VIDEO/ Gjesti i veçantë i Dom Gjergj Metës në Rrëshen: 40 minuta marshim në rrugët e qytetit, besimtarët dalin në ballkone me qirinj në duar

12 Prill 2020, 11:07Kulturë TEMA

Besimtarët katolikë nuk kanë mundur të shkojnë nëpër katedrale apo kisha për të të ndjekur meshën e Pashkëve.

Por, Dom Gjergj Meta, prifterinjtë dhe murgeshat e   Rrëshenit, gjetën një mënyrë shumë origjinale për të mbërritur  tek banorët.

Ata dolën në rrugët e qytetit dhe i uruan qyetarët, të cilët e e ndoqën këtë moment magjik nga ballkonet e banesave.

Ecja e tyre zgjati rreth 40 minuta dhe gëzoi shumë besimtarë. Dom Gjergj Meta kishte marrë leje në Polici për të bërë këtë marshin nëpër qytet.

39 komente në “VIDEO/ Gjesti i veçantë i Dom Gjergj Metës në Rrëshen: 40 minuta marshim në rrugët e qytetit, besimtarët dalin në ballkone me qirinj në duar”

  1. ec aty says:

    E lagen edhe keta rrugen me uje te bekuar, si ata prifterinjte idiote ne Graqi ? ? ? ?
    Tani shpetuam nga coronavirusi ?
    Besimi fetar eshte SEMUNDJE MENDORE!!!

    1. Dori says:

      O gomere, eshte Pashke. Nuk po e bejne per te shpetu nga koronavirus. Besimi fetar eshte shprese. Te gjithe ne fund te jetes Zotit i drejtohen, perfshire dhe Enveri e Nexhmija qe te kane shpelare ty trurin.

      1. ec aty says:

        Trap me zile, pashket jane festa e clirimit te popullit hebre nga sundimi egjiptian. Thone se ate dite u vra edhe nje person me emrin Josua i mbiquajtur Mesia, qe pretendonte se … ehhhhhhhh
        Besimi ne zot lindi ate dite kur nje MASHTRUES takoi ne rruge nje BUDALLA ?

        1. joel shkodra says:

          “Ec aty” , nese ke ndonje prove se Zoti nuk ekziston, te lutem ma thuaj, se nuk e di. Une, per vete, nuk kam prova se Zoti ekziston, por kam deshire te besoj, sepse me jep shprese e force.

          1. ec aty says:

            Ti mund te kesh deshire edhe te hidhesh nga Kalaja e Rozafes, e drejta jote … Futi dhe nje dopje, se te jep force …
            Ashtu sic edhe vete e pohon besimi fetar eshte SEMUNDJE MENDORE .Ti po deshe quaje deshire, shprese, force, ndac edhe fluturim me pras …, po ne cdo rast mbetet gudulisje mendore!

            1. joel shkodra says:

              Une desha proven nga ti se Zoti nuk ekziston, e ti merresh me … marrina ( i thona ne Shkoder). Ta kam shkruar: nga une mos e kerko proven e ekzistences se Zotit.

              1. ec aty says:

                Dicka qe nuk ekziston nuk mund ta provosh se nuk ekziston! Mohimi i mohimit eshte pohim!
                Te fala marrinave dhe shko mbaro filloren …

      2. Pellazg says:

        POEMA E MJERIMIT
        Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
        kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
        kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
        që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
        edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
        të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
        E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
        therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
        profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
        shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

        Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
        dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
        që t’apin litarin të shkojsh fill’ e të varesh
        ose bahesh fli e mjerë e paragrafesh.
        Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!
        Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
        të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
        i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
        tu’ ia lëshue lypsit një grosh të holl’ në shplakë.
        Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
        në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
        Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
        ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

        RECITAL I MALESORIT
        0, si nuk kam një grusht të fortë
        t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
        ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët
        n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

        Unë lugat si hij’ e trazueme,
        trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
        endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
        dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.

        Mali hesht. Edhe pse përditë
        mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
        kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
        Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

        Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
        E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
        Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?
        Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

        0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
        Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
        Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
        E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.

        TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI

        Na të birtë e shekullit të ri,
        që plakun e lamë në “shejtnin” e tij
        e çuem grushtin për me luftue
        ndër lufta të reja
        dhe me fitue…
        Na të birtë e shekullit të ri,
        filizat e një toke të rimun me lot,
        ku djersë e ballit u dikonte kot
        se dheu ynë qe kafshatë e huej
        dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t’u paguhej.
        Na të birtë e shekullit të ri,
        vllazën të lindun e të rritun në zi,
        kur tinglloi çast’ i ynë i mbramë
        edhe fatlumë
        ditëm me thanë :
        S’duem me humbë
        në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
        jo! jo! s’i duem humbjet prore
        duem ngadhnim!
        ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
        S’duem, për hir
        të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
        të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
        që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
        kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis
        të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
        Na të birtë e shekullit të ri,
        me hovin ton e të ndezun peshë,
        ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
        dhe për fitore kem’ me ra fli.

    2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      ruajna o Zot nga………….bastardhet[atheoi]!

      1. "..askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten" [PLATO] says:

        …rruaj bythen se e ke per pune , pisoglendi mou ? ? ?

    3. Baton DR says:

      Për sa kohë e mban nën kontroll nuk ka pse të kthehet në sëmundje në fakt …mund të jetë si ky riti në video që ndihmon për tu ndjerë bashkë dhe të fortë për shembull

      1. uhahahaaaaaa says:

        …mbahet nen kontroll corona !!!

  2. Ateum says:

    Mesjete!
    Rane malet u ngriten halet.

  3. nord.al says:

    A thua kane mbetur shume pushta te komunizmit si keto komentuesit e mesiperm?

    1. uhahahaaaaaa says:

      Derisa ju dhemb bytha, tregon se e keni palloshin brenda ? ? ?

  4. mir says:

    fatkeqesisht duket se jane shume ,dihet se kanceri komunist nuk hiqet kollaj,mbase kur te kalojne 50 vite nga ramja e tij

    1. VFLP says:

      Mir torrollaku, ti ende se ke kuptuar kahjen e zhvillimit te shoqerise njerezore o teveqel!? Vetem paramendo qe para 2 mije vjetesh 100% e njerezve ishin fetare te bindur, perndryshe ja u kepusnin koken si te zogut. Ku jemi sot? A e kupton ndryshimin?
      O idiot i lindur, jane sakrifikuar mijra e mijra jete dhe gjak njerezish, qe sot njerezimi te jete i lire nga dogmat fetare, o kokrra e injorantit!
      E megjithate Toka rrotullohet …

  5. Emigranti atdhetar says:

    Ti mir qir pas 20 vjeteve Ska per te pas me Shqiperi po nje shtese e turqise serbise greqise.

    Dhe ti do jesh prostituta e ndonje siriani apo afgani apo irakiani

  6. mir says:

    te dogji emigrant , po perse nuk ke qendruar ne atdhe meqense je kaq atdhetere ? por edhe ne se do ndodhi si thua ti ,(gje qe nuk ka por te ndodhur) kjo vjen si rrezultat i i politikes qe pati ndjek AntiKRISHTI enver , me trashigmnina qe na la mrapa. ,njeriu i ri qe nuk ka as fe as atdhe. kurse kto fjalet e fundit ne koment jepja motres ose grus tane ,sepse une jam shum shum larg ( thanks GOD)

    1. Tanguli says:

      Ti “mir” qe s’di as emrin te shkruash, mund te shkosh edhe ne Hene, por do mbetesh gjithmone nje njeri ordiner dhe analfabet funksional.

  7. Shqiperia Etnike says:

    Feja e vetme e shqiptarit eshte shqiptaria, llumi i puthadoreve, pandoflalepirsve dhe idjoteve qe besojne ne mrekullira eshte i njejte edhe pse urrehen si kermat mes njeri tjetrit.
    Shqiperia dhe shqiptaret Jane nje. Kushdo perpiqet qe te shfrytezoje injorancen dhe ti shkerdheje shqiptaret qe te duken si 20 popuj te eger qe urrehen e shqyhen mes njeri tjetrit per llogari te “profeteve” qe flene tjeter kund, heret a vone do ta shohe historine e ’67 te perseritet, ku hoxha i fundit u var me zorret e priftit te fundit, mu perpara hundes te ” profeteve” dhe padroneve te botes.

    Kur prifterinjte dhe hoxhallaret erdhen tek ne, ne kishim token ata biblen dhe kuranin. 100 vjet me pas, ne kishim biblen dhe kuranin, ata kishin token tone me te gjithe ne skllever.
    Proverb Afrikan

  8. Gjeto says:

    Dom Gjergj Meta, keni gjithe simpatine time, ne vogelsine time modeste.

  9. Mir says:

    kush ju tha more legena se jemi ne provimin e gjuhes , ordiniera keni mbetur ju qe mbroni akoma kjofte largun, persa i perket fese e patme provuar, ju kujtohet mire kur ju i patet shpallur lufte Zotit, por perfundame si popull ne koshin e plehrave te Europes ,ose te Afrikes,apo lupsaret e Europes ,fatkeqesisht edhe sot ,keni harruar kur Shqipetari dallohej 1 km larg sepse ishte kocke e lekure ,ja pra ky ishte njeriu i ri i enverit . Si perfundin mbeturina komuniste ju mund te qe ta jetoni jeten si ateiste , mbasi e keni te ngulitur ne mendje nga enveri nuk ka problem, por jo te jepni mesime feja andej feja kendej tru shperlare ,une si person para <> dua ma shume fene time. ..ooo u zgjata shume mbasi ju nuk keni as fe e as atdhe…

    1. yp Xhixh says:

      Analfabet, shko mbaro filloren ?

  10. Emigranti says:

    Pse Si boton komentet e mia ti Redaktor?
    Do qe te lajmeroj pronarin e gazetes per kete shkelje qe i ben te drejtes per free speech?

  11. Emigranti says:

    A tju Bej nje pyetje: a ka kush me na tregue no nji Foto Si ka Ken ky resheni ne janar 1945.

    A ka existu ne harte?
    Me ndermend a existon No nj Foto?
    Ky dori dhe nord.al kane me na tregu ndonje Foto prej reshenit te dikurshem, shtepia kasolles shpella ose guva, tynele, apo kulla.

    Pysni gjysherit tu tregojne cu Kane bere prifterit celibat. A kishin shku ndonje Here ne shkolle apo skishin n nevoje se kishin kapedanin

    Hajt me shnet bojni fisit.

    Ti nordiku Merr edhe kete mirn e shkoni tu bekoje prifti. Rruajani priftit se e meritoni.

    Paska dhe murgesha?
    Murgeshat ketej nga perendimi vijne te gjitha nga India. Nga India Jane ato?

    Su ha mortja! Merrni me komunizmin.
    Ai können mundimin ja beri njerez ja ve qe ecnit me te 4 gjymtyret, trimat e krenare Po te dhjere deri ne mes.

    Shyqyr qe e morret vesh qe ne na hani…

    Jemi shume ne, te rinj, familje te medha, te shendetshme, te kulturuari te arsimuar, ateiste, idealiste, atdhetar, jo TBCra Si ju veremlij

    Pushta Keni qene Ju Nord. Se Ju ja conit mikut ne krevat femren me te mire te fisit Si dhurate. Ohoho tlum miku. TA bote miku gati grun e nonen. E kush e di, doktor skish atje, Kur ke lind ti ke hauri i qepve nona jote theriste emrin e mikut.
    Keshtu ja mesonte feja juve l. Mbani me shnet kanunin e 1450. Nuk jeni ma mire sot. Aliens jeni. Me gjith ate lufte qe beri komunizmi me ja emancipu e arsimu Po prape aty keni mbeti, shume shume keni shku ke 1700..

    Hahaha cfare tribush , Sikur Jane ne pyjet e Amazones.

    @ per mir
    Dua te te kujtoj vetem termetin ne te Dielen e pashkeve, 15 Prill 1979, ne veri, ne Zonen Shkoder Lezhe.
    Shyqyr qe njerezit i kisha n nxjere ne aksion se do ishin shuar familje te tere.
    Ishin Pashket.
    Pas 6 muajve u ndertuan shtepite nga e Para dhe popullsia U fut ne shtepi te reja

    Ky eshte atdhetarizem

    FEJA e Shqiptaret eshte SHQIPTARIA.

    Kerko ne rrjet me termat: “shkoder pashke termeti” dhe do te gjesh Video te panumerta mbi ngjarje ne fjale.
    Dhe mbase te rifreskhet kujtesa Öse nese keto sharje per Kontaktformular munizmin dhe Enver Jochen i ke me te degjuar, keijo dhe mendimin tend te pavarur.

    Besim ne fe eshte e drejtat personale e cdo njeriu. Do te besosh ti beso, Po faktet historike Jane shume te forta dhe Ty duhet te te vije turp qe perserit fjale Si Papagall Kur sja U di as kuptimin.

    Ty te rrofte feja, Po ketyre qe mbeten Pa shtepi nga termeti i nendorit ctu themi.

    Si tha perfekti qazim mulleti: ata do te behen Ma komunist se komunistet.

    Une Jam larg se na hoqi Sala nga puna e na hodhi ne rruge megjithese akademik dhe ngriti akademine e plepave.

    Ty te uroj qe njerezit ne Shqiperi te behen per Spital (qe eshte ndertu qe ne kohen e “qoftelargut” Enver, dmth te pakten 35 vjecar) ose te kene Probleme me drejtesine, Si Pune pronash etj, ose nga ndonje fatkeqesi natyrore Si permbytje e termete humbasin Mall e gje dhe strehen mbi koke

    dheeeee atehere

    Do behesh ti ma komunist se komunistet

    Shiko aty ku je rruaju se mos te te zere Corona e vajte per lesh. Megjithese ne kohen e “qoftelargut” je vaksinuar me detyrim dhe falas kunder TBCse. Keshtu ke nje shans per te mbijetuar.

    1. gjergj says:

      Emigrant…kur ne veri shkruhej formula e pagezimit ne cilen shpelle apo mocal te shkerdhehej gjyshja nga turku?

      1. Korabi says:

        GOMAR! Kur eshte shkruar Formula e Pagezimit, turqit ende nuk kishin arritur ne keto ane! Kaqol …

    2. joel shkodra says:

      “Ec aty” , nese ke ndonje prove se Zoti nuk ekziston, te lutem ma thuaj, se nuk e di. Une, per vete, nuk kam prova se Zoti ekziston, por kam deshire te besoj, sepse me jep shprese e force.

    3. joel shkodra says:

      “Emigranti”, lexoj diku neper rreshtat tuaj: “megjithese akademik”. Uroj te kesh qene “akademik” i shkencave te natyres e jo i shkencave humaniste. Me kete gjuhe qe shkruan, niveli ieshte i nje nxenesi mesatar te fillores. Pra, injorante ka nga te dy krahet: ka injorante besimtare, por ka injorante edhe ateiste.

  12. taqo says:

    A mund te shoqerohej artikulli edhe me foto te ketij marshimi ?……Perse _JO …….. mendoj se do te kishte mjaft vlere …….

    1. yp Xhixh says:

      Te dhjefsha fotot o torrollak … Cdo vit njesoj jane fotot o toc!

  13. Lani says:

    Feja ka qen edhe do mbetet shkaterrimtare per njerzimin…..o njerz. Besoni ne ZOTE edhe pik ajo eshre zgjidhja me e mire …jo fete e qelbura edhe pedofila te poshter

    1. i relaksuar says:

      Kush esht ky “zoti”!?

  14. Kasandra says:

    Pashkët festohen në boshllëk por edhe midis besimtarëve!
    Më keq se në Luftën e dytë botërore kur armiku ishte përballë, kur bombat binin si breshër mbi popullsinë e pafajshme futur në bodrume apo vendstrehime së bashku dhe mbi ushtarët në llogore. Sot armiku është tinzar, ka zënë pozision strategjik tek njeriu dhe qëllon mbi njerëzit e tjerë me rikoshet zinxhir në shumë drejtime, të kapi ku të kapi. Po të kapi shkon në llogoren e parë të luftës ku mjekohen e shërohen të goditurit nga covid-19. Nuk bëhet shaka. Rruga e vetme është të fshihesh ose të maskohesh aq sa të mos njihesh kush je, përveç pushtetarëve dhe klerikëve që japin udhëzime jetëdhënëse dhe inkurajime shpirtërore nga froni i tyre i sigurt nëpërmjet teknologjisë moderne.
    Aq e rrezikshme është situata sa që tempujt shekullorë të fesë i kanë mbyllur dyert e tyre edhe në ditën e kremtimit të festave fetare, jo se rrezikojnë veten, por rrezikojnë jetën e besimtarëve qoftë edhe jashtë në shesh duke ruajtur distancat. Nuk ka garanci. Le pastaj të imagjinoshë një shesh ku i dërguari i Perëndisë t’i drejtohet një turme maskash! Nuk vete, apo jo! Po ka edhe raste origjinale, përshembull, të vendosësh fotografitë e besimtarëve në çdo karrike, siç ka ndodhur në një rast te ne. Ose siç ka ndodhur në Amerikë ku Pastori JO ligjëroi në një kanal televiziv në një rast para 16 mijë karrikeve, por kishte disa besimtarë në radhën e parë.
    Ia vlen një kryeradhë për gjestin sa solemn aq edhe njerëzor të Dom Gjergj Metës, priftërinjëve dhe murgeshave të Rrëshenit që përshkuan në këmbë për 40 minuta rrugët e qytetit duke u përshëndetur dhe uruar Pashkët besimtarëve dhe qytetarëve të cilët mbushën ballkonet me qirinj në duar duke plotësuar kështu kuadrin e një momenti magjik më 12 Prill, 2020, një moment sa prekës aq edhe i gëzuar për një të ardhme fetare moderne. Kjo më kujtoi brohoritjet dhe lulet e shkodranëve nga ballkonet veçanërisht kur hymë dhe dolëm nga Shkodra me delegacionet e huaja pjesëmarrëse në Kongresin e Gruas më 1967, një pritje dhe përcjellje popullore e paparë.
    Siç është e pritshme, të gjithë klerkët shprehën keqardhje për mungesën fizike të besimtarëve në festën e tyre. Dhimbijen më të madhe e ka shprehur Rektori i kishës së “Shna Ndout” Padër M. Marinaj për mungesën e vizitorëve sidomos për kohën e pelegrinazhit 13 javor, por diçka fitoi me propagandën fetare nëpërmjet intervistave të disa besimtarëve të Laçit që sido të sëmurë nuk mund të rrinë pa shkuar te ky vend i shenjtë edhe për pelegrinazhin e 13-të të Martave, qoftë edhe në këmbë.
    Në fakt termi propagandë fetare dhe anti-shkencore i përshtatet më mirë Mons. Xh . Frendo që në varësi të pyetjeve lehtësuese të intervistueses i përshkruan problemet dhe rrugëzgjidhjet e tyre si do të donte ai të ishin, si të mirëqena pa marrë parasysh se në ndër shqiptarë ka një inteligjencë të vërtetë shkencore laike dhe një popull (fetar dhe jofetar të pandarë) me nivelin e nevojshëm kulturor për të kuptuar ku rreh çekani i ligjëratave të tij që thekson dështimin e “komunizmit anti-teist të shokut Enver”në praktikimin e fesë, si dhe për të kuptuar se Jezusi ishte një figurë e njohur historikisht, e se çdo rrëfenjë përtej këtij fakti është një fabul biblike, ai opiumi për popullin që e bën të pavdekshëm Karl Marksin. Gëzuar Pashkët, Kasandra.

    1. ca po thua says:

      “e ardhmja fetare moderne”!? Shprehje me gazmore s’kisha lexuar ndonjehere ? ? ?
      E ardhmja fetare dihet – ZHDUKJA E FESE ESHTE KAHJE E PADISKUTUESHME E ZHVILLIMIT NJEREZOR!
      Kush ende se ka kuptuar kete, eshte koktrash.

  15. Kasandra says:

    Rruga e fesë!
    Hisorikisht feja i është përshtatur sistemeve social-ekonomike që nga më i ulti deri te më i larti. Aktualisht në Perëndim besimtarët modernë besojnë pa i praktikuar ritet fetare veçse në rast vdekje apo Krishtlindjesh, ata që largohen nga objektet e kultit krijojnë tradita të reja për nevojat e tyre si në raste dasmash etj. bashkë me jofetarë/laikët. Këto zhvillime i kemi parë edhe aktualisht tek ne si në varrime pa prift ose në celebrime nga Kryebashkiaku Veliaj…Ky zhvillim është pasojë e zhvillimit social-ekonomik.
    Zhvillimi është i tillë që nëse një krijesë në natyrë ose në shoqëri e humbet funksionin për të cilin është krijuar- zhduket, aq më tepër në se është një ide/ refleksion/produkt subjektiv i mendjes njerëzore, jo një realitet objektiv siç është feja. Udhëheqësitë dhe studjuesit fetarë, padyshim, e dinë këtë dhe diskutojnë perspektivën e fesë përballë zhvillimit të shpejtë social-ekonomik dhe tekniko-shkencor. Ky debat është reflektuar edhe në letërsinë e kohës si përshembull në romanin interesant të shkrimtarit Dan Brown “Origjina”.
    Pra që feja të mbijetojë në një shoqëri moderne duhet të ambientohet, t’i përshtate kërkesave të kohës, si të thuash, të modernizohet, të shkundet për t’u zhveshur nga pretendimet dhe detyrat që nuk i përkasin idesë së besimit te Zoti dhe të mbajnë atë për të cilën janë krijuar: të forcojnë besimin dhe drejtësinë e mendimit te besimtari për të qenë i suksesshëm në shoqëri. Kjo është e shkruar në James 2:22. Kjo nuk i vjen përshtat drejtuesëve fetar sepse lidhjet materiale, ndihmat dhe lëmoshat për të varfërit i bëjnë ata të duken të domosdoshëm për shoqërinë që prodhon të varfër kur në fakt ata plotësojnë pamundësitë e pushtetit. Një moment i tillë do të vijë kur demokracia liberale të reformojë veten deri në masën kur punëtori dhe i varfëri të mos kenë më nevojë për lëmoshë as nga shteti e as nga feja. Atëhere feja do të gjendet midis historisë dhe fundit të saj hirplotë.
    Disa pastor modernë, si Joel Osteen,bëjnë të kundërtën. Bazuar në fabulat Biblike ata theksojnë se çdo të mirë shpirtërore dhe materiale besimtari e ka nga Zoti i cili qëndron në prapaskenë dhe lëviz gurët nëpërmjet engjëjve ose ndikon direkt për të zgjidhur problemet e besimtarëve në tokë, i ndihmon të gjejnë punë, të pasurohen, të ngjisin shkallët e shoqërisë e të bëjnë karrierë deri sa të dalin së bashku në krye të pushtetit,etj. Këto ligjërohen në stadiume të mëdha dhe transmetohen në televizione dhe në internet. Natyrisht të varfërit, të papunët e të pastrehët, punëtorët me rroga minimale, etj nuk e kanë luksin as t’i shikojnë as të marin pjesë në këto aktivitete. Aq më mirë për ta. Çudia më e madhe është se si në botën moderne ka mijëra besimtarë që mbushin këto stadiume, ndjekin dhe lumturohen me kumtesat përrallore të këtyre pastorëve moderë larg jetës reale.
    Kuptohet që këta pastorë liberalë ose konservatorë përfitojnë nga teprimet e demokracisë liberale dhe mbase nuk rrezikojnë shtete të mëdha si Amerika, por shtojnë rreziqet e kthimit prapa të vendeve më të vogla që përpiqen të ecin përpara. Shembujt nuk mungojnë. Kasandra.

    1. ca po thua says:

      Shpresojme qe feja te ndodhet sa me shpejt “midis historise dhe fundit te saj hirplote” ?

  16. Kasandra says:

    Ju lutem postojeni replikën time për komentuesin pararendës. Sidoqoftë, keni mirënjohjen time si përherë dhe ju uroj të dilni shëndoshë e mirë nga kjo luftë e mallkuar me covid-19. Kasandra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje