Aktorja franceze Patricia Millardet, e njohur për shqiptarët si personazhi i filmit “Oktapodi” me komisar Katanin, me rolin e Silvia Contit, ka ndërruar jetë pasditen e sotme.
Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane, sipas të cilave, aktorja ka pësuar një sulm në zemër në spitalin San Camillo në Romë.
E lindur në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e New Aquitaine, Patrica Millardet mbushi 63 vjeç në 24 Mars.
Roli i magjistrates kurajoze dhe të pakorruptueshme të Silvia Contit në filmin “Oktapodi”, e kishte bërë atë shumë të njohur për publikun e gjerë.
Një rol që i kishte dhënë asaj popullaritet të madh.
Ajo ishte betuar se do të hakmerrej për vdekjen e komisarit, heroi i historisë në film, i vrarë nga mafia. Por që nga ai moment heroina ishte bërë vetë ajo, shkruan “Repubblica“.
Ngushellime familjes me ka ardhut keq verte. Nje aktore e sonja dhe e madhe ne rolin e Silvia Kontit. R.I.P
Riposa in Pace …
Sa keq. Pushofte ne paqe.
Aktore e klasit te pare.Respekte.Na dha per mjaft kohe nje kenaqesi te vecante me rolin aq te realizuar te Silvia Kontit.U prefsh ne paqe Patricia Millardet.
Me i dashuri ishte Katani. I ngritem edhe dy kenge. Per kete s’ ngritem kenge se pas Katanit gjeti Davide Likaten.
R.I.P
Eh, sa keq! E pa harruar. Aktore e vertete.