Mbi një vrasës masiv të quajtur Molotov – dhe historinë e gruas së tij Polina

19 Prill 2020, 08:34Kulturë TEMA

Një kolumne e gazetës gjermane “Die Zeit”.

Sot s’po themi gjë për koronën. Në radion NDR dëgjova një emision mbi Mollotovin, autor është historiani Heiner Wember. Mollotov është emër lufte, si Stalin, domethënë: “Çekani”. Në Bashkimin Sovjetik Mollotivi ka qenë njeriu i dytë pas Stalinit. 31 vjet ishte në Byronë Politike dhe njëri prej vrasësve më të mëdhenj të shekullit të tij.

Kolektivizimi i dhunshëm i bujqësisë, miliona të vdekur, spastrimet në parti, 383 lista ekzekutimi, deportimet, në të gjitha këto ai ka qenë prijës. Edhe urdhri për vrasjen e pjesës më të madhe të shtresës së lartë polake, për shembull në Katyn, bart nënshkrimin e tij. Për dallim nga vrasësit nazistë këta vrasës nuk kishin pse të frikësoheshin nga drejtësia, madje as dy vjet me kusht. Viktimat e tyre në pjesën më të madhe janë harruar. Rreziku më i madh që u kanosej këtyre vrasësve ishte t’i prishnin punët me Stalinin.

E kam ditur se prej nga e ka emrin “Kokteji i Mollotovit”. Kur Stalini sulmoi Finlandën, Mollotovi tha në radio se është gënjeshtër që Bashkimi Sovjetik po e bombardon Finlandën. Në realitet, shtoi ai, avionët rusë po hedhin bukë mbi finlandezët e uritur. Këta u kundërpërgjigjen se nuk janë duke i gjuajtur tanket ruse me bomba të ujdisura, por me kokteje për Mollotovin.

Ndërsa historinë e Polinës, gruas së Mollotovit, nuk e dija. Më 1948, pas gjenocidit nazist mbi hebrenjtë, antisemiti Stalin nisi sërish një fushatë kundër hebrenjve. U arrestua “Komiteti Hebraik Antifashist”, rreth 100 intelektualë dhe heronj lufte, kryetari u likuidua. Polina ishte hebraike. Ajo disa herë ishte takuar me Golda Meir, atëbotë ambasadore në Moskë, më vonë kryeministre e Izraelit. Të dyja flisnin jidish. Kjo nuk i pëlqente Stalinit.

Në Byronë Politike Mollotovi miratoi arrestimin e gruas së tij. Së pari abstenoi, pastaj i shkroi një letër Stalinit dhe e luti që vota e tij të ndryshohet në “po”. Polinën e konsideronte të vdekur. Por ajo ende jetonte. Më 1952/53 Stalini planifikoi spastrime të tjera. Me gjasë hebrenjtë do të deportoheshin në Siberi. Në “natën e poetëve të vrarë” u vranë shkrimtarë të njohur hebraikë. Kësaj radhe në listën për ekzekutim u gjend madje edhe Mollotovi, shërbëtori më besnik i Stalinit.

Por Stalini pati një sulm në tru. Disa bashkëpunëtorë e gjetën të veshur vetëm me nënkëmishë, të shtrirë në tokë, me pantallona të pshurrur fund e krye. Ata e dinin se nëse Stalini e merr veten, kjo pamje e tij atyre do t’u kushtonte me jetë. Ata u larguan dhe tek më vonë thirrën një mjek.

Mollotovi mbajti fjalimin mortor për Stalinin. Ai qau pranë varrit të Stalinit. Pastaj ai dhe Polina u bënë bashkë përsëri. Sa e madhe duhet të ketë qenë dashuria e Polinës? Në luftën për pushtet mbi pasardhësin e Stalinit, Mollotovi pësoi disfatë kundër Hrushçovit.

Ndodhi diçka e paparë. Ai nuk u vra. Tani e tutje komunistëve vetëm do u hiqej ndikimi, lejoheshin të jetonin. Mollotovi vdiq më 1986 në Moskë, gati 100-vjeçar, si zëvendësi i Hitlerit, Hess, vetëm në rrethana më komode. Ai pushon pranë Polinës. Vrasjet e tij i arsyetoi deri në fund.

Stalini ishte më i mençur se Hitleri. Ky është dallimi vendimtar mes këtyre dyve. Stalini dhe Mollotovi i kanë arsyetuar krimet e tyre kryesisht me “rrezikun fashist”, ndonëse ata kanë lidhur pakt me Hitlerin dhe kanë likuiduar mijëra kundërshtarë të nazistëve. Sot te ne është pothuaj një thyerje e tabusë nëse i barazon “të majtën radikale” me “të djathtën radikale”. Emrin e Mollotovit sot e bartin mjaft bare dhe klube.

Nga gjermanishtja: Enver Robelli

31 komente në “Mbi një vrasës masiv të quajtur Molotov – dhe historinë e gruas së tij Polina”

  1. Genci says:

    Në rast se kjo është nga gjermanishtja në shqip, atëherë unë flas marsishten.

    1. Ledhi says:

      Domethene ti kuptove shqip.

    2. Shaban says:

      Fiks, nje perkthim i shkerdhyer, te dhembin syte ta lexosh.
      Keta jane bashkpunoret e Meros, keta paguhen bile per keto perkthime mediokre.

    3. Lala says:

      Të dashur historian di ndonjëri të na tregoi se sa ushtar , bijë nënash fatkeq , mbytën me injorancën e tyre gjeneralët angloamerijan në det.
      Diku kam lexuar numëri i të mbyturve ne ngushticën La Mansh ish shum herë më tepër nga ata që vdiqën rrugës për në Berlin nga lodhja dhe sëmudjet, sepse gjerman nuk kish ishin nbledhur rreth Berlinit për të pritur rusët.

  2. H says:

    Të gjithë bolshevikët ishin kriminelë.Edhe Lenini e ka deklaruar se nuk mund të ketë revolucion pa vrasje masive. Kurse krye xhelati Stalin jepte numrin planin vjetër te të vrasjeve dhe burgosjeve Që duhej realizuar ndryshe vritej kush nuk e realizonte.

  3. Moisi Golemi says:

    Shkrim halldupësh, që çuditërisht i përshtatet edhe llogjikës së pjerdhur të përkthyesit. Me shumë gjasa, këto halldupizma lexon Robelli, që na mbush faqet përditë me “perla”.

    1. Çeliku says:

      HAHAHAH Nuk te pelqen e verteta o spiun i serbit dhe sllaveve.

      1. Moisi Golemi says:

        Spiun i sat’ëme!!!

    2. shqiptari nga Shqiperia says:

      Dhe ti lamash nuk ngelesh pas , me komentet e tua na mbn gjalle na tregon se kokrocket nuk zhduket , jane ketu midis nesh…….ke manine te kundershtosh dhe shere kedo , nje fjale te mire per kedo se ke ……….. lloji i gabelit

  4. pirro says:

    futja kot. Perendimi i obseduar dhe shume maniak per te barazuar Hitlerin me Stalinin, dhe per te ndotur Rusine dhe Luften e Madhe Patriotike. Perse?
    Sepse Rusia i eklipsoi dhe konkurroi me te gjithe perendimin dhe fitoi luften,

  5. muzhiku rasputin says:

    vrases masiv apo jo masiv, gjermaneve ja u qiu rrobt,sa qe sot githe gjermania ka gene ruso tartare.

    1. The man says:

      Muzhik te ishte per Ruset sot flisnin Gjermanisht se Gjermanet u vajti deri ne Moske. Kur Japonezet sulmuan Pearl Harbor, Churchilli tha tani e fituam luften. Dhe amerikanet leshun bomben berthamore pjesa tjeter eshte histori.

      1. katarakti says:

        Idiot gomar qe ben sikur di shume. Kur amerikanet hodhen bombat atomike ne Japoni reishtagu kishte rene ne duart e Stalinit. Dhe kur ushtria e kuqe kishte hyre brenda kufirit gjerman trupat anglo amerikane ishin ende ne bregdetin e Frances. Kjo eshte historia.

      2. villodja says:

        Degjo more “the man” more vogelush !!!!! Qe je nje bire kurve dhe i pa shkolluar nuk do as mend as kalem , por qe je nje kelysh baxhelle as kjo nuk vihet ne dyshim . More analfabet biologjik , more injorant anekdotik, more debil gjenetik qe duket qe nuk ke hapur abetaren jo me ndonje liber tjeter …..mesoje se ameriqenet ate bombe per te cilen krenohesh ti dhe soji jot e hodhen ne 9 Gusht te 1945 kur lufta kishte mbaruar ….more vesh ti veshgjat dhe si pasoje u vrane rreth 250.000 civile (brenda dhe femije) more zagar !!!! E kupton more veshgjet se kush ka kryer krim kundra njerezimit moj baxhelle pro ameriqene . E fundit lexo pak dhe mere vesh se ç’fare ju bene ruset gjermaneve ne Stalingrad ( 800.000 te vrare pa llogaritur te plagosurit apo te zenet rober ) dhe pastaj hajde na trego trimerite e ameriqenerve.

  6. Konjak says:

    Nuk eshte se jam specialist i gjuhes gjermane , per te shikuar cilesine e perkthimit , por me teper me intereson vertetesia e ngjarieve , te periudhes se komunizmit ; ne te cilen ka jetuar edhe populli jone . Duke patur njohuri te miaftushme , per menyren se si organizoheshin institucionet e popullit ,per sigurimin e – pushtetit te pushtetareve – ne krye te shtetit . Na interesojne , bemat e maqines shteterore , per te siguruar pushtet te pa kufishem , per pakicen , qe ne nje forme a ne nje tjeter , siguruan pervetesimin e pushtetit te popullit .Nuk eshte ceshtia se , duke i bere te ditura keto ngjarie — sado te hidhura qofshin -, per te gjithe kampin komuniste ne bote ; do te ndodhe ndonje hata ,; por eshte e domosdoshme , te njifen barbarite e c’do lloj sistemi , per te pregatitur nje politike tjeter qeverisese, ku te gjejne veten gjithe popujt e botes . Te mundohemi te dalim nga sistemet politikoekonomike , ku” ha ” njeriu- njerine . Nuk eshte ceshtia se , do te ndertojme shtetin e zotit ; , por nje pushtet , qe siguron drejtesi –te vertete – per te gjithe . Faleminderit .

  7. Nardi says:

    Vrases masiv ishin anglezet dhe anerikanet qe ne nje nate te vetme, ne shkurt 1945, atehere kur lufta pothuaj kishte mbaruar, bombarduan Drezdenin ne Gjermani dhe vrane, brenda nates 80 mije pleq, plaka, gra dhe femije.
    Pse? Sepse russet po hynin ne Gjermani dhe amerikanet ishin ende ne bregdetin e Frances.
    Dhe me avione kerkonin te vendosnin kufirin e luftes, duke shkaktuar masaker te vertete.
    Mirepo fituesit nuk gjykohe. Ky eshte ligji i historise.

    1. Shkullaku Uturaku says:

      I ke pire ilacet o robo? Mqs ruset qekan kaq te mire pse nuk emigrojne njerezia ne Rusi? Ku u dorezuan gjermanet? Tek amerikanet o figure se e dinin qe do i trajtonin njerezishem, jo tek barbaret ruse. Lexo pak, jo vetem cte ka mesuar Dulla ne social-feudalizmen qe krijoi.

    2. Lee lee says:

      Respect per luften e BS. Eshte fakt qe Jane heronj dhe patriot Po me lejo te te them nje fakt historikPa zbarkimin amerikan dhe V3 do I kishte gati gjermania dhe aeroplane reaktiv dhe bombe atomike.

  8. historian me shkolle guzhine says:

    Robelli …Robelli …po ku e gjete kete Heiner Webner ???? Siiii theeee more RObelli historiani Webner ne nje emision radio (private sigurisht) !!!!!! Robelli …Wember Heiner-i nuk eshte ndonje historian por gazetar , apo me mire, o me sakte konferencier . Nuk kishe ndonje emer me reputacion ne histori apo gazetari per te nxire figurat e luftes antinaziste te popullit heroik Rus ….more Robelli ? Po gjete nje Adi Krasta , nje Blendi Fevziu, nje Lubonja e tjere ku po di une qe i ke me duzina ne tv private ne mediat e Gjermanise per te baltosur nje hero te luftes antifashiste dhe me teper nga nje “”gjerman ???!!!!!!!!! Ju terheq pak vemendjen juve ,taponi emerin e ketij “historiani” te “shquar” ne wikipedia dhe do mahniteni me kurukulumin e pasur te “historianit” Wember !!!!!! Nuk e di ,ndoshta per faj te Cov19 Robelli e ka humbur arsyetimin dhe llogjiken …. nje nga siptomat kur infektohesh me coronavirusin Cov19 .

  9. Martin says:

    Nga Google e ka perkthyer ky? Me mire e lije ne gjermanisht kishim mare vedh mdonje llaf

  10. Lipe Shtogu says:

    Çërçill e vlerësonte shumë Molotovin: Zoti Molotov, thosh ai, është një politikan shumë i mirë, por ka një të keqe, i shërben komunizmit.

    1. Tani says:

      Te keta ropqire kane kryer krime ndaj njerzimit

  11. Trotski says:

    Histori e percjjelle Dobet.Shikoni o Gazetare leshi se ne Youtube keni informacione te bollshme dhe te sakta per te gjithe udheheqsit e Rusise dhe te grave e te femijve te tyre.

  12. Moisi Golemi says:

    Spiun i sat’ëme!!!

  13. Qytetar i ish RPSSH. says:

    Robello si qytetar i ish yugodllavise duhet te njohesh serbo-kroatisht dhe meqe gjuhet Sllave dhe sllavo jugore Jane te ngjashme duhet TA dish qe fjala Stalinin dmth Celik dhe jo cekan o servo-cetniku robell.
    Jo po draper.

    Celik, dmth Celik

    Cfare analfabeti eshte ky. Dhe me Molotovin do te merret tashti? Me burra te rralle shteti do merresh mo rrob.

    Po merru me rrugoven ne dhomen e pritjes se miloshevicit ti apo me xhafer deven bashkepunetor te gestapos naziste e mos na trego perralla.

    Analfabet funksional me Hauptschulabschluss.

  14. Qytetar i ish RPSSH. says:

    Robello si qytetar i ish yugodllavise duhet te njohesh serbo-kroatisht dhe meqe gjuhet Sllave dhe sllavo jugore Jane te ngjashme duhet TA dish qe fjala Stalinin dmth Celik dhe jo cekan o servo-cetniku robell.
    Jo po draper.

    Celik, dmth Celik

    Cfare analfabeti eshte ky. Dhe me Molotovin do te merret tashti? Me burra te rralle shteti do merresh mo rrob.

    Po merru me rrugoven ne dhomen e pritjes se miloshevicit ti apo me xhafer deven bashkepunetor te gestapos naziste e mos na trego perralla, ose mikun tat rankovicin ti udbash i ndryre.

    Analfabet funksional me Hauptschulabschluss.

  15. Qytetar i ish RPSSH. says:

    Robello si qytetar i ish yugodllavise duhet te njohesh serbo-kroatisht dhe meqe gjuhet Sllave dhe sllavo jugore Jane te ngjashme duhet TA dish qe fjala Stalinin dmth Celik dhe jo cekan o servo-cetniku robell.
    Jo po draper.

    Celik, dmth Celik

    Cfare analfabeti eshte ky. Dhe me Molotovin do te merret tashti? Me burra te rralle shteti do merresh mo rrob.

    Po merru me rrugoven ne dhomen e pritjes se miloshevicit ti apo me xhafer deven bashkepunetor te gestapos naziste e mos na trego perralla, ose mikun tat rankovicin ti udbash dhe gjakprishur i ndryre.

    Analfabet funksional me Hauptschulabschluss.

    1. katarakti says:

      Eshte fjala per Mollotovin = çekan. Fillo te kuptosh para se te komentosh.

  16. Ylli says:

    Ky eshte nje shkrim mutllleqesh pa mase
    Nese kishte me te vertete nje person me te ngritur e me te ndershem brenda ne eliten politike te Moskes se kohes se Stalinit,, ky do te qé Molotovi.
    Kete gje e kane konfirmuar e rikonfirmuar zera personalitetesh me autoritet ne boten Perendimore.
    Artikulli i ketushem perzien çeshtje te jetes se brendshme te Molotovit me ate çka ai njihet : si minister i Puneve te Jashtme te BRSS dhe qe permes postit ne fjalet ai beriçmos te shpetonte paqen boterore.
    Te tjerat pastaj jane lloqe te pista e shpifje te kurdisura per te shitur gazetat….

  17. Isa Boletini says:

    Ua karitakut mos je robelli vete

  18. Toger Dubi says:

    Me Gjermanet, kunder Bashkimit Sovjetik u bashkuan edhe rreth nje meleon qytetare te B.S per te luftuar kunder atdheut te tyre: Ata ishin kryesisht nga vendet Balltike, Turkmenija, Ceçenija, Ukraina, si dhe shume bashkepuntore Ruse. Njihen armata kolabrocionistesh si ajo e Gjeneralit Sovjetik qe tradhetoi vendin e tij: Vllasov. Shumica e kozakeve luftuan kunder vendit te tyre. Mbas mbarimit te luftes, vendet perendimore i dorezuan keta tek Ushterija e kuqe. Ne vitin 1945, ne BS ishin dhe 2.2 meleone ushtare Gjermane rober lufte, 130 000 Hungareze qe kishin bere masakra te tmereshme kunder banoreve civile Ruse aq sa Gjenerali Vatutin dha urdher qe ne luftim keta te mos mereshin rober. Ne keto kushte çfare i mbetej Stalinit: tu ngrinte permendore ne sheshin e kuq? Megjithate, 60% e roberve Gjermane u kethyen ne vendin e tyre perkundrejt 20% E Roberve Ruse. Dhe te mendosh per nje vend qe kishte humbur 27 meleone njeres ne vendin e tyre! Stalini, ndoshta dhe Molotovi ( i cili mbahej si eksperti me i mire per politiken e jashteme dhe kishte reputacion edhe ne perendim) kane bere krime sidomos ne vitet 37 -38 kunder intelektualeve disidente dhe ushtarakeve por ket i perkasin historianeve. Tani ka dale moda e Robelleve, Kalosheve dhe te tjereve ne perendim qe servirin ushqim gjithfaresh per budallenj. Bile kam lexuar tani se fundi dhe nje liber te botuar ne Kanada dhe SHBA te shkruar nga nje çifut i cili ne kohen e luftes kishte sherbyer ne ushterine Sovjetike si kapter magazinjer robash dhe i cili ” argumentonte” se ishte Stalini qe e sulmoi Gjermanine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje