Me Piro Manin, nëpër Nju Jork

14 Prill 2020, 10:16Kulturë TEMA
Me Piro Manin, nëpër Nju Jork

Nga Pëllumb Kulla

Kalofsh përtej të njëqindave Piro Mani!

Nuk mund të mos fillonte 14 prilli pa këtë urim për Piro Manin, dekanin historik të regjisurës shqiptare, endsin e magjishëm të spektakleve më të bukur që kanë parë skenat e vendit tonë.

Sot Piroja mbushi 88!

Për shkak të angazhimeve tona në fushën e regjisurës, unë artistin e madh kam patur rast ta bashkoj, të shkëmbejmë mendime, ta njoh nga afër… Por kurrë nuk am ndenjur me të më shpesh dhe më gjatë se sa në vitet tanë të përbashkët të Amerikës.

Kam shkruar për mikun tim disa herë. Në këtë ditë po sjell vetëm disa ekstrate nga një artikull i gjatë që më nxiti një porosi nga Tirana. Ka qenë një 14 prill dhe ai. Edhe atëhere i urova njëqind vitet, normën e zakonshme. Sot, megjithë shpirt, i uroj atij dhe familjes Mani që ta kenë kreun e familjes edhe përtej të njëqindave! Por ta kenë të shëndetshëm. Pa sa për të lumtur, lumturinë e ka në gen ai!

………………………………………………

Me Piro Manin, nëpër Nju Jork

Jo rrallë unë shkoj aty ku banon Piroja, që të marr kolegun tim të shquar dhe të vemë t’i pijmë kafetë në periferi të qytetit, ose tej nga Fresh Pondi, në lokalet e shqiptarëve.

Pres deri sa ashensori e zbret plakun flokëbardhë, që del në trotuar e nuk thotë mirmëngjes pa u rehatuar në sediljen përkrah shoferit, që në këtë rast jam unë. Zëri i tij është po ai i pari, ai që mbahet mend me Edi Karbonen, me Protopapën e me figura të tjera të paharrueshme që krijoi ai.

Me që ra fjala, e njoh qytetin e madh më mirë se Piroja. Nuk harroj asnjëherë ta shpie përmbi urën e Bruklinit, aty ku gjysëm shekulli më parë bënte shëtitjet e përditëshme Artur Mileri, dramaturgu i madh i këtij vendi, që sodiste nga lartësi e urës, punën e hamejve emigrantë italianë në portin e dikurshëm. Ato soditje më pas i dhanë letërsisë dhe teatrit “Pamjen nga Ura”, dramën e Edi Karbones, atë dramë të pavdekshme mbi dritëhijet e nënvetëdijës njerëzore që Frojdi ka marrë përsipër të na i shpjegojë shkencërisht dhe ky zotëria në sedilen përbri, djalë i ri i porsakthyer nga studimet e Moskës, pat përveshur mëngët t’i trupëzonte në skenën e teatrit të Korçës. Korça qe një qytet province në kuptimin gjeografik, por mbeti një nga kryeqytetet e teatrit shqiptar, më së shumti për meritë pikërisht të këtij individi, që bash nga vendi i origjinës nisi rrugën e mundimshme drejt majave me dritë.

Ai djalosh i dikurshëm pas një jete me vazhdë të ndritëshme prapa, ka avancuar në moshë tashmë, dhe mirënjohja e bashkëkohësve me vështrim nga kalendari, nuk harron të nderojë 14 prillin, ditën që regjisori i shquar erdhi në jetë në atë vit të largët 1932, në Korçën e bukur.

……………………….

Piro Manin e kishte puthur fati në ballë. Në laboratoret e teatrit korçar pati nën urdhrat e tij regjisorialë aktorë të klasit të parë, si Pandi Raidhin, bashkëshortët Dhorka dhe Dhimitër Orgocka, Thimi Filipin, Stavri Shkurtin, Aleko Prodanin e të tjerë, që Piroja s’i heq nga goja dhe i ka të pranishëm, jo vetëm në bisedat jubilare, si këto të këtyre ditëve.

…………………………………………………

Është interesante se si historia e vendit tonë do mund të lexohej edhe nëpërmjet historisë së teatrit. Aty shfaqet qartë se si shtrëngimet dhe lëshimet në repertor, përkonin me dritëhijet në trurin e diktatorit të sëmurë nga paranoia. Historia edhe më dramatike e dramave të anulluara e atyre që fituan kurora dhe u shkurorëzuan, e dramave që u bënë shkak përleshjesh të kryekrerëve, drama që u bënë shkas për internime, transferime dhe burgime autorësh, regjisorësh e piktorësh; e dramave pa vlerë që përfituan e dolën në dritë nga këto lloj përleshjesh, mund ta tregojë fare mirë, në gjuhën e vet, historinë e Shqipërisë në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Sukseset e ndritëshme të Korçës, e sollën Piro Manin në teatrin qëndror të vendit, në Tiranë. Gjatë kësaj kohe që iu qasëm Piros në kërkimet e përbashkëta e në konkurime, ne, nxënsit e tij, vumë re rritjen e hovshme të personalitetit të një regjisori, që të godet me të parën me imazhin e veprës, që operon me guxim e brutalitet bashkë, gjetjet e reja, atë që kërkon me këmbëngulje karakteret e paparë, që e tërheq llastikun e groteskut deri aty sa t’i thua se do t’i këputet në dorë. Në studjot dhe në skenën e teatrit, për një çerek shekulli u pa një njeri që nuk u ndal kurrë në kërkimet e tij që rezultuan, në më të shumtën, suksese për t’u patur zili. Si të mos i kishe zili një vepër alegoriko-satirike si “Arturo Ui” e Brehtit, ku bashkë me atë të regjisorit, ndritën gati të tërë yjet e aktrimit të angazhuar atje. Arturo Ui ishte personifikimi i karrieristit mizor, i diktatorit të pandalshëm para asgjëje në ngjitjen e tij, i demagogut populist, që është moskokëçarës nëse e besojnë apo jo, në ato që thotë. Ne, në Shqipëri, e kishim një të tillë.

Tamam në ato vite shënohen krizat më të mprehta e dramat më të mëdha njerëzore, që si për të përqeshur artin e skenës, nuk do të ngjiteshin dot kurrë mbi një skenë teatri. Tamam në atë kohë morsat e persekutimit mbërthyen dy nga regjisorët më të talentuar, Spahivoglin dhe Luarasin. Por kjo ngjarje nuk la pa tronditur edhe sigurinë e Piro Manit edhe të tjerëve të cilët e ndjenë fshikullin. Ne të gjithë ndjemë vërshimin dhe përmbytjen e skenave me vepra që u lexohej fundi që në faqen e parë. Edhe në varfërinë e gjatë dramaturgjike, Piro Mani tregoi se qe një regjisor me vlera të papara gjer atëherë dhe që nuk ia gjen shokun as sot në bollëkun e pakufishëm repertorial. Ai rendi dhe me mençuri ngjiti në skenë vepra si “Cucën e Maleve”, “Fytyrën e Dytë”, “Epoka para Gjyqit”, “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur”, që ofronin hapësira të bollshme për të frymëzuar regjisorin dhe interpretët, për të kënaqur dhe spektatorët e llozhës dhe ata të platesë.

Bisedat me Piron

Piroja ka mendimin se shkolla ruse e teatrit është një shkollë e përparuar me baza të shëndosha të mjeshtërisë së aktrimit…

“Pra ti, Piro, e quan veten me fat që u edukove në atë shkollë?”

“Pa as më të voglën lëkundje! Gorçakovi, pedagogu im ka qenë dishepull i

Stanislavskit. Po i tillë ka qenë dhe Zavadski, udhëheqësi artistik i Kujtim Spahivoglit. Ishte shumë e vlefshme praktika jonë në teatrin dhe shkollën ruse, pasi shihnim se si artistë të shquar iu përshtateshin kushteve. Edhe në binarët e hekurt stalinistë, ata arritën të realizojnë një pjesë të ambicjeve të tyre artistike.”

“Po në binarët e stalinizmit tonë ç’ndodhte?” e ngacmoj unë.

Me keqardhje, të dy sjellim ndërmend se censura ndaj teatrit rrinte me tre turne në majë të karakollit.

“Ti Piro,” vazhdoj unë, “ke qenë në qendër, ke qenë më i shquari ndër regjisorët, dhe detyrimisht të ka rënë barra të ngjitësh në skenë edhe vepra që kundërmonin orientime komitetoqendroriale. Buzëplasur, buzëplasur, por e ke gjetur pajtimin me to…”

“Mos harro të thuash se kam qenë edhe më i vëzhguari dhe më i monitorizuari!”

E pastaj, mendueshëm, regjisori shton: “Pajtimin me to… Si të them?… Ti e kupton se edhe në dramën më të keqe, do të gjesh se s’bën një qoshkë të bukur frymëzuese, një motiv të paprekur, një karakter interesant, apo një të thënme me vlerë… Do të gjesh, me siguri, një gozhdë ku lidhet kënaqësia estetike, frymëzimi i artistit. Pastaj artisti e zhvesh frutin e ëmbël nga lëvozhga ideologjike dhe arrin ta shijojë. A nuk e frymëzon artistin një vajzë që u mëson shoqeve shkrim e këndim? A nuk të duket frymëzues dhe i shtrenjtë një partizan 19 vjeçar që jep jetën duke luftuar e nuk e merr vesh kurrë më, se gjaku i tij u përdor për një skllavëri tjetër më të egër se okupimi?”

“Le të ndërrojmë temë, profesor…”

“Le të mos e ndërrojmë edhe për ca minuta më shume,” kundërshton Piroja. “Ca njerëz mund të më gjykojnë për spektaklet që kanë parë nga unë, spektakle, që më së shumti i ka reklamuar kritika zyrtare. Por një nga shfaqjet më të bukura të mia, unë mbaj “Rrethimin e Bardhë” të Naum Priftit, por ata nuk kanë mundur ta shohin. S’e panë, ngaqë atë e rrëzoi vetë Enver Hoxha në një nga vizitat e tij në Korçë. Fabula ishte mbi rezistencën njerëzore në kushtet e rrethimit nga dëbora dhe mendohej se do të kalonte me pasaportën e temës së rrethimit kapitalisto-revizionist. Unë u dashurova pas veprës. Sapo pata ardhur nga Moska, ku destalinizimi po shkrinte çdo lloj akulli. Në tërë katet e universitetit Lomonosov kërciste rockenrolli nga gëzimi i hapjes së horizonteve. Kurse tek ne… Unë arrita që tërë këtë përjetim ta plazmoja në atë dramë. I Pari i vendit e kapi menjëherë nostalgjinë time dhe e fundosi atë spektakël aq të ndjerë që pa u shfaqur ende… Sinqerisht, ka qenë një nga punët më të bukura që kam bërë.

Pra, i dashur, teatri ka qenë një bashkëpunim i gjërë: për ngjarjet e shënuara vepra orientohej nga shumë lart; në organizatën bazë shtrohej akuza delikate “Piro Mani nuk u jep role komunistëve”, gjë që nuk ishte e vërtetë aspak, pasi shumë nga komunistët ishin aktorë vërtet të paarritshëm. Por komunistët mediokër, aktorët pa vlera, me këtë akuzë, jo vetëm që nuk e linin udhëheqësin artistik t’i dëbonte nga teatri, por deshin që ai t’u jepte të luanin dhe Hamletin! Hajde të harmonizoje kërkesat e Shekspirit me ato të organizatës bazë të partisë të Teatrit Popullor!… Mund ta ndërrojmë temën tani!… (2007)

30 komente në “Me Piro Manin, nëpër Nju Jork”

  1. Juristi says:

    Gjynah qe ky cift artistesh shkoi dhe emigroje,gabuan shume.Jete te gjate Pirros dhe Pavlines.

    1. Vlonjati 12 says:

      Dy figura ( per te mos thene kater, se edhe ato kane kontributin e tyre ne arti tone ) te medha te artit tone skenik , Pirro Mani dhe Pellumb Kulla .
      Ata te dy nuka kane te krahasuar me ca plehra si Budina apo nje fare karagjozi Licaj (Neritan )

    2. xyz says:

      Piroman unë nuk kam parë në New York.
      Zjarrëfiksa po, ka sa të duash ?

  2. beni says:

    Me mir ne majen te dardhes ne Ajer te paster ne ket kohe, se sa ne njujork?

  3. mendimi says:

    Une e vleresoj Piro Manin se shume vepra te tij i kam njohur e pare dhe i uroj jete te shendetshme e dinamike, jo per te bredhur me vrap me kembe, por me mendje te kthjellet. Nuk me erdhi mire qe ne shkrimin e mesiperm, Pellumbi i politizonte ca gjera dhe e di pse? Sepse kur ke nje veprimtari kaq te madhe e kaq te sukseshme, politizimi ti zvoglon gjerat vete, por si duket ky virus s’ka per te dalur kurre edhe nga njerezit e medhenj; prandaj thone nganjehere: eshte i madh si poet, shkrimtar, regjizor…por i vogel si njeri (human). Tani te dal nga kjo dhe te politizoj edhe une se kam radhen. Ne festivalin folklorik kombtar 1978, Pirua ishte komandanti dhe komisari i levizjeve ne skenen e Kalase, por dhe radhes e ngjyrave. Muharrem Fejzo beri dhe nje film duke çfrytezuar kete evinement te madh kombtar. Kur mbaroi festivali ne Kala, grupet me te mira duhej te shkonin ne Tirane ne koncertin madheshtor qe organizohesh me rastin e 70 vjetorit te Enver Hoxhes. ne sallen e operas dhe baletit. Pirua brenda 12 oresh duhej te organizonte ceremonine me regjizuren e 70 vjetorit. Nga llogarite qe kish bere, dilte se ne minutazhin e koncertit nuk duhej te merrnin pjese disa grupe se zgjatej koha. Prandaj, veç te tjerash, vendosi qe grupin e Bençes te mos ta fuste ne koncert. Urgjentisht, Bençoret telefonojne shefin e shtabit te pergjithshem te ushtrise qe e kishin patriotin e tyre dhe ai per pak kohe u ndodh ne sallen e teatrit te operes dhe baletit. Grupi Bençes u fut ne programe dhe kenga e tyre per Enver Hoxhen ka marre dheun edhe sot e kesaj dite. Tani, do ti lutesha Pellumbit qe ta pyeste Piron, pse pikerisht skualifikoi kete grup qe me vone beri buje te madhe kenga e tyre, eshte seleksionim nga ana artistike regjizoriale apo nuk donte ti kendohej Enver Hoxhes per 70 vjetorin? Ma merr mendja se sot te gjithe tregohen trima pas beteje, por kjo as ka qene e as eshte burreri. Ju uroj jete te gjate te dyve se i keni dhene shqiptareve kenaqesine e te shikuarit, pavaresisht se ndonje çike u ka pelqyer dhe ndonje “udheheqes” province ne mendim e veprim. Une e di qe Pellumbi nuk perton te ktheje pergjigje, pavaresisht anonimatit tim, por kjo eshte vetem se dua te ruaj qetesine dhe karantinen nga covid 19.

  4. Pelioni says:

    Urimet më të mira për gjigandin e skenës dhe gjeninë e regjizurës shqiptare Piro Mani.
    Gjenitë nuk kanë nevojë për urime përvjetorësh,pasi ata janë të përjetëshëm,përjetësi që e kanë fituar me punën dhe veprën e tyre dhe si të tillë meritojnë përjetsi.
    Urime për Z.Mane.
    Faleminderit . Z.Kulla

  5. Kritiku says:

    Jo ne ae kohe por,ne cdo kohe poliika do ti fuse hundt per intereate saj.Sa per art,ketij kolsi te Artit Shqiptar duhet hequr kapelja se qendron midis KORIFEJVE.Jete te gjate kudo qe jeton,megjithese ne vendin e tij do te ndriste me shume.

  6. Tre krisma ne Athinaqe says:

    O Pellumb Sorra?
    Po shkolla e Asfalise greke me e fort eshte se UDB-se serbe?
    Po Napoleon Zerva me gjyshin e Genc Apollo’s, Th.Take me te fort jane se naçallniket e Oznas?

  7. drino says:

    PIRRO MANI E PELLUMB KULLA PERSONALITETE TE ARTIT SHQIPETAR…. JETE TE GJATE PACI…

  8. asd says:

    Pse iket? Kafe keni edhe ketu sa te doni.
    Apo donit te vendosni dramat tuaja ne skenen amerikane ?
    Artin e kohes suaj e ka bere Enveri. Ju ishit vegla kaq te persosura dhe zgjatime te mendjes dhe trurit te tij sa ju dukej (dhe ju duket akoma) sikur i keni shkruar apo vene ne skene ju vete. Vdiq Enveri dhe nuk prodhuat dot asnje film dhe asnje drame qe te mbahet mend. U kthyet ne njerez te zakonshem te gjithe. E humbet magjine. Ndoshta ngaqe diktatura evokonte “pathos”, dhe impononte frike dhe emocion te papershkrueshem te mbijeteses. E njejta gje ndodhi edhe me shkrimtaret; Kadare, Dritero por edhe te tjere. Pas 90′ te gjithe u dhane pas endrres se “lumturise materiale”. Jo me kot jeni komshinj ne Amerike. Jo me kot edhe Kadare rri ne France por nuk shkruan dot asgje. Liria ju paralizoi, jua dhjamosi trurin dhe ju zhduku objektivat. Rrini sa te doni mbi uren e Bruklinit, por nuk hiqni dot paralele me Miler. Nuk kam asnje iluzion per kohen e Dulles, por thjesht po hedh dy rreshta ne pershkrim te se vertetes. Miresevini ne klubin e “ish te famshmeve”

    1. Kunadhja says:

      Uaaaa. C’fare analize..E fortë. BRAVO..

  9. Lipe shtogu says:

    Pirro te na rtoje sa malet o Pellumb. Po nje gje s mora vesh une. Ti ke bere artikull per Pirron apo per vete. Apo u bere dhe ti viktime si ai Gjeraqina qe pyeste A doni me per Belulin?!

  10. ILIA Saro says:

    Piro Mani eshte nje talent i lindur, dhe me pasion punetori i perfeksionuar cdo dite!
    Jete te gjate sa kalldremet e Korces sone!
    Pershendetje te sinqerta familisht ,i madhi Piro!
    ILIA Saro , CHICAGO ,U.S.A.

  11. xyz says:

    Piroman unë nuk kam parë në New York.
    Zjarrëfiksa po, ka sa të duash ?!

  12. Bogonica says:

    “asd”, na fute trurin ne telashe! Vertet cuditem edhe sot qe po i afrohenm te 75-ve me veprat artistike qe u relizuan nen diktature, si dhe me lojen e pa perseritshme te aktoreve gjigande si Kadri Roshi, Pjeter Gjoka, Pandi Raidhi, Naim Frasheri, Sander Prosi, Robert Ndenika,Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Sulejman Pitarka e dhjetra te tjereve ne cdo fushe te artut, qe kerkoj ndjese se nuk me kujtohen te gjithe, por jane ne “Ballkonin” e artit shqiptar qe te gjithe. Ata ishin artiste qe mund t’i krahasoje me më të medhenjte e Botes, pa frike dhe pa asnje dyshim Si eshte e mundur? Si dolen kash shume artiste e regjizore ne nje vend kaq te vogel ne nje kohe relativisht te shkurter? Pergjigjen e kesaj pyerje e kam ende te perzier ne mendjem dhe shume te turbullt. A thua ata dolen aq te talentuar edhe nga KOHA? Po ç’ishte ajo kohe aq e çuditeshme? KJo më ngacmon akoma!

  13. Ladi says:

    Lexoje Kadaren lexoje, se nga vdekja e Enverit ka shkruar me shume 15 rromane te reja, per mos te permendur vepra te tjera.. Dhe te gjitha Kryevepra.

    1. NDOSHTA QËLLOJ NË SHENJË DHE MË LEXON
      ” BOGONICA “. DESHA TË SHTOJA KËTË KOMENT

      AJO QË SHOH UNË PERSONALISHT, ME KËTË GJYKIM QË KAM PËR GJENERATËN E KËTYRE GJIGANTËVE TË ARTIT TË SKENËS DHE KULTURËS SHQIPTARE , QË NA MBUSH ME KRENARI POR EDHE ME FRYMËZIM NËPËRMJET VEPRAVE QË ATA NA KANË LËNË SI SHEMBULL TË PASHOQ, ËSHTË JO VETËM NJË ARSYE APO NJË SHKAK I VETËM POR JANË DISA TË CILAT KANË NDIKUAR SË TEPËRMI NË ARTIN SHQIPTAR TË KOHËS.
      1- SË PARI JANË MERITAT DHE VLERAT INDIVIDUALE QË SPIKATIN. NËSE NUK DO KISHIN VLERA INDIVIDUALE ATËHERË PËR KRAHASIM PO THEMI SE HURIN APO PYKËN JO VETËM NË SHKOLLAT MË TË MIRA TI DËRGOSH PO KU TË DUASH ÇOJINI ATO ASHTU DO HYJNË E ASHTU DO DALIN OSE HU OSE PYKA…
      2-BREZI QË ERDHI PAS ÇLIRIMIT TË VENDIT DHE, PIRO MANI E TË GJITHË ATA QË PËRMEND ZOTROTE I PËRKASIN BREZIT 14-vjeçarë TË PASLUFTËS, BREZIT I CILI U RRIT ME NJË IDEAL TË PASTËR SE DO JEPNIN KONTRIBUTIN E TYRE TË ÇMUAR PËR NDËRTIMIN DHE BEGATIMIN E VENDIT NË ÇFARËDOLLOJ FUSHE KU DO TË KONTRIBUONIN NË NJË TERREN TASHMË TË PAKULTIVUAR ( VENDI YNË ISHTE PA SHKOLLË ARTISTIKE DHE PA PËRVOJË NË DREJTIM TË ARTIT DHE KULTURËS FILMIT DRAMËS KINEMATOGRAFISË) DHE BARRA QË ATA NDJENË MBI SUPE APO EDHE PËRGJEGJËSIA QË MORRËN PËRSIPËR DUKE QËNË TASHMË 20 vjeçarë DHE ME ËNDËRRA PLOT NË KOKË,PËRKON DHE PËRPUTHET ME DEVIZËN JETIKE :
      – O E BËJMË KËTË GJË DHE E BËJMË MIRË DHE SHUMË MIRË OSE NUK E BËJMË FARE !!!
      DHE ATA JO VETËM E BËNË POR E BËNË SHKËLQYER ME NJË IDEAL QË S’KA VLERË TA ÇMOJË, IDEALIN QË PO BËNIN DIÇKA PO VININ THEMELET DHE BAZAT PËR VENDIN E TYRE NË FUSHËN PËRKATËSE.
      DHE KUR BESON NË BOTËN IDEALE BESON SHUMË FORT DHE SHUMË PASTËR.

      3- ARSIMIMI I TYRE NË SHKOLLAT MË TË SHQUARA TË LINDJES I PËRPLASI ATA VEÇ TË TJERASH ME SHKOLLAT MË TË PËRPARUARA TË KOHËS KU ATA U BËNË TË ETUR PËR ÇDO LLOJ LITERATURE DHE INFORMACIONI PASI NUK JEMI NË NJË IZOLIM ASHTU SIÇ E KEMI PËRJETUAR NE PAS VITEVE ’70 !

      4-E VEÇANTA TE KËTA DISHEPUJ TË KULTURËS SHQIPTARE QËNDRON NË FAKTIN SE VEPRAT QË SOLLËN NË DRITË ATA NUK I ZBATUAN NË MËNYRË VULGARE, NUK RANË PRE E SHABLLONIZMAVE NUK U BËNË KOPJACË TË THJESHTË POR E PANË SITUATËN ME SYRIN KRITIK DHE GODITËN ME SA MUNDËSI JU OFRUA DHE KISHIN PËR MOMENTIN APO SITUATËN DUKE MOS U SHKËPUTUR PËR ASNJË RAST TABANIT POPULL.
      DUKE QËNDRUAR PRANË POPULLIT ATA NUK KISHIN MUNDËSI TË GABONIN POR PO KËSHTU SOLLËN TIPA DHE SKALITËN KARAKTERE TË RRALLA TË CILËT MUND TI GJESH VETËM NË GJIRIN E POPULLIT.
      NDAJ DHE BREZI I MËPASËM ECI I SIGURT NË GJURMËT E TYRE….
      MUND TË RRESHTOSH DHE GJËRA TË TJERA PËR DEKADAT E KONTRIBUTIT TË TYRE POR BESOJ SE NUK ËSHTË VENDI…
      A KA TEATRO SOT ?
      A KA FILMA, A KA FESTIVALE, A KA…., ÇFARË TË THUASH TJETËR… KA ÇDO GJË POR NUK KANË VLERAT E KOHËS DHE PIKËRISHT PËR ARSYET E MËSIPËRME DHE SË PARI PËR MUNGESË VLERASH SEPSE NË PLAN TË PARË KA DALË VLGARITETI DHE PËRFITIMI MATERIAL PËRPARA ATIJ MORAL !!!
      PËR KRAHASIM.
      KA KËNGËTARE QË TUNDIN MENDEREN TËRË DITËN NËPËR SKENA DUKE KËNDUAR NJË REFREN TË VETËM ME DËRRRR DËRRRR DËRRRRET E TYRE DHE FITOJNË MË TEPËR SEÇ MUND TË FITONTE VAÇE ZELA DUKE KËNDUAR GJITHË VITIN…!!!
      DO TË TË THEM TEKSTIN E KËNGËS….?
      JA NJËRI PREJ TYRE…
      O…SA E KAM BYTHËN E MIRË…!!!

  14. J says:

    Per komentin ASD! Mbas komentin tuaj nuk ke me cfare te thuash.Personalisht me vjen turp per ate qe ishim dhe per kete qe jemi (si komb ne teresi ) :pikerisht zgjatime te cmendurise se ….Nuk dua te prish diten time por“shoket. “ duhet te kuptojne se ishim vetem shifra ,numura asgje me shume…jo robote se ata kane nje tru te komanduar por numura ,numura pa tru….Flm per komentin tuaj ASD!

  15. Sociologu says:

    Te lypesh respekt per hir te se shkuares, megjithese jeton ne mes te jevgjerise se Brooklyn.
    Ndodh gjithe kohen ketej sidomos ne Hollywood..

  16. TT says:

    Ne Shqiperi jeton me mire se ne getot e zeza te amerikes qe po I mbulojne njerezit me buldoze dhe ketu na hiqen sikur jane nga Marsi pordhacet e ambasades se Amerika kurves.Shikoni Piron dhe shikoni dhe spiunin e sigurimit 30 vjet ne amerike dhe me kostum fuksi XL akoma del.Keta jane dikush nga Filmat e propagandes se kuqe dikur,dhe sot per nje kothere shiten dhe shtepite per nje hale zezakesh ne Bronx.

  17. marku says:

    “asd” ,meqe ka kafe sa te duash ne Shqiperi pse e denuat Nexhmien se pinte shume kafe ? Po ligjin per dekriminalizimin e parlamentit ( o zot,dekriminalizim parlamenti!!! ) pse e miratuat ? Meqe jam edhe vete emigrant ,ika se nuk duroja dot mbremjet gala te Odeta Nishanit,”Dance with me”te Nard Ndokes minister shendetesie,qe te kisha perfaqesues Ndoken,Frrokun e Gjuzin,prokuror Llallen e gjyqtare Nevrien,analist Fariun e kengetar “stresin”,lider shpirteror Elvisin e engjell mbrojtes Shullazin !Pyetjeve tuaja z.Kulla u ka dhene pergjigje me kohe,kur i kerkonin llogari atij qe i kishin vjedhur lopen!

  18. rroku says:

    Nuk ja vlen te shkruash gjate per komentusin BOGONICA se duket qarte eshte shpellar dhe komplet RRK……

  19. era! says:

    Ky Pirrua e hengri aq sa s’e meritonte se dijti ti serviloset atij sistemi nderkohe qe Spahivogli si kollos i vertete nuk sakrifikoi dinjitetin per rrehatine Dhe kjo shpjegohet se korcaret shok veten kane per qelepirxhinj e shpirtvogelsi.E sa per kete KULLEN E BARIT nuk ja vlen te flasesh por mjafton te njohesh ” kar-ieren magjike e dinjitoze te tij”
    Tani te dy keta ‘kollose””te artit tone jane kthyer ne HIJE TE MOCME PA PIKE VLERTE.

    1. Sinqeritet says:

      era,
      Je i,e vogel ,qe te krahasosh kulturen dhe vleren korcare,me lalucet e malarjes,O LACO !

  20. fteri says:

    Moderator ,Po botoje komentin e fterit se nuk i vret aktorët e regjizorët ,toka e huaj nuk u bëhet atdhe.Mendimet duhet të përçohen ashtu si jan ,jo ti seleksionojmë .Seleksionimi i komenteve ëshë krimi më i madh që i bëhet demokracis.

  21. E verteta says:

    Sa shpirtligesi ka ne disa komente!
    Perse?
    Clare kenaqesie ndjejne ?
    Sa artiste te famshem hollivudiane apo te tjere me fame boterore Jane “ zhdukur” momentalisht nga ekrani , e kam fjalen nuk Jane me active si dikur,jo vetem per arsye te moshes, qe eshte me se normale, por edhe per arsye te tjera?
    Prezenca e tyre eshte dhe do te mbetet perjetesisht ne veprat e madherishme qe ata krijuan dhe jua lane si trashegimi brezave te ardhshem.
    Krenohuni me keto njerez , mesohuni te thoni nje fjale te mire ode “qepeni ate“ te shkrete qe s’ma ze goja ta them , ne mos per respekt, te pakten per hir te ketij virusi. Se mos pesoni gje e ju mallkojne eshte me pas!

  22. TIRONA says:

    tt. ,
    1)Dhelpra , kur s’i arrinte rrushte theshte: Nuk bejne per mua,jane te tharte, le ti haje ndonje tjeter.
    2)Ti mbase ke llufitur ndonje luge corbe!,dhe normal rron mire.Sepse une, si shumica e shqiptareve akoma nuk i kam marre pronat e te pareve.
    3)Komedia shqiptare eshte: partia ne pushtet puneson fansat e tij ,dhe jo ate qe eshte me i zoti.KJO NDODH VETEM NE U.S.A.,KU SEJCILI GJEN ME TE MIREN E AFTESIVE TE TIJ
    4)Te thuash qe ne Shqiperi ,rrohet me mire se ne U.S.A. ,kete mund ta thote vetem nje i rrjedhur!
    5)Sa per ato getot ,qe ti permend:une jetoj mbi 20 vjet ne U.S.A.,DHE AKOMA NUK ME KA RENE RASTI TI VIZITOJ.TI MUND TE JESH RACIST,POR KETU SEJCILI SHIKON :PUNEN E TIJ,FAMILJEN E TIJ,MIQTE E TIJ,TE MIREN E TIJ.ESHTE E VERTETE QE :PER TE MOSHUARIT ,NUK PRETENDOHET PER SPECIALITETE TE LARTA,SIC PRETENDOJNE ME SUKSES SHUMICA E FEMIJVE TE TYRE(GJE,QE S’MUND TE PRETENDOHET NE SHQIPERI) POR PER NE TE MOSHUARIT ESHTE FARE LEHTE NJE VIZATUES ME AUTOCAD,OSE NJE MAINTENANCE MEKANIK,ELEKTRIK ETJ.(GJE QE SE GJEN NE SHQIPERI)
    6)Me nje Pasaporte Amerkane viziton gjithe boten,me ate shqiptare s’mund ta imagjinosh.
    7)Me pensionin amerikan jeton si zotni,krahasohe me ate shqiptar te parodisteve te Vlores!
    ETJ.,sepse nuk ja vlen te zgjatem!

  23. Pok says:

    O Pellumb,o i rralli shpendeve!
    Shume te lexojne e te shijojne dhe pak te kuptojne. e te kafshojne..
    Mendje mendje kjo dynja.
    Mendja mendjes nuk i njgja.
    Qofte i madhi Piro Mani,qofte kollosi nga Zemblaku jane asete kombetare dhe kurdohere duhen trajtuar me nderim e respekt.Duam a po s’duam te medhenjte bejne hije te madhe dhe mbulojne shume mendje e shpirtra te vegjel.
    Piro ,Pellumb Qofshi te nderuar kudo e kurdohere

  24. Zerva Napolon says:

    Sorra Sorrë nuk behet kurr Pellumb.
    Sorra e Kulles kerkon të duket dhe të tregoj se eshte Dikushi?
    Do te fshehi te kaluaren spiuni Asfalise.
    Po kujt I ha palla me per sorrat guak krrak-krrak?

  25. Shpiragu says:

    Dy gjigande te artit shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje