familjes , nese nuk çfaqen ne tv sot filmat e kinostudios shqiperia e re , ne qoftese degjojm antishqiptaret dhe llumin e kti kombi si Tufa me shok qe kerkojn zhdukjen e ktyre filmave , ibie qe kta kollos te harrohen shum shpejt , lamtumir Rikard Larja , na ke emocionuar gjat rinis ton me filmat dhe veprat e tua , u prefsh ne paqe , familjes ngushellime, kjo esht jeta .
Koloset prej letre…
Po ikin koloset ,po ikin heshturazi nje nga nje.
Nje tjeter shkodran i madh largohet nga arti.
E te mendosh se Shkodra perfaqesohet nga Nderi i kombit Julian Deda,titull i dhene nga kaperri President.
E te mendosh se la prapa ne Teatrin Kombetar Neritanin………!
Te vjen t’ia japesh vetes baaaaaammmmm.
Si nuk pati kohe ky kapterr te nderonte ajken e artisteve ?
Apo ,vinin nga komunizmi ë ?
Vertet harrova se Saliu e kapterri President nuk vinin nga komunizmi,bile as nga byroja.
Ata nderuan Rustem Gjaten,ish vrasesin gjakftohte te kohes se komunizmit.
Rikard ,i lehte te qofte dheu!
Nuk pate nevoje per dekorata sa qe gjalle .
Dekorate per ty e brezin tend qe populli.
Aty do te mbetesh i paharruar perjete .
Ju dje ndertuat ca Fierza, Komane, Va Dejesa, etj.; ne ngrejme mullinj energjie ne perrenj, qe ndricojne…krejt nje lagje!
Ju prodhonit grure vendi, por ne nuk kemi nevoje, sa te kemi grurin e stazhionuar te depove te ushtrise serbe.
Ju kishit nje farë Zef Deda; sot kemi Jul Dedën.
Ju kishit nje farë Vace Zela, Gaqo Cako, etj. dhe “Valsi i lumturise”; sot kemi Çiljeten me kengen “O sa kam b.thën e mirë!”.
He, ça do thoni tani??